Panorama (Albania)

Helmimi i ish- agjentit në Britani, ambasada ruse kundër Tiranës: Nxirrni provat për ne

Kishte dorëzuar emrat e 300 agjentëve rusë për shërbimet britanike

-

MINISTRI BUSHATI DHE AMBASADORI RUS NE TIRANE, KARPUSHIN ( MAJTAS) SERGEI E YULIA SKRIPAL, TE HELMUAR ME GAZ NERVIN

Historia e ish- agjentit rus, i cili u helmua në mënyrë të mistershme në Salisbury, Angli, bashkë me të bijën, ka lëkundur themelet e marrëdhëni­eve politike mes Britanisë dhe Rusisë.

Por përtej politikës, ish- spiuni, i cili bënte një jetë shumë të qetë në Britani, ka pasur një të kaluar shumë intensive dhe interesant­e, duke u krahasuar me “thesaret” e spiunazhit. Sergei Skripal, një ish- oficer i inteligjen­cës ushtarake ruse, ka punuar si agjent i dyfishtë për shërbimet e inteligjen­cës së Mbretërisë së Bashkuar gjatë viteve ’ 90 dhe fillimit të viteve 2000. Në dhjetor 2004, ai ishte arrestuar nga FSB dhe më pas ka dalë në gjykim, i dënuar për tradhti të lartë me 13 vite burg. Ai shkoi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2010, pas një programi për shkëmbimin e spiunëve. Disa raporte sugjerojnë se ishoficeri i shërbimit të inteligjen­cës ushtarake të Rusisë, GRU, ndau me agjentët e MI6, identitete­t e më shumë se 300 agjentëve rusë gjatë kohës së tij si agjent i dyfishtë. Në gjykimin e tij, Shërbimi Federal i Sigurimit ( FSB, pasardhëse e KGB) e krahasoi Skripal me Oleg Penkovski, i cili u ekzekutua në vitin 1963, pasi hyri në histori si një nga pasuritë më të vlefshme të inteligjen­cës perëndimor­e. Pas lirimit të tij në vitin 2010, në shkëmbimin më të madh të spiunazhit që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Skripal ishte shumë i vetëdijshë­m për mënyrën se si kolegët e tij e shihnin atë. Skripal u fal nga Presidenti i atëhershëm rus, Dmitry Medvedev. Ai dhe tre individë të tjerë u shkëmbyen me 10 spiunë rusë të arrestuar nga FBI.

REKRUTIMI Sergei Skripal u pozicionua si agjent në ambasadën e Maltës. Në 1994, shkoi në zyrën e atasheut ushtarak në Madrid, Spanjë, ku një vit më vonë, sipas FSB, u rekrutua nga agjenti britanik Pablo Miller. Në 1996, për shkak të sëmundjes së diabetit u dërgua në Moskë, ku punoi në departamen­tin e GRU, inteligjen­cës ushtarake ruse, ku në një periudhe punoi edhe si drejtor i përkohshëm. U tërhoq në vitin 1999. I vazhdoi udhëtimet në Spanjë, ku kishte një shtëpi afër Malagas në dispozicio­n, të siguruara nga rekrutuesi­t e tij. Në dhjetor 2004, u arrestua jashtë shtëpisë së tij, sapo ishte kthyer nga Britania.

HELMIMI Më 4 mars 2018, ai dhe e bija, Yulia, e cila kishte ardhur nga Moska një ditë më parë për ta vizituar, u helmuan me atë që qeveria britanike e deklaroi si agjentin nervor “Novichok”. Ende sot ata mbeten në kushte kritike në një spital të Salisbury- t. Policia kishte marrë një telefonatë nga një qytetar se dy njerëz po silleshin çuditshëm. Policia gjeti Skripal 66 vjeë, dhe të bijën Yulia 33 vjeçe, pa vetëdije në një stol jashtë një qendre tregtare në Salisbury. Ata nuk kishin plagë të dukshme dhe u dërguan në spital. Hetimin e mori antiterror­izmi dhe Kryeminist­rja Theresa May tha më vonë se janë helmuar me një agjent nervor, për të cilin kishte shumë mundësi të ishte Rusia përgjegjës­e. Se si ka hyrë ky agjent nervor në Britani, mbetet fokusi i hetimit.

 ??  ??
 ??  ?? Sergei Skripal, ish- oficer i inteligjen­cës ushtarake ruse me vajzën Yulia Skripal
Sergei Skripal, ish- oficer i inteligjen­cës ushtarake ruse me vajzën Yulia Skripal
 ??  ?? VENDI KU HELMUA SPIUNI RUS, SERGEI SKRIPAL
VENDI KU HELMUA SPIUNI RUS, SERGEI SKRIPAL
 ??  ?? Skripal, gjatë kohës kur ishte ushtarak
Skripal, gjatë kohës kur ishte ushtarak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania