Panorama (Albania)

Specializi­met te Mjekësia, rriten shanset për kandidatët

Mbyllen aplikimet, 330 studentë në garë për 247 kuota

-

Vitin e kaluar kishte më shumë kuota se kandidatë për specializa­ntë, ndërsa sivjet raporti është përmirësua­r lehtë. Gjasat që një student i diplomuar në Universite­tin e Mjekësisë të specializo­het, mbeten të mëdha. Një ditë më parë u mbyll faza e aplikimeve, nga ku rezultojnë 334 kandidatë në garë për 247 kuotat e shpallura, sipas specialite­teve të ndryshme ( sipas tabelës përbri). Pezullimi i kuotave për disa vite dhe “hemorragji­a” e mjekëve jashtë vendit ka bërë që Ministria e Shëndetësi­së të miratojë çdo vit gjithnjë e më tepër kuota. Vitin e ardhshëm pritet të diplomohen mbi 200 specialist­ë, të cilët do të mbulojnë mangësitë në spitale, veçanërish­t ato në rrethe.

Në faqen zyrtare të Fakultetit të Mjekësisë është publikuar lista emërore me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret për të marrë pjesë në konkursin me gojë dhe atë të informatiz­uar. Përzgjedhj­a e listave e studentëve të ndarë, sipas datave përkatëse të zhvillimit të intervistë­s me gojë dhe në vijim të testimit që do të zhvillohet në formë dixhitale, ashtu si vitin e kaluar, edhe sivjet do t’i lihet në dorë rastësisë, duke u përcaktuar me short. Për këtë proces do të ketë një monitorim nga Komisioni i Vlerësimit, i cili ngrihet posaçërish­t. Testimit të parë, atij me gojë, kandidatët do t’i nënshtrohe­n pas gati dy javësh, në datën 4 prill. Ndërsa për provimin dixhital nuk ka ende një datë të saktë. Peshën më të madhe për cak- timin e fituesve e përmban testi i informatiz­uar, ndërsa provimi me gojë do të ketë vetëm 5%, nga 10 që ka pasur vitet e kaluara. Mesatarja tashmë do të ketë peshë më të madhe, nga 20 në 25%. Në përfundim të testimit të të gjithë kandidatëv­e, Komisioni i Vlerësimit përgatit listën përmbledhë­se të tre treguesv, e duke renditur kandidatët sipas pikëve në rend zbritës. Sakaq, brenda dy ditëve, kandidatët do të mund të zgjedhin programin e specializi­mit afatgjatë, sipas kuotave të miratuara e pasqyruar në tabelën përbri shkrimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania