Panorama (Albania)

Flet gruaja: Përjetuam tmerr, shpëtuan nga shuli

Elsa Muçi: Zoti e di sesi e kemi përjetuar atë situatë

- FIER/ MAJLINDA RAMA

Çifti i bashkëshor­tëve Minella dhe Elsa Muçi nuk e kishin menduar kurrë se mund të ishin viktima të një grabitjeje nga katër persona me armë dhe maska.

Elsa Muçi, e frikësuar nga tmerri që ka përjetuar, nuk gjen fjalë për ta përshkruar atë që kaloi një natë më parë me bashkëshor­tin e saj. 63- vjeçarja e cilëson veten me fat që është ende gjallë. Ajo thotë se vazhdimish­t burri i tërhiqte vëmendje për mosvendosj­en e shulit të derës. Por, nata e së premtes ishte një nga ato netët kur ajo nuk e harroi ta çonte porosinë e Minellës në vend. Brava e derës duket tërësisht e dëmtuar dhe dyshohet që autorët kanë përdorur çekiç dhe darë për ta hapur.

Znj. Elsa, ju ishit pre e një tentative për grabitje. A mund të na tregoni si ndodhi ngjarja?

Nuk di si ta përshkruaj, nuk arrij t’i gjej fjalët e duhura. Po flinim, pasi ishte ora rreth 03: 00 e mëngjesit, por papritur dëgjuam një zhurmë që vinte nga dera. Pas pak çastesh kuptuam që po çmontohej brava e derës nga jashtë. Zoti e di sesi e kemi përjetuar atë situatë. Ishte një tmerr i vërtetë.

Pasi dyshuat se po ju grabisnin, si vepruat? I telefonuat Policisë?

Ishte gjëja e parë dhe e vetme që bëmë. Njoftuam Policinë sapo dëgjuam zhurmën e parë dhe po prisnim, nuk kishim çfarë të bënim tjetër. Na ka shpëtuar vetëm dryni i brendshëm i derës, të cilin nuk arritën dot ta shqyenin, se brava e derës jashtë ishte shpërthyer. Derën e kishit mbyllur me dy siguresa?

Po. Kishte atë të çelësit dhe një lloz i derës nga brenda që na shpëtoi jetën. Nuk dimë. Unë e lija pa llozin gjithmonë dhe Minella më bënte llafe gjithmonë për këtë gjë, por për fat të mirë, e kisha vendosur mbrëmë. Ishte fati ynë. Përndryshe nuk e di se çfarë mund të kishte ndodhur.

Po thoni që autorët nuk arritën që të hynin brenda në apartament­in tuaj?

Jo, jo. Nuk hynë fare, se llozi hyn tejpërtej deri në mur dhe nuk arritën dot ta hapnin derën. Pavarësish­t se u përpoqën për shumë minuta, pastaj erdhi policia.

 ??  ?? VENDI KU NDODHI PERPLASJA ME ARME
VENDI KU NDODHI PERPLASJA ME ARME
 ??  ?? Trupat e viktimës dhe të plagosurit pas shkëmbimit të zjarrit me Policinë
Trupat e viktimës dhe të plagosurit pas shkëmbimit të zjarrit me Policinë
 ??  ?? Elsa Muçi, zonja e shtëpisë ku u tentua grabitja
Elsa Muçi, zonja e shtëpisë ku u tentua grabitja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania