Panorama (Albania)

I grabiti makinën policit, në kërkim autori i fiksuar pas "Mercedes"- it

-

VLORE - Grabiti automjetin e policisë, duke u aksidentua­r, identifiko­het autori. Policia e Vlorës konfirmon se autori i grabitjes së makinës së punonjësit të Policisë, rezulton person me precedentë penal, për grabitje të tjera automjetes­h të kryera në qytetin e Vlorës. Bëhet fjalë për një 18- vjeçar me iniciale SH. B., por pa bërë të ditur identiteti­n e tij, për shkak se hetimet janë në vijim dhe po punohet për kapjen e tij. 18- vjeçari, përveç grabitjes dhe më pas kryerjes së aksidentit në lagjen "10 Korriku" të qytetit të Vlorës, rezulton se po atë natë ka grabitur dhe një tjetër automjet. Mbrëmjen e 21 marsit, i riu rezulton autor i grabitjes së një makine tip "Benz Mercedes" në lagjen "28 Nëntori". Por përveç tyre, adoleshent­i, sipas Policisë, është autor i grabitjes së dy automjetev­e të tjera, përkatësis­ht më 19 mars dhe 10 mars. Duket se 18- vjeçari ishte një grabitës ekspert dhe nëse nuk do të kishte ndodhur përplasja gjatë grabitjes së makinës së fundit të punonjësit të Policisë, vështirë se do të ishte zbuluar. Policia krahas punës për kapjen e tij, po punon dhe për identifiki­min e bashkëpunë­torëve të 18- vjeçarit. Grabitësi, sipas Policisë, është identifiku­ar pasi grupi hetimor arriti mes gjurmëve të gjakut të gjetura, kryesisht në automjet. Por ndërkohë, burime nga Policia kanë saktësuar se është duke u hetuar rreth faktit se ku ka marrë ndihmë mjekësore shtetasi 18- vjeçar, teksa në Spitalin e Vlorës, nuk ka pasur asnjë person tjetër me këtë emër që të jetë mjekuar. Gjithsesi, Policia nuk përjashton faktin se ai të ketë marrë ndihmë dhe të jetë mjekuar pas aksidentit nga ndonjë mjek privat ose edhe në spital, me emër të rremë. Por të gjitha këto mbeten pjesë e hetimit të Policisë së Vlorës. Automjeti tip "Benz Mercedes", me ngjyrë të bardhë me targë VL 9681 B, u gjet në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, i aksidentua­r dhe braktisur në lagjen "10 Korriku". Makina ishte përplasur me një shtyllë elektrike, ndërsa në brendësi të tij u vërejtën disa njolla gjaku. Nga verifikime­t, rezultoi se makina i përkiste Ëngjëllush Aliajt, punonjës policie në burgun e Fierit. 18- vjeçari rezulton se është përplasur në tentativë për t'u larguar me shpejtësi dhe nga përplasja e fortë mbeti i lënduar.

 ??  ?? Makina e grabitur e policit
Makina e grabitur e policit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania