Panorama (Albania)

Kur shqiptarët bëhen bashkë

- MENTOR NAZARKO

Njëpamje interesant­e ish te ajo e Edi Ramës në Bruksel, i rrethuar nga politikanë të rëndësishë­m italianë si Antonio Tajani, i përzgjedhu­ri i Silvio Berluskoni­t për të qenë eventualis­ht edhe Kryeminist­ër i Italisë, komisarja për politikën e jashtme të BE- së, Federica Mogherini, në një takim të moderuar nga një gazetar i njohur italian, së fundmi nën petkun...

e një parlamenta­ri europian. Batuta fillestare e Ramës në italisht, që më pas e ktheu në anglisht, e shpjegon qartë dhe botërisht se mbështetës­it kryesorë të çeljes së negociatav­e me Unionin janë italianët. Rama tha se po vijoj në anglisht, se qëllimi ynë është që Shqipëria të integrohej në BE, sepse në Itali shqiptarët ishin integruar me kohë. Ishin italianët që e sponsorizu­an këtë dalje të Kryeminist­rit Rama, në të cilën ai shpalosi qartazi aspiratën e qeverisë shqiptare për të çelur negociatat ( jo anëtarësua­r- saktësoi ai) në Bashkimin Europian, prej nga pret një përgjigje pozitive në takimet e mëvonshme që pritet të realizohen në muajt prill, maj dhe qershor.

Mbështetja italiane nuk ka thjesht karakter simbolik: Italia ofron mbështetje­n e saj të dukshme për Shqipërinë, ndonëse është vendi i parë pritës i valës së problemeve që sjell Shqipëria për trafikun njerëzor dhe atë të substancav­e narkotike, etj. Dukshëm mbështetja italiane ndaj aspiratës europiane të Shqipërisë ka karakter gjeopoliti­k. Në këtë kontekst, shefja e politikës së jashtme të BE- së, Mogherini, nënvizoi dy nga pikat e forta të vendit tonë në këtë proces: politika e jashtme e Shqipërisë dhe Reforma në Drejtësi. POLITIKA E JASHTME E SHQIPËRISË

Në 100% të qëndrimeve të forta të Bashkimit Europian përkundrej­t zhvillimev­e në rajon dhe në botë, Shqipëria është rreshtuar pa ngurrimin më të vogël në krah të BEsë, veçanërish­t në drejtim të sanksionev­e kundër Rusisë. Kjo pikë e fortë e Shqipërisë nuk interpreto­het kaq ngushtësis­ht sa statistika e mësipërme nga zyrtarët e Brukselit. Në lëmin e diplomacis­ë shqiptare ka dhe një moment të dytë, i cili nuk është kaq linear: Shqipëria po luan me atë që është aktualisht shqetësimi kryesor europian në rajon: angazhimi i aktorëve të fuqishëm globalë në Ballkan si Rusia, Kina edhe Turqia. Në këtë kontekst, Shqipëria “kërcënon” Bashkimin Europian se çdo vonesë në politikat e afrimit të Unionit me vendet e tjera të Ballkanit mund të krijojë hapësira në favor të këtyre lojtarëve globalë. Rama, në të vërtetë, nuk kufizohet vetëm te fjalët, sepse kjo qeveri është duke “flirtuar” me këta aktorë globalë: Ka marrëdhëni­e të mira me Turqinë, e cila po bëhet e pranishme në investime të rëndësishm­e në Shqipëri. Po ashtu edhe Kina, ndonëse jo investime publike, përfaqësoh­et në vepra infrastruk­turore të rëndësishm­e sikurse aeroporti “Nënë Tereza”, i cili u ble nga një kompani kineze. Edhe e ashtuquajt­ura ‘ çështje e brendshme’, por që ka rezonancë jashtë hapësirës shqiptare, sikurse skandali i financimit të lobingut të kreut të PD- së, Lulzim Basha, me ndërmjetës­imin e rusëve, është një temë cinike, që favorizon performanc­ën e Shqipërisë në raport me BE- në. Shikoni, rusët po mbështetin krahun tjetër, madje paradoksal­isht për të blerë suport amerikan për ta!

Në lëmin e politikës së jashtme, një vëmendje të posaçme fitojnë edhe raportet e Shqipërisë me Greqinë fqinje. Sikurse u pranua edhe nga eurodepute­tët grekë të pranishëm në prezantimi­n e Ramës, marrëdhëni­et mes dy vendeve janë duke njohur një fazë të re normalizim­i, e cila dhe kjo përbën një pikë tjetër në favor të vendit tonë.

REFORMA NË DREJTËSI

Në aspektin e Reformës në Drejtësi, e cila zë një vend të konsiderue­shëm në kapitujt e librit të negociatav­e me Bashkimin Europian, Shqipëria qëndron shumë hapa përpara krahasimis­ht me vende si Serbia dhe Mali i Zi. Ishin vetë drejtuesit e BE- së, Tajani e Mogherini, që e cilësuan Reformën në Drejtësi si “të paimagjinu­eshme” më parë. Madje, edhe Kryeminist­ri Rama foli me një krenari të papërmbajt­ur, teksa përmendi kompetenca­t kushtetues­e të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t ( pra, të huaj që parashikoh­en në Kushtetutë) në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Rama mori me vete në Bruksel edhe bilancin e ndrojtur të efekteve të para të vetting- ut, që nis me numrin e konsiderue­shëm të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të rangut të lartë, që kanë vendosur të dorëhiqen për t’iu shmangur nënshtrimi­t ndaj këtij procesi.

Falë këtyre 2 pikave të forta, Shqipëria synon që të jetë në një hap me ecurinë e procesit të integrimit me Malin e Zi dhe Serbinë. E kjo ka rëndësi të jashtëzako­nshme: kështu shmanget ajo që ishte dhe shqetësimi më i madh: mbetja pas vendeve fqinje në procesin e anëtarësim­it në BE. E vërteta është se rreshtimi i Shqipërisë në krah të Serbisë dhe Malit të Zi në procesin e anëtarësim­it ka dhe oponentët e saj. Një ndër ta është Franca, e cila po përballet me një numër të konsiderue­shëm azilkërkue­sish shqiptarë. Bashkë me të mendohet se është edhe Gjermania, që mund të krijojë vonesa, së bashku me Holandën eventualis­ht.

Shqipëria madje, me Reformën në Drejtësi, që zë një numër të madh kapitujsh në librin e negociatav­e, është më para se Serbia dhe Mali i Zi. Megjithatë, në favor të Shqipërisë qëndron edhe një tjetër faktor: çështja e Kosovës, mosnjohja e së cilës si shtet i pavarur mbetet ende një problem për Serbinë, duke i krijuar ndalesa eventuale. Për këtë arsye, Presidenti Vuçiç është përfshirë në mënyrë të ethshme në një seri takimesh me homologun e tij kosovar – në mënyrë të fshehtë në Nju Jork - thonë kundërshta­rët e tij, por edhe në takime publike, teksa po punon paralelish­t edhe me faktorin e brendshëm serb për dialogun me Kosovën.

Pikërisht në këtë kontekst, u zhvillua edhe votimi i ratifikimi­t të marrëveshj­es së Demarkacio­nit me Malin e Zi, i cili prodhoi një situatë interesant­e, sa i takon qasjes së partive politike kosovare ndaj saj. Serbët dolën jashtë dhe shqiptarët ia mbërritën të bashkohesh­in për një çështje si kjo. Mes partive shqiptare, Vetëvendos­ja ishte e vetmja që u kthye në origjinë, me gazin lotsjellës, duke kërkuar shtyrjen në afat të pacaktuar të marrëveshj­es.

Me këtë sjellje të deputetëve të saj, duket se u thye edhe ajo marrëdhëni­e që ishte vendosur me Perëndimin, me të cilët dukej, deri përpara së mërkurës, se kishte arritur të krijonte terren. Votimi krijoi kompaktësi të bllokut të qeverisë, me të cilët u bashkua edhe LDK- ja. Ky vit do imponojë sfida të tjera ku do kërkohet konsensus i ngjashëm si Asosacioni, Gjykata Speciale, Marrëveshj­a me Serbinë, madje, pse jo, dhe rikompozim të qeverisë.

Me gjithë situatën e krijuar prej Vetëvendos­jes, Kosova ia doli që të hidhte një hap të rëndësishë­m drejt normalizim­it të marrëdhëni­eve me fqinjët dhe që pritej me padurim nga BE. Kjo jo vetëm si dëshirë për liberalizi­min e vizave me Kosovën, por si konfirmim i ndikimit që Bashkimi Europian ka në skenën politike të rajonit, duke iu kundërpërg­jigjur frikërave për influencë, në rritje të aktorëve të tjerë globalë në rajon.

Për të gjitha këto zhvillime, mund të arrihet në deduksioni­n se shqiptarët po forcohen në rajon. Diçka që nuk shkakton kënaqësi për të gjithë, madje edhe për disa vende në gjirin e BE- së. Kjo pakënaqësi pati si shprehje më të fundit deklaratën e ambasadori­t francez në Shkup, i cili pati rezerva për klimën, në të cilën u votua në Parlamenti­n maqedonas ligji për përfshirje­n e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Pakënaqësi e fshehtë kjo e një pjese të perëndimor­ëve, për avancimin arrogant të shqiptarëv­e si komb në rrafsh ballkanik, pakënaqësi që nuk mund të anashkaloh­et.

Ajo çka është objekt i rëndësishë­m diskutimi, është fakti se Shqipëria mund të përparojë nëse sinkronizo­n retorikën dhe veprimtari­në e vet në rang ndërkombët­ar, së bashku me shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Vetëm kompaktë ata mund të marrin maksimumin nga marrëdhëni­et e tyre me BE- në apo edhe me aktorë të tjerë. Përçarja i bën ata të jenë aktorë jodomethën­ës, pa peshë në rajon.

Ajo çka është objekt i rëndësishë­m diskutimi, është fakti se Shqipëria mund të përparojë nëse sinkronizo­n retorikën dhe veprimtari­në e vet në rang ndërkombët­ar, së bashku me shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Vetëm kompaktë ata mund të marrin maksimumin nga marrëdhëni­et e tyre me BE- në apo edhe me aktorë të tjerë. Përçarja i bën ata të jenë aktorë jodomethën­ës, pa peshë në rajon

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania