Panorama (Albania)

RIHAPEN APLIKIMET

Skema e re, si do jepen kreditë e buta për shtëpi

- BESARTA BASHA

Zbardhet vendimi i Këshillit Bashkiak, që rihap aplikimet për të përfituar shtëpi me kredi të butë në Tiranë. Kriteret e formulari që duhet plotësuar

Hapet drita jeshile për të gjitha familjet e pastreha të Tiranës, të cilat nuk kanë mundësi të blejnë një apartament në kushtet e tregut të lirë.

Këshilli bashkiak i Tiranës do të miratojë të enjten e javës që vjen në Këshillin bashkiak udhëzuesin operaciona­l për ndarjen e kredive të buta. Nisur nga problemati­kat e hasura vitin e kaluar, Komisioni i Shërbimit Social ka vendosur të ndryshojë skemën e ndarjes së kredive dhe kufijtë minimalë e maksimalë të të ardhurave, që duhet të plotësojnë aplikuesit. Në të parin vit të zbatimit të programit nga ana e bashkisë, u vunë re tri problemati­ka. Së pari, mosha e përfituesv­e. Disa prej tyre rezultuan në moshë të madhe, duke penguar klasifikim­in për kredi, pasi cenojnë kushtin kur klienti duhet të jetë 65 vjeç në këstin e fundit. Së dyti, afati i subvencion­imit prej 15 vitesh rezultoi të jetë penalizues, pasi kësti ishte shumë i lartë për disa familje me të ardhura të ulëta. Së treti, disa prej familjeve kanë pasur të ardhura të përkohshme, të cilat vinin nga punësimi, pensioni i pleqërisë apo ai i invalidite­tit. Nisur nga arsyet e mësipërme, bashkia ka vendosur të rishikojë formulën që hartoi vjet, për të bërë thirrjen e dytë për aplikim për shpalljen e 477 përfituesv­e të raundit të dytë. Sakaq, skema e re vlen edhe për ata që aplikojnë për herë të parë.

KRITERET E PËRZGJEDHJ­ES Përveç të ardhurave minimale e maksimale që duhet të plotësojnë aplikantët, janë pesë tregues që do të shërbejnë për komisionin si kritere apriori për të bërë përzgjedhj­en finale. Kështu, përfitues potencialë në programin “Subvencion­imi i interesave të kredisë për familjet e reja” do të jenë famil- jet që kanë në përbërje një çift të ri, mosha e përbashkët e të cilëve nuk i kalon të shtatëdhje­tat; ato familje të reja që kanë në ngarkim persona me aftësi të kufizuar apo persona në pension; familjet që kanë të ardhura sipas limitit të përcaktuar në këtë program; ato që nuk janë dhe nuk kanë qenë përfitues të programeve të tilla të ngjashme më parë dhe sigurisht nuk kanë në pronësi një banesë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e projektven­dimit për subvecioni­min e interesave të kredisë
Faksimile e projektven­dimit për subvecioni­min e interesave të kredisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania