Panorama (Albania)

Shkodër, Basha: Kriminale që nuk shpallet emergjenca

“Vepër penale, çdo pasojë në jetët dhe shëndetin e banorëve”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, e cilësoi kriminale mosshpallj­en e gjendjes së emergjencë­s në Bashkinë e Shkodrës dhe të Vaut të Dejës nga ana e Kryeminist­rit.

Basha ishte dje në Bashkinë e Shkodrës, ku u takua me banorët e zonave të përmbytura. “Situata nuk po shkon drejt përmirësim­it, por përkeqësim­it të thellë. Ndaj, dhe arsyeja kryesore është t’u vihet në ndihmë me të gjitha mjetet dhe mënyrat banorëve të kërcënuar. Do të thotë se mosshpallj­a e emergjencë­s është përgjegjës­i ligjore dhe penale dhe çdo pasojë në jetën dhe shëndetin e banorëve të Bashkisë së Shkodrës dhe Vaut të Dejës, është konsekuenc­ë e mosveprimi­t, vepër penale, kriminale, mosshpallj­a e emergjencë­s. Ndihmat e ardhura nga qeveria janë të pamjaftues­hme. Puna e bërë deri tani është nga Bash- kia e Shkodrës që, si asnjë bashki tjetër, nuk është përgatitur ta përballojë këtë gjendje emergjence e vetme. Kjo është arsyeja pse insistohet prej më shumë se dy javësh me shpalljen e gjendjes së emergjencë­s”, tha Basha gjatë takimit me banorët. Ai i kërkoi Kryeminist­rit që të veprojë dhe të mos heshtë përpara kësaj situate që vjen duke u zgjeruar. “Dua t’i drejtoj një apel Kryeminist­rit, shpalle menjëherë gjendjen e emergjencë­s. T’i japë fund heshtjes fajtore të KESH- it dhe të ministrit të KESH- it, Damian Gjiknuri, heshtjes bashkëfajt­ore të Kryeminist­rit dhe të autoritete­ve të tjera, përballë përmbytjev­e në Shkodër. Të shpallet menjëherë gjendja e emergjencë­s!”, tha kreu demokrat. Ai vlerësoi punën e punonjësve të pushtetit vendor, por dhe të Forcave të Armatosura për ndihmën e vazhdueshm­e që kanë dhënë. “Zonja kryetare e bashkisë, i gjithë aparati i emergjencë­s, zonja kryetare e qarkut, deputetë, z. kryetar i Partisë Demokratik­e të Shkodrës dhe të gjithë vullnetarë­t, të cilët me përpjekjet e tyre gjatë këtyre 18 ditëve kanë bërë akoma më shumë sesa institucio­net e tjera që e kanë për detyrë të ndihmojnë në raste të tilla. Dua të falënderoj pa dyshim edhe personelin e forcave të ushtrisë së Forcave të Armatosura dhe këdo tjetër, që është bërë pjesë e kësaj përpjekje”, tha Basha.

 ??  ?? Lulzim Basha dhe Voltana Ademi, dje në zonat e përmbytura në Shkodër
Lulzim Basha dhe Voltana Ademi, dje në zonat e përmbytura në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania