Panorama (Albania)

Baroni i drogës, 1 vit në hetim nga Krimet e Rënda, kërkohej edhe në Europë

Arrestimi i Met Kananit me 1.1 tonë hashash, Policia dorëzon në Prokurori shkëmbimin e informacio­nit me Turqinë 6 muajt e fundit

-

Met Kanani, personi që u arrestua më 20 mars gjatë një operacioni të Policisë turke me 1.1 tonë hashash, po hetohej prej një viti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Baroni i drogës, siç e konsideroj­në mediat turke, dyshohet të ketë trafikuar disa ngarkesa të mëdha kanabisi drejt vendeve të Lindjes, por edhe heroinë drejt vendeve të Bashkimit Europian. Burimet thanë se Met Kanani po ndiqej njëkohësis­ht nga policitë e disa vendeve të BE- së, ashtu sikurse edhe nga Turqia, por edhe Policia shqiptare. E megjithatë, prej një viti kur ishte regjistrua­r procedimi penal, pas një informacio­ni policor, askush deri më 20 mars nuk kishte rënë në gjurmët e tij. Oficerët e Hetimit të Narkotikëv­e dorëzuan dje në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda dosjen he- timore në lidhje me grupin që drejtonte Kanani. Burimet thanë se në dosje ka informacio­ne dhe të dhëna të administru­ara në formën e akteve hetimore, gjithashtu edhe informacio­net e shkëmbyera me Policinë turke gjatë 6 muajve të fundit. Gjatë një viti që kanë zgjatur hetimet për grupin e “Met shqiptarit”, janë identifiku­ar të paktën 10 persona që kanë punuar për të, duke trafikuar sasi të ndryshme kanabisi dhe heroine. BARONI I DROGES Sipas Policisë turke, Met Kanani ka pjesën më të rëndë- sishme të rrugës ballkanike për trafikun e drogës. Ekspertët e antidrogës në Stamboll kanë të dhëna se përveç linjës së trafikut të kanabisit nga Shqipëria drejt Turqisë e më pas në vendet arabe, ai ka edhe një linjë tjetër për heroinën, të quajtur “rruga e kthimit”. Së fundmi është zbuluar se për të trafikuar heroinën e marrë në Afganistan e Iran, që kalon më parë përmes Turqisë, tashmë po përdoren dy rrugë. E para është linja veriore, që kalon nga Deti i Zi dhe përmes rrugës ballkanike kalon në Europë. Ndërsa e dyta kalon në vijën veri- jug dhe për këtë linjë përdoret deti Egje. Personi që aktualisht konsideroh­et baron droge, “karrierën” e tij e ka nisur si tregtar llamarinas­h në Fier. Në emër të tij rezulton i regjistrua­r një biznes që ka si objekt importeksp­ort dhe tregtim me shumicë e pakicë të lëndëve të ndryshme industrial­e, hekuri, llamarinë dhe përpunimin e tyre. Së fundmi, ky biznes rezulton i çregjistru­ar në QKB.

 ??  ??
 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Turqi
Droga e sekuestrua­r në Turqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania