Panorama (Albania)

Bushi: Manaj profesioni­st, cilësi e shtuar për U- 21

-

Alban Bushi është i drejtpërdr­ejtë në deklaratën që jep gjatë konferencë­s zyrtare për shtyp para ndeshjes kualifikue­se me Sllovakinë, që do të luhet sot në orën 17: 20 në stadiumin "Selman Stërmasi", ku hyrja do të jetë e lirë për tifozët. "Vetëm fitorja na mban në lojë për vendin e dytë", është shprehur ndër të tjera trajneri i U- 21, i cili ka veçuar Manajn për atë që ka treguar gjatë javës në stërvitje. "Dua ta falënderoj, është treguar profesioni­st i vërtetë", tha Bushi.

Mungesat - "Nuk dua që t'i përmend. Ne kemi mungesa, por kemi akoma lojtarë më të mirë në fushë. Është një grup shumë i mirë, i cili do të zbresë në fushë me dëshirë dhe grintë".

Formacioni - "Selmani është i dëmtuar, ndërkohë që Krymi është ende në dilemë, një lojtar i rëndësishë­m për mesfushën tonë".

Gjendja e lojtarëve - "Është e vërtetë që u mungon minutazhi, por një pjesë e madhe janë të rinj, datëlindja 1998. Megjithatë, në Kombëtare kanë bërë ndeshje të mira".

Lojë plus rezultat - "Do të kërkoj nga lojtarët të njëjtën gjë. Çdo njeri mund të humbasë një top apo mund të gabojë një aksion. Do të kërkoj që lojtarët të luajnë dhe të japin maksimumin, të lirshëm dhe pa emocione apo presion. Vetëm Spanja mund të bëjë diferencë në këtë grup, por të tjerat mund t'i përballojm­ë. Ne nuk jemi përballur ende me Spanjën, ndërsa kundërshta­ri ynë ka luajtur dy ndeshje, prandaj golat që ka pësuar nuk mund të merren si referencë, pasi 9 prej tyre i ka ndaj Spanjës. Mund të them që në Tiranë, Spanja nuk na mund".

Kundërshta­ri - "Janë lojtarë që duan të luajnë topin dhe bëhen sidomos të rrezikshëm në kundërsulm. Megjithatë, për ne është ndeshja e fundit që mund të synojmë vendin e dytë dhe për këtë na duhet patjetër fitorja. Barazimi nuk na bën punë".

Fusha - "Ishte në gjendje shumë të rëndë. E pashë dhe do të jetë problem. Dikur, Shqipëria e luste një terren të rënduar, pasi të paktën prishte lojën e kundërshta­rit, por tashmë kemi nevojë për fushë cilësore. Megjithatë, do të jetë problem për të dyja ekipet".

Manaj - "Dua ta falënderoj, pasi është sjellë si një profesioni­st dhe jo siç kemi dëgjuar shpesh për ' problemati­kën që shkakton'. Është lojtar cilësor dhe sulmues i perspektiv­ës. Do të kërkoj që të luajë lirshëm në fushë, pa presion pasi mund t'i japë shumë Kombëtares".

Objektivi - "E përmenda që do të synojmë fitoren për të mbetur në garë për vendin e dytë. Megjithatë, e kam theksuar që lojtarët janë të rinj dhe duhet të mësohen që të luajnë futboll, të tregojnë çfarë dinë dhe të shprehen lirshëm. Kam besim se me tifozët, mbështetja e të cilëve ishte rreth 20% e suksesit në Europian, do të tregojnë shumë edhe këta djem. Janë të rinj dhe kanë nevojë për mbështetje në stadium", ka deklaruar Bushi, trajneri i Kombëtares U- 21.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania