Panorama (Albania)

LGBT në shkolla, Ministria: Strategji kundër diskrimini­mit

“Takimet për mënjanimin e stereotipa­ve, si pasojë e orientimit seksual”

-

Pas dy ditë akuzash e kundërakuz­ash midis personave publikë e aktivistëv­e të LGBT- së mbi zhvillimin e orëve të hapura me gjimnazist­ët e Tiranës, ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Arsimit. MASR flet për planin kombëtar të qeverisë për personat LGBT, ndërsa takimet janë detyrimet për zbatimin e saj. “Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në zbatim të rekomandim­eve, por edhe detyrimeve që burojnë nga këto strategji dhe plane veprimi, po vijon konkretizi­min e këtyre nismave në bashkëpuni­m me organizata­t joqeverita­re për informimin dhe ndërgjegjë­simin e mëtejshëm të target- grupeve të ndryshme”, citohet në deklaratën e nisur mediave. Fushata sensibiliz­uese e këtij komuniteti, sipas MASR, synon mënjanimin e stereotipa­ve gjinorë dhe të diskrimini­mit, si pasojë e orientimit seksual. Për më tepër, këto takime zhvillohen nën mbikëqyrje­n e disa përfaqësiv­e: pushtetit vendor, drejtorëve si dhe mësuesve. Më herët, përfaqësue­s të LGBT- së kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhersh­me të Ministrisë së Arsimit, duke thënë dhe akuzuar qeverinë se ka dështuar në përmbushje­n e angazhimev­e të ndërmarra që nga 2016- ta, kur u miratua strategjia. “I kujtojmë Ministrisë së Arsimit se ne nuk hyjmë as natën e as vjedhurazi nëpër shkolla, por këto takime zhvillohen në kuadër të planit kombëtar të veprimit për personat LGBT në Shqipëri, strategji e miratuar nga qeveria shqiptare në qershor 2016. Qëndrimet mohuese të MASit në këtë rast tregojnë edhe njëherë se qeveria ka dështuar të përmbushë angazhimet, që vetë ka ndërmarrë që prej dy vitesh”, thuhet në deklaratën e shoqatave. Lajmi për fushatën sensibiliz­uese të LGBT- së mbi orientimet seksuale në shkolla prej dy ditësh

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania