Panorama (Albania)

Brazil rekordesh, Spanja paqe me Gjermaninë

Argjentina mund Italinë pa Mesin, Anglia thyen Holandën. Franca humb me Kolumbinë

-

Brazili konfirmohe­t një nga kandidatët potencialë për të fituar Botërorin "Rusi 2018".

Pikërisht në miqësoren kur të zotëve të shtëpisë që do të organizojn­ë këtë kompeticio­n, kombëtarja e Tites arriti t'u fitonte 0- 3 falë një ndeshjeje spektakola­re në 45 minutat e dyta. Brazili gjeti golin në pjesën e dytë falë mbrojtësit të Interit, Mirandës. Ai përfiton nga një gabim i portierit në minutën 53' dhe i vetëm përballë portës nuk mund të gabojë. Brazilianë­t kalojnë në avantazh dhe tani janë më të qetë për ta goditur Rusinë në momente të tjera. Paulinjo bëhet protagonis­t pak minuta më vonë kur fiton një penallti, e cila shndërrohe­t në gol nga Kutinjo. Vetëm 4 minuta më vonë, Paulinjo këtë herë shënon me kokë, pasi shërbehet nga Uillian. Brazili i Tites është në një moment spektakola­r: 14 fitore në 18 ndeshje, vetëm 1 humbje.

GJERMANIA- SPANJË 1- 1

Gjermania është kënaqur me një barazim kundër Spanjës ditën e djeshme. Lëv testoi gjendjen e disa senatorëve, por nuk ngurroi t'u japë hapësirë edhe të rinjve. Golin e parë e shënuan iberikët me anë të Rodrigos që në minutën e gjashtë, ndërsa "pancerat" barazuan me Mylerin në minutën e 35- të. Ishte një paraqitje e kënaqshme nga të dyja skuadrat, që pas pak ditësh do t'i bëjnë llogaritë sërish në miqësore luksi. Gjermanët do të përballen me Brazilin, ndërsa Spanja kundër Argjentinë­s.

ANGLI- HOLANDË 1- 0

E ka kaluar provën e parë Anglia e Sauthgejt, e cila me një gol të shënuar nga Xhesi Lingard në minutën e 59- të, mundi Holandën e Kumanit. Në pjesën e parë, që ishte e vakët për rastet e golave, kishin zbritur në fushë disa tipa si Strotman, De Vrij dhe Hatebor, që i bënë ballë Anglisë. Në pjesën e dytë, kur Holanda bëri zëvendësim­e, atëherë nisi edhe të fuste ujë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania