Panorama (Albania)

Rama: Vetingu nisi mbarë, s’keni parë gjë akoma

Gjonaj përgëzon Komisionin e Vetingut: Hap i rëndësishë­m

-

Pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetues­e, Fatos Lulo, të menjëhersh­me kanë qenë reagimet e Kryeminist­rit Rama dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Përmes një postimi në “Facebook”, Kryeminist­ri Rama është shprehur se nisja e Vetingut është e mbarë dhe se do të ketë shkarkime të mëtejshme. “Të gjithë shqiptarët që e mbështetën fort Vetingun, sot duhet të ndihen mirë sepse nisja është e mbarë. Pas 17 gjykatësve e prokurorëv­e që i ikën Vetingut pa filluar, procesi nisi e i pari që u mor në pyetje s’e justifikoi dot pasurinë dhe ra! Jam i bindur s’kemi parë gjë akoma”, shkruan Kryeminist­ri Rama. Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cilësoi si një rezultat të kënaqshëm vendimin e parë për procesin e Vetingut, që rezultoi me shkarkimin e gjyqtarit që nuk justifikon dot pasurinë e tij, sipas KPK- së. “Vendimi i parë i Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it garanton ecurinë përpara të procesit të Vetingut si dhe rikthen besimin te qytetarët për pastrimin e sistemit të drejtësisë. Qytetarët shqiptarë meritojnë një sistem drejtësie me gjyqtarë dhe prokurorë që besojnë në detyrën e rëndësishm­e që kanë marrë përsipër dhe mbrojnë vetëm interesin më të lartë të qytetarëve dhe shoqërisë dhe jo interesat e tyre personale, financiare ose politike. Reforma në Drejtësi, përkundër të gjitha përpjekjev­e për ta dëm- tuar apo penguar, po jep rezultatet e saj të njëpasnjës­hme, duke garantuar jo vetëm suksesin e kësaj reforme, por edhe një tregues pozitiv për çeljen e negociatav­e me BE- në”, shkruan ajo ndër të tjera në profilin e saj në “Facebook”.

 ??  ?? Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj
Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj
 ??  ?? Kryeminist­ri Rama
Kryeminist­ri Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania