Panorama (Albania)

Bllokohet Gjykata Kushtetues­e

Dedja: Emërimet të bëhen pa kaluar vetingun! Mund të jetë zgjidhje

-

Pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it për të shkarkuar gjyqtarin Fatos Lulo, Gjykata Kushtetues­e e Shqipërisë ka hyrë zyrtarisht në kolaps.

Tashmë, Gjykata më e lartë e vendit ka mbetur me 5 anëtarë dhe ajo nuk mund të marrë në shqyrtim asnjë çështje, pasi për të quajtur të vlefshme një mbledhje, duhen minimalish­t 6 gjyqtarë. Nga Gjykata Kushtetues­e dha dorëheqjen para vetingut, anëtari Besnik Imeraj, ndërkohë më herët është larguar Vladimir Kristo, të cilit i kishte mbaruar mandati prej disa vitesh. Ndërsa më parë dha dorëheqjen dhe gjyqtari Sokol Berberi.

NGËRÇI Ngërçin në Gjykatën Kushtetues­e e ka konfirmuar vetë kreu i këtij institucio­nit, gjyqtari Bashkim Dedja. Në një prononcim për “Opinion”, Dedja tha se gjyqtari, i cili është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, nuk mund të marrë pjesë në asnjë mbledhje të Kushtetues­es, pa marrë më parë një vendim Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Por ai theksoi se problemati­ka mbe- tet te pengesa që i është krijuar tashmë Gjykatës Kushtetues­e. “Neni 32 i ligjit organik të Gjykatës Kushtetues­e parashikon se seancat gjyqësore zhvillohen me 6 anëtarë, në mënyrë që të quhen të vlefshme, ndërsa ligji për rivlerësim­in kalimtar, neni 62, parashikon se në rast se subjekti i rivlerësim­it ankimon vendimin në Kolegjin e Apelimit, gjyqtari pezullohet deri në marrjen e vendimit, ndaj gjatë kësaj periudhe ai nuk mund të marrë pjesë në vendimmarr­jen e GJK- së qoftë në shqyrtimin, apo në marrjen e vendimit”, tha dje Bashkim Dedja. Kjo, sipas Dedjes, mund të funksionoj­ë vetëm në ato raste kur kolegji është unanim. “Kolegjet janë prej tre gjyqtarësh dhe shqyrtojnë paraprakis­ht çështjet nëse i plotësojnë kriteret për të kaluar në seancë gjyqësore apo jo. Në rast se vetëm një nga anëtarët ka mendim ndryshe, çështja kalon në shqyrtim në mbledhje të të gjithë anëtarëve”, u shpreh ai. ZGJIDHJA Për vendet vakante në Gjykatën Kushtetues­e ka aplikuar një numër i konsiderue­shëm juristësh, avokatësh, gjyqtarësh dhe prokurorës­h, por secili prej tyre duhet t’i nënshtrohe­t më parë procesit të vetingut. Për Bashkim Deden, zgjidhja do të ishte emërimi i gjyqtarëve të rinj pa kaluar vetingun, por për këtë vendim duhet të marrë legjislati­vi. “Kjo mund të jetë zgjidhje oportune, që emërimet të bëhen pa kaluar vetingun, por kjo është zgjedhja e atyre që bëjnë vlerësimi dhe këtu anashkaloh­et Kushtetuta. Iu takon atyre që kanë vullnetin për ta bërë një gjë të tillë. Nëse zbatohen kriteret ligjore kushtetues­e, atëherë kjo gjë nuk mund të ndodhë”, tha Dedja.

 ??  ?? Anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e
Anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania