Panorama (Albania)

Shpresat, "vetëvrasje" në moçal me sllovakët

-

"Vetëvrasje" e Kombëtares Shpresa, humbet ndeshjen me Sllovakinë për shtatë minuta prej gafave në mbrojtje. Shqipëria U- 21 ishte duke fituar me shifrat 2- 1 deri në minutën e 80- të, kur kundërshta­ri barazoi dhe më pas kaloi në avantazh, duke tronditur kuqezinjtë. Mbrojtja kuqezi ishte në një ditë të errët, me tre gola të pësuar falë krosimeve në zonë. Toli, Maloku, Tafa etj., ishin larg pritshmëri­ve, në një kohë që edhe Ceka nuk u vendos mirë te goli i parë, pavarësish­t se kompensoi gjithçka me asistin për Rey Manajn. Si për ironi të fatit, dopieta e këtij të fundit nuk mjaftoi. Ndërkaq, terreni i "Selman Stërmasit" ishte i tmerrshëm.

Loja shkon sipas parashikim­eve të kuqezinjve, kur pas një kombinimi fantastik të dyshes Ceka- Manaj, ky i fundit shënon dhe dërgon ekipin me shifrat 1- 0 në pushim. Në pjesën e dytë, Sllovakia futet më e karikuar në fushë dhe goli i barazimit vjen shpejt. Duket si një "deja vu" e aksionit të golit të kuqezinjve, por me ndryshimin që sllovakët e gjejnë barazimin përmes topit të gjatë në zonë. Kuqezinjtë nuk demoralizo­hen, pasi reagojnë në mënyrë perfekte pa kaluar ende katër minuta. Është Seferi që "shpik" gjithçka nga krahu i djathtë dhe më pas i jep një asist goli Manajt, që me portën e boshatisur nuk mund të gabojë. 2- 1 dhe me kuqezinjtë që mundohen të menaxhojnë lojën, por humbasin për shkak dëmtimi mbrojtësin Maloku. Bushi hedh në fushë Fangajn, Bardhin dhe më pas Hakajn. Megjithatë, Sllovakia bëhet agresive dhe tenton me të gjitha mënyrat për të shkuar te goli. Kuqezinjtë lëshojnë shumë terren dhe Dimun barazon pas një gafe në qendër të mbrojtjes. Reagimi është i dobët nga Shqipëria, ndërsa Sllovakia gjen edhe golin e tretë, sërish nga një "dhuratë" e mbrojtjes kuqezi, teksa Mraz u jep fitoren miqve.

NDESHJA -

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania