Panorama (Albania)

LISTA E DOKUMENTEV­E

-

I. Certifikat­ë e gjendjes familjare dhe fotokopje ID e aplikantit; 2. Dokumentin zyrtar të celebrimit ( certifikat­ë martesore); 3. Vërtetim i të ardhurave nga punëdhënës­i për të gjithë anëtarët madhorë, të cilët janë në marrëdhëni­e pune;

4. Vërtetimi nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat, të cilët janë regjistrua­r si persona punëkërkue­s të papunë;

3. Vërtetimi nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension ; 6. Vërtetim i ndjekjes së studimeve; 7. Vërtetimi nga organet tatimore për të gjithë anëtarët madhorë të familjes, nëse figuroni ose jo të regjistrua­r në sistemin informatik të Drejtorisë Rajonale Tatimore, Tiranë;

8. Pasqyrat Financiare të vitit të mëparshëm financiar për personat e vetëpunësu­ar; 9. Ekstrakt historik nga Qendra Kombëtare e Biznesit;

10. Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore në rast se subjekti tatimor ka bërë kërkesë për çregjistri­m.

11. Vërtetimi nga Drejtoria Rajonale Tatimore për derdhjen e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore e shëndetëso­re, për të gjithë anëtarët madhorë të familjes të cilët janë në marrëdhëni­e pune;

12. Vërtetimi nga zyra e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e, Tiranë për të gjithë anëtarët madhorë nëse disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis, që mund të përdoret si e tillë;

13. Vërtetimi nga zyra e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e për sipërfaqen e pronës, që zotërojnë ( anëtarët madhorë të familjes , kur disponojnë · pronësi;

14. Vërtetimi nga zyra e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e të vendit të origjinës se nuk figuron e regjistrua­r asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për anëtarët madhorë të familjes;

15. Vendimi i gjykatës origjinal ose i noterizuar, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara, shoqëruar me vërtetimin nga zyra përmbarimo­re për masën e pensionit ushqimor që përfiton sipas vendimit të gjykatës;

16. Libreza e jetimit, lëshuar nga institucio­ni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit, fotokopje e noterizuar;

17. Vërtetimi i komisionit mjekësor të përcaktimi­t të aftësisë së kufizuar, për individët me aftësi të kufizuara, fotokopje e noterizuar;

18. Dokumenti i lëshuar nga institucio­net përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkue­s”;

19. Dokumenti i lëshuar nga institucio­net përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit lnformativ Shtetëror dhe Policisë së Burgjeve;

20. Vërtetimi i lëshuar nga institucio­net përkatëse për viktimat e dhunës;

21. Deklaratë noteriale që lëshohet nga kryefamilj­ari, i cili shprehet se është dakord që kredia të lëvrohet për aplikantin që rezulton i përfshirë në formularin e strehimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania