Panorama (Albania)

Olta Sheta s’e fsheh më të dashurin, zbulohet partneri që e mbështet në pasionin si modele dhe biznesin e saj

-

E rikthyer në vëmendjen e publikut me fotot e nxehta në Brezovicë të Kosovës me fotografen Fjoralba Maliqi, Olta Sheta e “Big Brother 3” ndihet e realizuar edhe në jetën private. Pasi e mbajti të fshehtë për ca kohë, ajo më në fund ka prezantuar të dashurin e saj, i cili ishte ai që e shoqëroi në realizimin e setit të fotove “hot” në mes të dëborës. Ajo ka postuar një foto në “Instagram” me një djalë, të cilit i mbulon fytyrën dhe që thuhet se është i dashuri. "No name", është diçitura që Olta i ka vendosur fotos, ku duket shumë e lumtur dhe në intimitet pranë tij. Por pak ditë më parë ajo kishte postuar një tjetër foto ku tregonte portretin e plotë të partnerit, pasi pozojnë si çift i dashuruar. Ndërsa vetë ai në profilin e tij në “Instagram” poston herë pas here foto me Oltën, nga udhëtimet apo argëtimet e tyre të shumta. Duket që ata janë çift i konsolidua­r, pasi poshtë fotove marrin shpesh kompliment­e dhe urime nga miqtë e tyre. Tetë vite pasi e pamë në “Big Brother”, kjo është hera e parë që Olta del hapur me partnerin. Ajo u komentua në shtëpinë e “Big Brother 3” si një nga lojtaret më të forta e të bukura. Në atë kohë ishte studentja me pamjen e brunes, ndërsa sot shfaqet komplet e transformu­ar si bionde dhe sipërmarrë­se e biznesit të saj. Duket se partneri i saj është krahu i djathtë që e mbështet jo vetëm në pasionin për modën, por edhe në biznesin e saj, një dyqan veshjesh në Tiranë. Në një intervistë të fundit për gazetën “Panorama”, pyetjes nëse është martesa në planet e saj, ajo iu përgjigj: “Në fakt mami më thotë shpesh: Moj gocë, kur do martohesh?” Pse ma- i them- nuk jam mirë kështu? Jam rehat me ty, pse duhet t’u futem halleve kot?!” ( Qesh) Gjithmonë kam menduar të martohem, domethënë të bëhem një nuse e bukur ( qesh) dhe të organizoj një ceremoni të madhe shumë. Por se kur, nuk e di as unë se kur mund të martohem. Kurse për vendin, normale që në Shqipëri. Por duhet të dini diçka, që unë e kam pak frikë martesën. Pse frikë? “Sepse ndoshta s’e ndjej veten akoma gati për një hap të tillë dhe frikësohem. Se unë jam vajzë e llastuar dhe më tremb fakti që mos të jem kështu edhe në vazhdim, se do s’do, gjërat ndryshojnë”, citohet të jetë shprehur ajo.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania