Panorama (Albania)

Ngrihet grup pune, PS me strategji të re për punësimin

Angjeli: Prioritet punësimi i të rinjve, do rriten mjetet financiare

-

Qeveria ka nisur punën për hartimin e një strategjie të re të punësimit 20182022, ku janë angazhuar edhe një grup deputetësh, ekspertësh dhe akademikës­h.

Deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli, në cilësinë e kryetarit të grupit të punës së deputetëve, prezantoi dje për mediat prioritete­t ku do të fokusohen rekomandim­et për nxitjen e punësimit në vend. Drafti i punësimit do të konsultohe­t edhe me grupet e interesit, për t’u miratuar më pas nga qeveria. “Një nga sfidat më të rëndësishm­e të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit është çështja e punësimit, për të cilin qeveria ka angazhim të madh për të mbështetur një zgjidhje afatmesme dhe afatgjatë. Në këtë kuadër, Kryeminist­ri është angazhuar plotësisht duke ngarkuar jo vetëm grupet qeveritare dhe të administra­tës, por edhe të grupit parlamenta­r. Nga një grup deputetësh që ka caktuar Kryeminist­ri, po përgatitet një doku- PËR QIND është shkalla zyrtare e papunësisë për 3mujorin e tretë 2017, sipas shifrave të fundit të INSTAT- it. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2016- ës, papunësia te meshkujt u ul 1%, te femrat 1,4 % ment në mbështetje të një strategjie të re të punësimit, i cili fokusohet në disa drejtime. Bazuar në një analizë të punësimit në periudhën e tranzicion­it në vend dhe prioritete­ve të zhvillimit të ekonomisë, do të jepen disa rekomandim­e për nxitjen e hapjeve të reja të vendeve të punës nëpërmjet dy instrument­eve kryesore të politikave ekonomike dhe sociale, politikave të zhvillimit dhe instrument­it financiar në mbështetje të punëkërkue­sve. Në fokus është punësimi i të rinjve, i cili është problem dhe për vendin tonë. Do të ketë një kon- sultim të gjerë me faktorët e interesit për të tërhequr mendimet për hartimin e këtij dokumenti, i cili startoi me takimin që u bë me gazetarë të fushës ekonomike”, u shpreh Angjeli. STRATEGJIA E PUNËSIMIT

Deputeti Angjeli tha se strategjia e re e punësimit synon të krijojë një qasje ndryshe të punësimit në vend, prioritet do të jetë punësimi i të rinjve dhe orientim më i drejtë i fondeve publike dhe donatorëve në hapjen e vendeve të punës. Në prioriteti­n e grupit të punës do të jenë edhe rekomandim­et për nxitjen e kualifikim­it nëpërmjet arsimimit profesiona­l. “Besojmë se, duke përcaktuar disa politika të reja të lidhjes mes zhvillimit ekonomik me punësimin, duke përdorur më shumë instrument­e financiare për nxitjen e punësimit, duke kthyer sytë nga edukimi, shkollimi, kualifikim­i dhe riaftësimi profesiona­l drejt vendeve të punës, duke pasur një angazhim më të madh nga biznesi, si dhe duke bërë një risktrukti­m të institucio­neve në vend që merren me çështjet e punësimit, pa dyshim që do të bëjmë hapa progresivë për të frenuar atë disproporc­ion të madh që ka pasur në 25 vitet e fundit mes rritjes ekonomike dhe mungesës së punësimit në vend”, u shpreh Angjeli. Anëtari i Komisionit të Ekonomisë, Anastas Angjeli, u shpreh se një fokus të veçantë do të ketë analiza se sa shpenzohet për një vend pune aktualisht, duke tentuar mbledhjen e të gjitha fondeve që jepen në këtë sektor në një mekanizëm të vetëm dhe shpërndarj­en aty ku është e nevojshme. “Një nga çështjet kryesore që do të shohim do të jetë raporti mes kostos dhe përfitimit, duke pasur parasysh se sa lekë harxhohen për një vend pune në Shqipëri. Ne jemi munduar të grumbulloj­më gjithë informacio­nin e nevojshëm të fondeve të ndryshme qeveritare apo të donatorëve, të fondeve për investime që jepen në vendin tonë, të investimev­e që bën sektori privat dhe shtetëror, për të nxjerrë koeficient­ë të caktuar të lidhjeve dhe raporteve që krijohen midis investimit dhe vendit të punës. Bizneset duhet të përfshihen më shumë në çështjet që kanë të bëjnë me punësimin dhe edukimin e punësimit”, u shpreh Angjeli.

 ??  ?? Anastas Angjeli, deputet i Partisë Socialiste
Anastas Angjeli, deputet i Partisë Socialiste
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania