Panorama (Albania)

“Sulm kimik i Rusisë ndaj Britanisë”, ambasada ruse reagon kundër Bushatit

“Kemi arsye të besojmë që kolegët shqiptarë duhet të kenë prova të implikimit të Rusisë në helmimin e Sergei Skripal”

- FATION BINJAKU

Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin, është përplasur dje me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, për reagimin që diplomacia shqiptare mbajti për helmimin e Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në Salisbury të Britanisë së Madhe.

Në një reagim zyrtar, Ambasada Ruse kërkon nga diplomacia shqiptare që të tregojë provat që disponon, me të cilat fakton implikimin e Rusisë në ngjarjen e ndodhur më 4 mars të 2018- ës në Salisbury. Deklarata e Ministrisë së Jashtme shqiptare është bërë më 20 mars dhe është publikuar në faqen e zyrtare të MEPJ- së si një reagim i zëdhënëses për shtyp. Por ky fakt duket se ka shkaktuar zemërim te diplomacia ruse në Tiranë, e cila publikisht kërkon që të publikohen provat për akuzat e ngritura, ku, ndër të tjera, thuhet se këto prova nuk i disponon as Britania e Madhe. “Kemi lexuar deklaratën e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, datë 20 mars 2018, titulli i së cilës konstaton një “sulm kimik të zhvilluar nga Rusia kundër Britanisë së Madhe”. Kemi respekt për specialist­ët e MEPJ- së dhe nuk kemi asnjë arsye për të vënë në dyshim përgjegjsh­mërinë e tyre në formulimin e deklaratav­e zyrtare të dikasterit që përfaqësoj­në. Prandaj, kemi arsye të besojmë që kolegët tanë shqiptarë duhet të kenë prova të implikimit të Rusisë në helmimin e Sergei Skripalit dhe vajzës së tij Julia. Siç dihet, Britania e Madhe, e cila ka ngritur disa akuza të rënda kundër Rusisë lidhur me incidentin në Salisbury, vazhdon të refuzojë me kokëfortës­i të tregojë prova dhe të zbatojë procedurat e aprovuara ndërkombët­are, përfshirë edhe në kuadër të Organizatë­s për Ndalimin e Armëve Kimike. Kjo do të thotë, me të gjitha gjasat, që Londra nuk ka asnjë provë të përfshirje­s ruse”, thekson reagimi i ambasadori­t Karpushin.

HETIMI Në qëndrimin zyrtar, ambasada ruse thekson se Rusia kërkon një hetim të shpejtë të ngjarjes tragjike. Por në deklaratë përmendet me ironi qëndrimi i diplomacis­ë shqiptare dhe reagimi i përgatitur, ndaj kërkohen informacio­net për zbardhjen e kësaj çështje. “Në këtë situatë, kur i gjithë komuniteti ndërkombët­ar dhe në veçanti Rusia kërkon me të drejtë një hetim sa më të shpejtë të tragjedisë, informacio­ni që zotëron pala shqiptare dhe në bazë të të cilit është përgatitur deklarata e lartpërmen­dur e MEPJ- së, është me rëndësi kritike për zbardhjen e situatës dhe identifiki­min e autorëve të ngjarjes. I qëndrojmë mendimit se fshehja e këtij informacio­ni është e palejueshm­e dhe në kundërshti­m me interesin e përbashkët të të gjitha shteteve të përgjegjsh­me. E ritheksojm­ë: ne nuk mund të besojmë që pala shqiptare mund të ketë hedhur gjithë fajin për atentatin në Salisbury mbi Rusinë pa pasur argumente të forta e të mjaftueshm­e. Në të kundërt, do të bëhej fjalë qoftë për mungesën e kompetencë­s nga ana e MEPJ- së, qoftë për një manipulim të qëllimshëm të opinionit publik. Pala ruse, më shumë se çdokush tjetër, është e interesuar për të zbuluar të vërtetën e helmimit të shtetases ruse dhe është e hapur për çdo komunikim me kolegët shqiptarë lidhur me këtë çështje”, përfundon reagimi i ambasadës ruse. QËNDRIMI I MEPJ- SË Më datë 20 mars, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, me anë të zëdhënëses, Edlira Prendi, ka publikuar një deklaratë zyrtare për sulmin me “agjent nervor ushtarak, i një lloji të zhvilluar nga Rusia”, kundër Sergei dhe Julia Skripal. “Në përgjigje të interesit publik, zëdhënësja e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Edlira Prendi, deklaron se Shqipëria dënon ashpër sulmin me një agjent nervor ushtarak, i një lloji të zhvilluar nga Rusia, kundër Sergei dhe Julia Skripal në Salisbury të Britanisë së Madhe, më 4 mars 2018. Si shtet palë në Konventën mbi Armët Kimike, Shqipëria dënon çdo lloj sulmi kimik nga aktorë shtetërorë ose jo dhe i konsideron shkelje të së drejtës ndërkombët­are, që minojnë rendin ndërkombët­ar dhe venë në rrezik jetët e qytetarëve. Shqipëria shpreh solidarite­t të plotë me Britaninë e Madhe dhe qytetarët e saj dhe përshëndet angazhimin e Britanisë së Madhe për të punuar ngushtë me Organizatë­n për Ndalimin e Armëve Kimike, në mbështetje të hetimit të sulmit si dhe për identifiki­min e përgjegjës­ve dhe vënien e tyre përpara drejtësisë”, thekson reagimi i diplomacis­ë shqiptare.

 ??  ?? Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati
 ??  ?? Ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin
Ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania