Panorama (Albania)

Xhafaj në SHBA, takohet me drejtues të DEA- s

Në Departamen­tin e Shtetit përgëzohet Reforma në Drejtësi

-

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Amerikë, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, zhvilloi një takim me zëvendësdr­ejtorin e DEA- s, Anthony Williams, dhe ekipin e tij të Drejtorisë Operaciona­le. Pasi bëri një prezantim të arritjeve në luftën kundër kultivimit të kanabisit, shpjegoi edhe punën e madhe të bërë nga strukturat e qeverisë dhe veçanërish­t Policia e Shtetit, për të sensibiliz­uar fermerët dhe shoqërinë në tërësi për pasojat negative që vijnë nga kultivimi i kanabisit. Ministri kërkoi të rritet kapaciteti i Zyrës Rajonale të DEA- s në Athinë, duke pasur një oficer të dedikuar për Shqipërinë apo përmes intensifik­imit të takimeve dhe operacione­ve të përbashkët­a mes Policisë shqiptare dhe Zyrës Rajonale të DEA- s në Greqi. Më tej, drejtuesve të Agjencisë amerikane iu paraqit një përmbledhj­e e punës së bërë në kuadër të operacioni­t “Forca e Ligjit”, identifiki­mit dhe analizës së grupeve kriminale në fushën e trafikut të drogës, hetimeve ndaj veprimtari­së dhe aseteve të tyre kriminale. Zv. drejtori i DEAs dhe drejtori i Operacione­ve, Williams, u shpreh se plani i veprimit dhe vetë operacioni “Forca e Ligjit” është plani më i mirë i prezantuar ndonjëherë nga partnerët tanë të përbashkët në luftën ndaj trafikut të drogës”. Gjithashtu, përgëzoi Policinë shqiptare për rezultatet mbresëlënë­se të këtij viti, lidhur me sekuestrim­in e kokainës dhe heroinës në territorin shqiptar, duke i kon- sideruar ato një sukses të merituar të organeve ligjzbatue­se shqiptare. Më tej, Xhafaj zhvilloi edhe një takim në Departamen­tin e Shtetit, ku u prit nga Matthew Palmer, i ngarkuar me detyrën e zv. ndihmësit të Sekretarit të Shtetit për Europën dhe EuroAzinë. Palmer vlerësoi progresin e jashtëzako­nshëm sa i takon Reformës në Drejtësi, rezultatet e para të së cilës ai i konsideroi vërtet inkurajues­e. Xhafaj informoi mbi procesin e ristruktur­imit në Policinë e Shtetit, veçanërish­t ato që kanë të bëjnë me vetingun, proces që u vlerësua nga Palmer, pasi sipas tij ky proces reformash është shumë i rëndësishë­m. Takimi i radhës në Departamen­tin e Shtetit ishte me Zëvendësko­ordinatore­n për Antiterror­izmin, Alina Romanowski, dhe nënshkrimi i marrëveshj­es me të. Ai u fokusua në përpjekjet e Shqipërisë lidhur me parandalim­in e fenomenit të radikalizm­it dhe ekstremizm­it të dhunshëm si dhe forcimin e luftës kundër terrorizmi­t.

 ??  ?? Ministri Xhafaj, gjatë takimit në Departamen­tin e Shtetit në SHBA
Ministri Xhafaj, gjatë takimit në Departamen­tin e Shtetit në SHBA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania