Panorama (Albania)

Gjyqtari Lulo shkarkohet me Veting, bllokohet Kushtetues­ja

Vendimi i KPK: Lulo nuk justifikon dot pasurinë e tij

- ERALD DELIU

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi ditën e djeshme që të shkarkojë anëtarin e Gjykatës Kushtetues­e, Fatos Lulon, pasi sipas këtij komisioni, nuk justifikon pasurinë e tij të deklaruar në ILDKPKI.

Në këtë mënyrë, Lulo bëhet gjyqtari i parë që shkarkohet me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it. Megjithatë, beteja e tij ligjore nuk mbaron këtu, pasi gjyqtari, përmes avokatit të tij, Ardian Visha, do ta apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Fatos Lulo ka deklaruar në ILDKPKI se ka një pasuri prej 92 milionë lekësh, 75 milionë prej të cilave deklaron se i ka fituar përpara se të emërohej gjyqtar. Avokati i tij, Ardian Visha, foli ditën e djeshme pas leximit të vendimit të KPK- së dhe tha se ai do të apelohej. Visha shtoi se KPK- ja përdori një standard shumë të ulët në rastin e Lulos, poshtë të cilit nuk mund të kalojë asnjë gjyqtar tjetër. “Për standardin që përdori Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, është një stekë shumë e ulët poshtë së cilës zor se mund ta kalojë njeri procesin e Vetingut,” tha avokati Visha. Vetë gjyqtari nuk ishte prezent as në seancën dëgjimore, që u mbajt ditën e mërkurë dhe as në shpalljen e vendimit ditën e premte. Vendimi i shkarkimit të Lulos do të shpallet nga Komisioni i Vetingut brenda 30 ditësh, ndërsa Lulo ka afat 15 ditë për t’u ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pas datës së njoftimit të vendimit.

PASURIA Burime nga “Panorama” thonë se arsyeja e shkarkimit të gjyqtarit Lulo ka qenë shuma prej 480 mijë dollarësh, që ai ka deklaruar se ia ka marrë hua së motrës për një projekt biznesi në Kanada, por që sipas tij, nuk u konkretizu­a kurrë. Këtë shumë Lulo ka deklaruar se e ka kthyer mbrapsht. Gjithashtu, sipas KPK- së, të dyshimta janë edhe disa dhurata të deklaruara nga Lulo, se i ka marrë nga e motra, Drita Lulo.

Gjyqtari Lulo akuzohet nga KPK- ja për deklarim të rremë të pasurisë në ILDKPKI dhe në seancën e së mërkurës ai dha të gjitha sqarimet për akuzat. Konkretish­t, sipas KPK- së, në formularët e deklarimit të pasurisë së Lulos ka disa asete, të cilat sipas KPK- së, gjyqtari nuk është në gjendje që të shpjegojë burimet financiare të tyre. Ato përfshijnë pasuri të paluajtshm­e, si një aparta- ment në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, një apartament te rruga e “Durrësit”, si edhe një zyrë në rrugën “Ismail Qemali”. Gjithashtu, sipas relatores së çështjes, Etleda Çiftja, KPK- ja vlerëson si deklarim të rremë një hua 480 mijë dollarësh, që gjyqtari Lulo ia ka marrë së motrës dhe ia ka shlyer më pas. Avokati i Lulos, Ardian Visha, i ka hedhur poshtë akuzat. Sipas tij, akti i vlerësimit të pasurisë së Lulos nga ILDKPKI është i mangët dhe përmbledh një periudhë prej 14 vjetësh, gjatë së cilës ky institucio­n nuk ka ngritur ndonjëherë akuza për deklarimet e gjyqtarit. Gjithashtu, sipas Vishës, Tatimet nuk kanë pasur dokumentac­ione për një periudhë nga viti 1994 deri në vitin 1999, kur Fatos Lulo ka ushtruar profesioni­n e avokatit në Tiranë. Sa u përket dhuratave nga e motra, Drita Lulo, avokati pretendon se ajo ka të ardhura të mjaftueshm­e për t’i justifikua­r ato. Por dokumentet e pasurisë së motrës së Lulos nuk e kanë bindur aspak treshen gjykuese për pasuritë e gjyqtarit.

 ??  ??
 ??  ?? KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIM­IT
KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIM­IT
 ??  ?? Anëtari i Gjykatës Kushtetues­e, Fatos Lulo
Anëtari i Gjykatës Kushtetues­e, Fatos Lulo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania