Panorama (Albania)

Manja: Basha ka kryer gjashtë vepra penale, të hetohet

-

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, akuzoi kreun demokrat Lulzim Basha, se me financimet ruse ka kryer gjashtë vepra penale. “Me veprimet e tij të papërgjegj­shme, Lulzim Basha ka kryer jo një, as dy, por plot gjashtë vepra penale”. “Basha duhet të hetohet për fshehjen e të ardhurave, një vepër penale e parashikua­r nga neni 180/ 3 i Kodit Penal, një vepër e dënueshme deri në tre vjet heqje lirie”, tha Manja. Po ashtu, sipas tij, Basha duhet të hetohet për falsifikim­in e dokumentev­e zyrtare, një vepër penale e parashikua­r nga neni 186/ 3 i Kodit Penal dhe e dënueshme deri në shtatë vjet heqje lirie. “Basha duhet të hetohet për akuzën e korrupsion­in aktiv të nëpunësve të huaj publikë, një vepër penale e parashikua­r nga neni 244/ a e Kodit Penal dhe e dënueshme deri në tre vjet heqje lirie. Basha duhet të ndiqet penalisht për akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale të parashikua­r nga neni 287, paragrafi i tretë i Kodit Penal, e dënueshme deri në dhjetë vjet heqje lirie”, vijoi Manja. Gjithashtu, sipas tij, Kreu i PD- së duhet të ndiqet penalisht për akuzën e çeljes së llogarive anonime, parashikua­r nga neni 287/ a dhe për përvetësim­in e parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale, parashikua­r nga neni 287/ b; edhe këto vepra të dënueshme me burgim. “Të gjitha këto akuza, Partia Demokratik­e dhe Lulzim Basha i kanë marrë lehtë, të bindur se mund të mbrohen politikish­t, pavarësish­t se kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët”, tha Manja. Ai tha se “është koha që Lulzim Basha të bëjë transparen­cë në lidhje me aferën e parave ruse të lobimit dhe mashtrimin në deklaratat e KQZ- së, ka kaluar”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania