Panorama (Albania)

Nuk po shkarkohen, po shpronësoh­en

- ARBEN BLLACI

Salla,gjithë dekori sh këlqen hidhur. Fytyrat e gjyqtarëve të Komisionit të Rivlerësim­it Profesiona­l stoike, solemne, indiferent­e si të derdhura në çelik. Heshtje, përqendrim, ankth si për shpallje mandate. Dhe mandata shpallet shkurt... - Subjekti i rivlerësim­it Fatos Lulo, shkarkohet nga detyra e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetues­e! ( Vini re, Ku.. shte.. tuese!). Dhe nuk mund të gjesh, sikur...

edhe këmbës t’i biesh, një mospërputh­je kaq absolute të kuptimit të një fjale, me ushtrimin e saj të vërtetë. Detyrë?! Po ç’detyrë zeza! Realisht zotëria nuk u shkarkua nga asnjë detyrë. Ai, ata para tij dhe ata e ato pas tij do të shpro... në... sohen. Sepse e keqja ka shkuar aq thellë, metastazat janë aq të ndiliksura, pasojat aq të tmerrshme, sa arsye dhe vend ku të gatuhen mund të kenë vetëm sarajet bizantine - prona të trashëgues­hme, siç janë kthyer jo pak zyra të pushteteve kyç të këtij shteti. Kurrsesi - detyrë - në asnjë trajtë të ushtrimit të saj, qoftë edhe jo aq ndershmëri­sht.

Para dhjetë vitesh ndoshta, atëherë kur nga zyra e KLD- së, në cilësinë e nënkryetar­it, z. Kreshnik Spahiu shpalli aksionin e madh për drejtësi ( që nuk mundi a nuk deshi, as ta niste) duke qenë mosbesuese si shumica e shtetasve të këtij shteti, iu referova EULEKS- it që Bashkimi Europian instaloi në Kosovë si mundësi e vetme e një embrioni të shëndetshë­m drejtësie të drejtë. Kuturisa atëherë që larg e larg e me mjaft marifet, ( se mos predikoja cenim të sovranitet­it që kemi aq për zemër sa herë e shohim by... ngushte) të pandehja një mundësi të tillë edhe për drejtësinë në Shqipëri. Shenjat që këtu askush nuk e kishte mendjen te drejtësia për së mbari, po vetëm te kjo që kishin hallakatur me vetëdije, qenë të qarta. Vulën ua vuri degdisja e tre brezave të atëhershëm magjistrat­ësh nëpër gjykatat më të skajshme e më të parëndësis­hme të Shqipërisë, duke u vënë lehtësisht shkelmin thasëve me para, që SHBA- ja dhe Bashkimi Europian kishin hedhur për kultivimin e një brezi të ri ushtruesis­h të drejtësisë.

Po lavdi zotit, të zotëve iu dhimbsën lekët e popujve të tyre dhe mrekullia ndodhi. Si nga qielli bekim e rrufe bashkë, zbriti Vetingu. Komisioni i Pavarur e Kualifikim- it sot shpalli mandatën e Fatos Lulos.

Mandata të tilla do të jenë të shpeshta me ç’duket, por ndryshe nga të zakonshmet, të pikëllimta­t, këto që priten parashikoh­en të jenë festive.

“Fatos Lulo e mori bazmatanë!”. Në dëlir shqiptarët, miq e armiq, krushq e krushka! Zilia e tyre dhe davaja: “ngopja, o zot jarebi, se boll na shiti të trasha tundu e shkundu” zuri, se “hoxha” rastisi i zoti e nuk iu tha: “Unë nuskën për minjtë ua bëra, po se mbani edhe një maç në shtëpi, nuk bëni keq”. “Hoxha” i përtej Atlantikut hoqi “çallmën” dhe iu përvesh punës. Asaj pune, nga e cila mund “ta hanë” edhe fatosë dhe fatose të tjera, po mos pandehni se shpëtu- am. Jo! Sepse ata nuk u kapën me maska duke grabitur, as duke u marrë me kokainë, as duke vjedhur banka. JO! Ata i furrosën bankat tona dhe bankat e huaja me lekët që iu dhamë ne. I korruptuam ne, unë, ti, ai tjetri... Sepse ne jemi një shoqëri otomane e thellë, e topitur, me shpirt të vrarë proteste, e kalçifikua­r si mumie edhe për një shekull tjetër, që pa bakshish e “kafe”, nuk marrim dot frymë. Një shoqëri në hall ku në mungesë të shtetit, ose pranisë së tij monstruoze, zgjidhje jemi mësuar tradiciona­lisht të kemi “paranë e bardhë për ditë të zezë”. Ndoshta pa dashjen tonë jemi shndërruar gradualish­t në një organizëm infektues, korruptues që nuk do pushojë së nxjerri fatosë e fatose të tjera, gjithnjë e vazhdimish­t. Jemi një popull që i duhemi nënshtruar Vetingut të gjithë, me kuç e me maç.

Sepse:

“Skllevër bij skllevëris­h, s’e meritoni, Se liri s’doni!”.

Janë vargje radiskopik­ë të Fan Nolit të madh, pavarësish­t se ambasadori i bekuar Donald Lu, në Ditën Ndërkombët­are të Poezisë zgjodhi të recitojë “Gjuha jonë”, të Naim Frashërit. Po vetëm bufërit e pulave nuk e kuptojnë se fjalën e pati për shqipen që flet vetë, jo për dërdëllitj­et tona “në gjuhën më të vjetër të botës”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania