Panorama (Albania)

I dënuari për vrasjen e dy policëve fiton betejën në Gjykatë

Gjykata e Lartë ia mohoi rekursin pasi ishte dënuar në mungesë

- ERALD DELIU Dritan Rexhepi

Dritan Rexhepi, i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e dy policëve në vitin 1999 në Krujë ka fituar të drejtën e rekursit në Gjykatën e Lartë për dënimin e tij në mungesë.

Rexhepi, i cili aktualisht ndodhet në Ekuador, ku u arrestua me një bandë kokaine në vitin 2014, vazhdon t’i rezistojë ekstradimi­t drejt Shqipërisë. Ai kishte bërë padi në Gjykatën Kushtetues­e kundër Gjykatës së Lartë, e cila ia kishte refuzuar rekursin për dënimin me 25 vjet burg në mungesë. Por Kushtetues­ja, me vendim të datës 19 mars, ka pranuar pjesërisht kërkesën e Rexhepit. I shumëkërku­ari u arrestua në Katalunja të Ekuadorit tre vjet pas arratisjes spektakola­re nga një burg i Belgjikës, në vitin 2014. Shqiptari ishte ndaluar që në fund të muajit qershor të atij viti nga policia e Ekuadorit, si pjesë e një gru- pi që u kap me 278 kilogramë kokainë. Dritan Rexhepi, i cilësuar si “mjeshtri” i arratisjev­e, nuk kërkohet vetëm nga Shqipëria, i akuzuar për vrasjen e dy policëve në vitin 1999. Edhe 4 shtete të tjera kërkojnë ekstradimi­n e tij, duke filluar me Italinë, Anglinë, Spanjën dhe Belgjikën, nga ku shqiptari është arrati- sur tri herë. Ka qenë pikërisht shteti belg, ku Dritan Rexhepi u arrestua për herë të fundit, por arriti të arratisej nga burgu më 2 tetor të vitit 2011. Nga ai moment pati informacio­ne të ndryshme për vendndodhj­en e tij, por deri dy ditë më parë ai i kishte shpëtuar identifiki­mit, edhe pse ishte i arrestuar. Dritan Rexhepi, deri në vitin 2010 rezultonte i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy policëve në Krujë në bashkëpuni­m me dy persona të tjerë. Por çështja gjyqësore u veçua. Rexhepi u dënua me 25 vjet burg, ndërsa dy bashkëpunë­torët e tij, Sokol Halilaj e Shefqet Seferi, me nga 20 vite burg. Dosja Dritan Rexhepin, i njohur edhe me emrin Gramoz, u veçua pasi ky shtetas ndodhej në burg në Itali dhe u dërgua një letërporos­i atje. Ky ka qenë një nga shkaqet pse Apeli ktheu për rigjykim dosjen, pasi Rexhepi duhej lajmëruar në Itali për gjyqin në ngarkim të tij, ndërsa ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata pa u vënë në dijeni se po gjykohej. Gjykata ka shpallur fajtor për vrasjen e trefishtë të ndodhur në vitin 1999 Sokol Halilajn dhe Shefqet Seferin, bashkëpunë­torë të Dritan Rexhepit në këtë krim. Seferi ka qenë si ndërmjetës­ues mes dy vlonjatëve, Halilaj e Rexhepi, të cilësuar edhe vrasës me pagesë. Të tre këta persona akuzohen për vrasje për shkak të detyrës të dy efektivëve të policisë, Arben Keqin dhe Durim Kasmin, në vitin 1999 në Krujë. Në ngjarje, rastësisht u vra dhe pronari i një lokali në Krujë, Raim Bakiasi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania