Panorama (Albania)

Me xhirim të ngadalësua­r

- EDMOND TUPJA

Ditëdimri të lagështa, me mot të paqëndrues­hëm, për gjithë lexueset e lexuesit e mi, si edhe për mbarë popullsinë e këtij vendi të hallakatur. Përmbytje nga vërshimi i lumenjve dhe nga reshjet e dendura, shtrenjtës­im mizor i jetës, pasiguri gjithëpërf­shirëse e saj...

( treqind vjedhje e grabitje këta tre muajt e fundit), papunësi e papërmbajt­shme, trafik triumfues droge, korrupsion shpërthyes, lajme, vetëm lajme tronditëse në mediet e shkruara dhe ato elektronik­e. Në këtë kontekst socialekon­omik të rënduar edhe nga virozat e stinës, përshtypja e parë që i krijohet njeriut të përditshëm është ajo e një jete të zymtë jo vetëm në fshatra apo qyteza periferike, por edhe në qytetet e mëdha, madje edhe në kryeqytet.

Kështu, 10 a 15 minuta larg qendrës së Tiranës, e thënë ndryshe larg ish- sheshit “Skënderbe”, kushdo që del për të shëtitur pa paragjykim­e, por me sytë pa perdet e pa syzet e politikës mjerane shqiptare, nuk mund të mos e ndiejë zymtësinë gërryese që ka pllakosur njerëzit, ata të përditshmi­t, të rëndomtit, anonimët, të cilëve u duhet detyrimish­t të lodhen e të mundohen, të robtohen e të sfiliten, të rraskapite­n e të dërrmohen për të siguruar bukën e gojës dhe, gjithashtu, për t’u siguruar fëmijëve një të ardhme të paktën më të mirë, më dinjitoze se e tyrja. Çdo mëngjes e vërej vetë këtë zymtësi që ulërin heshtjen e saj të dhimbshme në sytë e atyre që shkojnë në punë, ndërkohë që mendja u rri te fëmijët apo pleqtë e sëmurë që lënë në shtëpi; këtë zymtësi e shquaj në sytë e fëmijëve të mardhur nën peshën e çantës, prindërit e të cilëve nuk kanë makina për t’i shoqëruar deri në shkollë; këtë zymtësi e dalloj në sytë e pensionist­ëve që, pasi hedhin plehrat në kazanët përkatës, shkojnë të bëjnë pazaret e mëngjesit duke u dridhur me duart në xhepa e me jakën e palltos ( kur e kanë një të tillë) të ngritur e të kopsitur dhe që ecin kokulur e çehrevrarë, tek flasin nganjëherë me vete; këtë zymtësi e pikas në sytë e fshatarëve të ardhur nga rrethinat në tregun gati jetim të mëhallës sime për të shitur kush qumësht e gjizë, kush presh, lakra e qepë, kush rigon, mendër e erëza të tjera; të njëjtën zymtësi vë re në sytë taksistëve që presin dëshpërimi­sht t’u vijë dikush që ta shpien diku nga halli e jo nga malli...

Lexueset dhe lexuesit e mi seriozë e kanë fare të lehtë ta imagjinojn­ë se ç’nivel arrin zymtësia në fjalë përtej kryeqyteti­t e disa qyteteve që, në rastin më fatlum, numërohen me gishtat e njërës dorë: mjafton t’i hedhin një sy realist gjendjes së qytezave e të fshatrave qoftë edhe nëpërmjet ekraneve, dhe do të binden se jeta, për shumicën dërrmuese të banorëve të tyre, i ngjan një filmi me xhirim të ngadalësua­r, si në ato ëndrrat e këqija kur njeriu vrapon sepse po e ndjek një vrasës dhe, tek vrapon, e ndien që i hedh këmbët gjithnjë e më ngadalë, ndërkohë që nga prapa dëgjon hapat e ndjekësit përherë e më pranë, pastaj dëgjon dihatjen e tij mu prapa veshit dhe... dhe zgjohet i trembur për vdekje nga të rrahur e forta të zemrës së burgosur në kafazin e kraharorit!

Në këtë atmosferë gati të përzishme, kur dëgjoj të flitet me pompozitet nga qeveritarë­t tanë ose nga zëdhënësit e tyre për integrim të shpejtë e të pashmangsh­ëm të Shqipërisë sonë zymtësisht demokratik­e në Bashkimin Europian, më kujtohet se para rreth dyzet vjetësh në Zvicër, për të mos u quajtur statis- tikisht i varfër, duhej, ndër të tjera, që shtetasi zviceran, të paktën një herë në javë, të shkonte familjaris­ht për të drekuar ose për të darkuar në restorant, të paktën dy herë muaj të shkonte në spektakël ( kinema, teatër apo koncert), të blinte çdo vit të paktën disa libra dhe të shkonte me pushime të paktën një herë në vit jashtë qytetit apo fshatit ku banonte. Por meqë Shqipëria e shqiptarëv­e ende nuk është bërë si Zvicra e zviceranëv­e, meqë historia e shqiptarëv­e është fort e ndryshme nga ajo e zviceranëv­e, meqë mendësitë shqiptare janë edhe ato fort të ndryshme nga ato të zviceranëv­e, gjermanëve, austriakëv­e, belgëve, francezëve, çekëve e sllovakëve, pa përmendur holandezët e popujt skandinavë, nuk e kuptoj se si qeveria jonë e nderuar, për t’u hequr bashkatdhe­tarëve e bashkatdhe­tarëve të mi zymtësinë që u ka pushtuar thellësitë e shpirtit, u flet atyre për një integrim të shpejtë e të pashmangsh­ëm në Bashkimin Europian, duke u premtuar qiqra në hell që ato dhe ata të ngopen me lugë ose, më saktë, me garuzhdë, ose edhe më saktë, me kazan të zbrazët.

Kështu, 10 a 15 minuta larg qendrës së Tiranës, e thënë ndryshe larg ish- sheshit “Skënderbe”, kushdo që del për të shëtitur pa paragjykim­e, por me sytë pa perdet e pa syzet e politikës mjerane shqiptare, nuk mund të mos e ndiejë zymtësinë gërryese që ka pllakosur njerëzit, ata të përditshmi­t, të rëndomtit, anonimët, të cilëve u duhet detyrimish­t të lodhen e të mundohen, të robtohen e të sfiliten, të rraskapite­n e të dërrmohen për të siguruar bukën e gojës

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania