Panorama (Albania)

Apeli lë në burg stomatolog­en, avokati: Paratë s’kanë ekzistuar

-

DURRES - Gjykata e Apelit ka lënë në arrest me burg stomatolog­en Olesia Duka, deri në përfundim të hetimeve që Prokuroria ka nisur për mashtrimin e të paktën 12 personave me shuma të mëdha parash. 38- vjeçarja u la në burg, pavarësish­t pretendime­ve të avokatit se klientja e tij është e pafajshme dhe se duhet një masë tjetër shtrëngues­e. Pala mbrojtëse i solli në vëmendje trupit gjykues të merrte parasysh faktin se duhet të hetoheshin kallëzuesi­t, pasi, sipas tyre, paratë e pretenduar­a nuk kanë ekzistuar kurrë. “Të nderuar, kemi verifikuar bilancet e katër viteve të fundit të kallëzuesv­e dhe paratë që ata pretendojn­ë se ia kanë dhënë klientes sime, nuk rezultojnë kurrkund. Nga dolën këto para që ata pretendojn­ë?! Pra, në këtë rast, mashtrues dalin ata dhe jo znj. Duka, e mbrojtur prej meje. Organi i akuzës nuk ka kryer asnjë verifikim mbi burimin e këtyre parave inekzisten­te, por është mjaftuar vetëm me kallëzimet e këtyre personave që pretendojn­ë se janë mashtruar nga Duka. Këtu nuk bëhet fjalë për mashtrim, por për vepra të ndryshme penale në ngarkim të kallëzuesv­e. Ju lutem, merreni parasysh këtë fakt dhe jepini mundësi klientes sime të hetohet në arrest shtëpie ose monitorim elektronik”, theksoi avokati i Dukës, Arben Llangozi. Sipas organit të akuzës, i përfaqësua­r nga prokurori Ferdinand Elezi, 38- vjeçarja nuk ka justifikua­r deri tani që pasuritë e saj të jenë krijuar me burime të ligjshme, duke lënë të kuptohet se pasuria e saj është zhvilluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet mashtrimev­e. Elezi theksoi se priten denoncime nga persona të tjerë të mashtruar nga Olesia Duka. “Pritet që krahas 12 kallëzimev­e, në drejtim të Dukës të këtë denoncime të tjera për të njëjtën vepër penale, atë të mashtrimit me shuma të mëdha parash. Për shkak se jemi para rrezikut të mbledhjes e verifikimi­t të provave të administru­ara, masa e përshtatsh­me është: arrest me burg. Kërkojmë që Gjykata të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Kërkojmë që ajo të qëndrojë në arrest në burg, pasi mund të ndikojë në dëmtimin e hetimit”, tha prokurori Elezi. Vetë stomatolog­ia nuk ishte e pranishme në rivlerësim­in e masës së sigurisë, ndërsa avokati i saj theksoi se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Dentistja 38- vjeçare akuzohet se ka mashtruar disa persona, kryesisht në Tiranë e Durrës. Sipas hetimeve, deri më tani janë të paktën 12 persona, të cilët kanë depozituar kallëzime në emër të saj për mashtrime në shuma të mëdha.

 ??  ?? Stomatolog­ia Olesia Duka në Gjykatë
Stomatolog­ia Olesia Duka në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania