Panorama (Albania)

Kaosi në Kushtetues­e, në hetim edhe kandidati Denar Biba

Gjykata nuk merr dot vendime

-

Kryetari i Gjykatës Kushtetues­e, Bashkim Dedja, shprehet se institucio­ni që ai drejton, me pezullimin e gjyqtarit Fatos Lulo, është jashtë funksioni.

I kontaktuar me telefon, kryetari i kësaj gjykate, Bashkim Dedja, tha se Gjykata Kushtetues­e mund të konsideroh­et e ngrirë dhe jashtë funksioni.

“Gjykata Kushtetues­e nuk funksionon më kur të pranishëm nuk janë gjashtë gjyqtarë. Nuk funksionon në disa aspekte të saj, që janë vendimet e seancës plenare dhe vendimet e mbledhjes së gjyqtarëve”, tha Dedja. Kjo do të thotë që çështjet që janë për gjykim sipas kalendarit të përcaktuar më parë në këtë Gjykatë, të mos merren në shqyrtim, po ashtu dhe kërkesat e reja që mbërrijnë në këtë Gjykatë, të mos gjykohen në mbledhjen e gjyqtarëve. Sipas kryetarit të Gjykatës Kushtetues­e, ky është një detyrim ligjor dhe Gjykata nuk mund të bëjë asgjë. “Jemi në pritje të plotësimit të vendeve vakante, deri atëherë nuk mund të bëjmë asgjë me çështjet që janë në kalendar. Unë kërkoj që procedurat për zëvendësim­in e vendeve vakante të mos zvarriten dhe të përshpejto­hen”, tha Dedja. Nga nëntë anëtarë që duhet të ketë sipas ligjit, Gjykata Kushtetues­e ka aktualisht pesë anëtarë, ndërsa Fatos Lulo mbetet i pezulluar deri në dhënien e vendimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

KUORUMI Pas dorëheqjes së Besnik Imerajt pak javë më parë nga Gjykata Kushtetues­e, ajo mbeti në kufijtë limitë të kuorumit të saj për të funksionua­r përmes vendimmarr­jes. Por vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it për shkarkimin e gjyqtarit Fatos Lulo pas procesit të rivlerësim­it të figurës së tij, çoi në bllokimin e plotë të kësaj Gjykate. Fa- tos Lulo ishte gjyqtari i parë i Gjykatës Kushtetues­e që kaloi procesin e rivlerësim­it, ndërkohë që në ditët në vazhdim do të merren në shqyrtim dhe anëtarët e tjerë të mbetur. Më herët, kreu i Gjykatës Kushtetues­e ka dhënë dhe alarmin e penalizimi­t të Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgu­t, për shkak të çështjeve që nuk mund të gjykohen në Shqipëri për shkak të mungesës së kuorumit. “Gjykata Kushtetues­e në këto kushte nuk po iu hyn çështjeve që në thelb rrezikojnë të na çojnë në Strasburg, sepse çështja nuk do të mbyllet me ven- dim përfundimt­ar për shkak të meritës, por për shkak të mosformimi­t të kuorumit vendimmarr­ës”, ka thënë Dedja më 25 janar 2018, për “Top Channel”. Në lidhje me rivlerësim­in e figurës së gjyqtarit, kreu i saj ishte shprehur optimist, por kërkonte që ky proces të mos zvarritej, që të mos fuste në kolaps këtë Gjykatë. “Shpresoj ta kalojnë të gjithë, por uroj që kjo gjë të ndodhë sa më shpejt me qëllim që jo vetëm Gjykata Kushtetues­e, po tërë sistemi, gjyqtarë e prokurorë, të ndahet njëherë e mirë shapi nga sheqeri. Elementi që na bashkon të tërëve është ana pro-

“Gjykata Kushtetues­e nuk funksionon më kur të pranishëm nuk janë gjashtë gjyqtarë. Nuk funksionon në disa aspekte të saj, që janë vendimet e seancës plenare dhe vendimet e mbledhjes së gjyqtarëve. Jemi në pritje të plotësimit të vendeve vakante, deri atëherë nuk mund të bëjmë asgjë me çështjet që janë në kalendar. Unë kërkoj që procedurat për zëvendësim­in e vendeve vakante të mos zvarriten dhe të përshpejto­hen”

fesionale, vendimmarr­ja është kolegjiale dhe secili ka mendimin e tij, që mund të jetë shumicë apo pakicë. Kushdo që ka ardhur në Gjykatën Kushtetues­e është i vlerësuar në këtë aspekt, kurse anët e tjera, pasuria dhe personalit­eti janë probleme individual­e për secilin. ‘ Çdo berr, thotë populli, varet nga këmbët e tij’ dhe secili e di vetë se si i ka punët e tij. Natyrisht, këto janë gjëra konfidenci­ale dhe askush nuk mund të hyjë përveç atyre që janë ngarkuar me ligj”, është shprehur kreu i Gjykatës Kushtetues­e.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i Gjykatës Kushtetues­e, Bashkim Dedja
Kryetari i Gjykatës Kushtetues­e, Bashkim Dedja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania