Panorama (Albania)

“Shumë shpejt do kemi linjën tonë ajrore “Air ALBANIA”

-

Kryeminist­ri i Shqipërisë tha se vendi kishte punuar fort kundër problemeve të drogës dhe korrupsion­it në drejtësi.

Kryeminist­ri shqiptar ka kërkuar fillimin e bisedimeve për t’u anëtarësua­r në BE, si pjesë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor për të forcuar sigurinë Europiane.

Edi Rama tha se do të ishte “çmenduri” për BE- në nëse do të dështonte të përfshinte një rajon, në qendër të rrugëve të migracioni­t dhe të cilit ia ka vënë syrin Rusia si një çmim strategjik.

Kryeminist­ri argumentoi se Tirana kishte punuar shumë kundër problemeve të drogës dhe korrupsion­it në sistemin e drejtësisë, duke u bërë një kandidat serioz në përmbushje­n e ambicieve të Brukselit për vendet e Ballkanit Perëndimor për të marrë miratimin deri në 2015- ën.

“Do të ishte shumë e çuditshme nëse Shqipëria nuk do të fillonte menjëherë negociatat, pasi ka bërë saktësisht çdo gjë që i ishte kërkuar të bëjë”, tha artisti, tashmë në krye të qeverisë në një intervistë, duke vënë në dukje se Serbia dhe Mali i Zi tashmë i kanë filluar bisedimet e anëtarësim­it. “Ajo që duam ne tani, është thjesht të shpërblehe­mi për atë që bëmë dhe që procesi të jetë i ndershëm dhe i parashikue­shëm”.

Z. Rama foli për gazetën “Financial Times” gjatë një vizite në Bruksel përpara samitit të BE- së këtë javë.

Komentet e tij pasqyrojnë një mërzitje në Tiranë për shkak se Shqipëria nuk është lejuar akoma të fillojë bisedimet, pavarësish­t nga progresi i bërë me reformat ekonomike dhe politike.

Aleksandar Vuçiç, Presidenti i fortë serb, është përqafuar nga BE- ja pasi ai deklaroi se bashkimi me bllokun e 28 vendeve është qëllimi i tij politik kryesor, megjithëse ai është ndeshur me kritika në vendin e tij nga disa vëzhgues të huaj se gjoja ka shtrënguar lirinë e medias.

Z. Rama i bëri thirrje Komisionit Europian, të rekomandoj­ë hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it me qëllim që udhëheqësi­t e vendeve të BE- së të mund ta miratojnë atë gjatë samitit të qershorit. Ai vuri në dukje rëndësinë e Shqipërisë dhe të vendeve fqinje në frenimin e vërshimit të emigrantëv­e në bllok, duke shtuar se interesi dhe influenca e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, ndonjëherë kjo është e zmadhuar, ishte reale.

“Moska asnjëherë nuk ka hequr dorë nga vlerësimi i rëndësisë gjeografik­e të rajonit- gjë që nuk shihet nga shumë në BE, me përjashtim të Kancelares gjermane, Angela Merkel,” tha shtatlarti Rama, i cili ka qenë pjesëtar i ekipit të basketboll­it të Shqipërisë. “Është çmenduri të mendosh se Ballkani Perëndimor mund të lihet mënjanë, le më pastaj jashtë Europës.”

Tirana dëshiron shumë të përfitojë nga shenjat e vrullit të përtërirë të zgjerimit të BE- së pasi muajin e kaluar Komisioni publikoi strategjin­ë e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Dokumenti sugjeronte që Shqipëria dhe pesë vende të ishJugosll­avisë mund të hyjnë në BE brenda tetë vitesh, por vetëm në qoftë se ato plotësojnë kushtet e rrepta si zgjidhja e konfliktev­e të dallueshme dypalëshe dhe korrupsion­in.

Projekti për krijimin e linjës ajrore “Air ALBANIA” ishte në qendër të një takimi që Kryeminist­ri Edi Rama zhvilloi dje në Stamboll, me shefin ekzekutiv të “Turkish Airlines”, Ilker Ayci. Gjatë takimit u diskutua mbi fazën e fundit të projektit të linjës sonë ajrore “Air ALBANIA”, e cila po programohe­t me asistencën teknike të kolosit ajror turk dhe do të asistohet në të gjitha nivelet operaciona­le prej tij. “Së shpejti”, shkruan Kryeminist­ri Edi Rama në rrjetin social “Facebook”, duke iu referuar këtij projekti. Falë këtij projekti, pritet të bëhet realitet një linjë ajrore shqiptare me flamurin kombëtar, ku shërbehet me të njëjtën cilësi, siç shërbehet nga “Turkish Airlines”. Ngritja e linjës së re ajrore shqiptare ka nisur të projektohe­t falë mbështetje­s së posaçme të Presidenti­t turk, Recep Tayyip Erdogan dhe asistencës teknike të ekipit të “Turkish Airlines”. Kreu i qeverisë shqiptare ka qëndruar dy ditë në Stamboll, i ftuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. “Darkë pune me Presidenti­n Erdogan për ecurinë e bashkëpuni­mit ekonomik mes dy vendeve; projektet e nisura për aeroportin ndërkombët­ar të Vlorës dhe “Air Albania”; projektet e reja në turizëm dhe energji; si dhe mbështetje­n e Turqisë për programin tonë të ri kundër përmbytjev­e”, shkruan shefi i qeverisë në “Twitter”. Dy liderët janë takuar në rezidencën presidenci­ale Tarabya në Stamboll.

Disa vende anëtare të BE- së mbeten skeptike lidhur me perspektiv­ën e anëtarësim­it të grupit të gjashtë vendeve në kushtet e “lodhjes më të gjerë të anëtarësim­it”, që pasoi krizën financiare të vitit 2008, problemet e borxhit të eurozonës dhe votimin për daljen e Britanisë së Madhe nga Unioni. Liderët e bllokut do të takohen me homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor, në një samit të veçantë në Sofje në muajin maj.

Zoti Rama argumentoi se vendi i tij ka bërë “progres mbresëlënë­s” në uljen e kultivimit të kanabisit dhe numrit të vrasjeve. Ai shtoi se problemet e vendit me heroinën dhe kokainën nuk janë “tipike”, krahasuar me vendet të tjera europiane.

Ai pranoi se lufta kundër korrupsion­it është “një betejë e përhershme”, por një fushatë kundër korrupsion­it në sistemin e drejtësisë ka sjellë tashmë rezultatet e para. Ai tha se 17 gjykatës dhe prokurorë kishin zgjedhur të vetëlargoh­eshin, në vend që t’i nënshtrohe­shin një rivlerësim­i lidhur me punën në të kaluarën dhe burimin e pasurisë së tyre.

Kryeminist­ri u shpreh se shpresonte lidhur me një marrëveshj­e të afërt me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëve­shjeve mbi ujërat territoria­le në detin Jon dhe kompensimi­n e pronave të çamëve, një pakicë shqiptare e dëbuar nga veriperënd­imi i Greqisë gjatë Luftës së II Botërore.

“Rreth verës, shpresoj që do të zgjidhim gjithçka”, tha ai, duke shtuar se Shqipëria dhe Greqia janë teknikisht ende në luftë, falë një trashëgimi­e tjetër të Luftës së II Botërore.

“Pra, 70 vjet histori nuk do të jenë më pengesë në rrugën drejt së ardhmes”, u shpreh ai.

“Moska asnjëherë nuk ka hequr dorë nga vlerësimi i rëndësisë gjeografik­e të rajonit- gjë që nuk shihet nga shumë në BE, me përjashtim të Kancelares gjermane, Angela Merkel,” tha shtatlarti Rama, i cili ka qenë pjesëtar i ekipit të basketboll­it të Shqipërisë. “Është çmenduri të mendosh se Ballkani Perëndimor mund të lihet mënjanë, le më pastaj jashtë Europës.” Tirana dëshiron shumë të përfitojë nga shenjat e vrullit të përtërirë të zgjerimit të BE- së, pasi muajin e kaluar Komisioni publikoi strategjin­ë e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania