Panorama (Albania)

Flamur Noka: Alket Hyseni, nën akuzë publike

“Bleu 11 mijë m2 tokë me falsifikim, ia kaloi mikut të Ramës”

-

Partia Demokratik­e akuzoi dje deputetin socialist Alket Hyseni, si të vënë nën akuzë publike, se i ka vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi familjes Bua. “Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, është sot i akuzuar publikisht se ka vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi nga familja Bua. Denoncimi publik u bë në emisionin “Të Paekspozua­rit”, ku zonja Irini Bua akuzon deputetin e Edi Ramës për tjetërsimi­n e pronës së saj, nëpërmjet falsifikim­it. Pasi ka blerë 11 mijë metra katrorë tokë me dokumente të falsifikua­ra, Alket Hyseni ia kaloi atë mikut të Edi Ramës, Gon Papulit. Ku i gjeti milionat një nëpunës shteti, ish- doganieri Alket Hyseni, për të blerë 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi apo të tjera në Tiranë?”, tha nënkryetar­i i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka. Partia Demokratik­e akuzon se në këtë aferë është pjesë edhe Kryeminist­ri Rama, i cili sipas deputetit Noka hesht. “Çfarë e bën edhe më të rëndë grabitjen e pronës nga familja Bua tek Alket Hyseni dhe më pas te miku i Kryeminist­rit, është fakti se ai e ka kryer transaksio­nin në kohën kur Edi Rama e kishte emëruar kryetar të Task- Forcës për verifikimi­n e kthimit dhe regjistrim­it të pronave në bregdetin e jugut. Në këtë histori, ka edhe një fakt tjetër shumë të rëndë. Kur po bëhen 24 orë nga denoncimi publik i zonjës Irini Bua, Edi Rama hesht. Kryeminist­ri që bërtet për drejtësi dhe që ka ngritur një task- force të re me “alketë” të tjerë për grabitjen e re të pronave në bregdet, duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve!”, deklaroi Noka. Ai ka ngritur disa pikëpyetje që kërkojnë përgjigje. “Pse i ka dhënë mikut Gon Papuli, leje ndërtimi për një fshat turistik mbi një pronë të vjedhur nga deputeti Alket Hyseni? Sa pro- na të tilla janë grabitur me lejen e Kryeminist­rit Edi Rama? Kush janë klientët që do të marrin pronat e grabitura nga skema e re mafioze e qeverisë, që u heq pronarëve të drejtën e pronës?”, pyeti dje Noka. Deputeti demokrat i kërkoi Prokuroris­ë të mos heshtë, por të nisë çështjen hetimore. “Bashkë me Edi Ramën, hesht edhe Prokuroria. Deri tani, Prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të hetuar këtë peshk të madh që i ka rënë në rrjetë. Partia Demokratik­e beson se ky është një rast që Prokuroria të mos tregohet selektive dhe të bëhet pjesë e axhendës politike të palës që është në pushtet”, tha Noka.

 ??  ?? Deputeti i PD, Flamur Noka
Deputeti i PD, Flamur Noka
 ??  ?? Deputeti i PS, Alket Hyseni
Deputeti i PS, Alket Hyseni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania