Panorama (Albania)

Lufta në Fier, si i gjurmonin grabitësit familjet me para

Përmes SMS- vë në telefonin e Arben Muçës, hetuesit kanë rënë në gjurmët e personit që i ka orientuar për grabitjen e çiftit

- FIER/

Autorët që tentuan të vidhnin me armë banesën e Minella Muçit në orët e para të mëngjesit të 23 marsit në Fier, dyshohet se janë autorë të një sërë grabitjesh në territorin e Shqipërisë.

Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, i cili mbeti i vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, Arben Muça, 33 vjeç, i plagosur dhe dy të arratisuri­t, Ardi Muça dhe kunati i tij, dyshohet se kanë kryer një numër të madh grabitjes. Nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e tentativë për grabitjen e çiftit Minella dhe Elsa Muçi në lagjen “29 Nëntori” në Fier, mësohet se grupi i të rinjve kryente grabitje pasi më parë siguronte informacio­n për familje që mbanin shuma të konsiderue­shme parash në banesë. Për familjen Muçi, këta të fundit dyshohet se kanë pasur një bashkëpunë­tor nga qyteti i Fierit, që i ka dhënë detaje se djali i tyre emigrant në Meksikë ka kryer kohët e fundit transfertë parash për në Shqipëri dhe se bëhej fjalë për shumë të konsiderue­shme. Nisur nga kjo, nisën plani për grabitjen e çiftit të të moshuarve. Sipas hetuesve, 33- vjeçari i plagosur me origjinë nga Puka dhe banim në Durrës, ishte organizato­ri që planifikon­te gjithçka. Ndërsa, viktima Xhuljan Sollaku, nga Elbasani, ishte eksperti që kryente hapjen e dyerve. “Grupi hetimor ka dyshime se ata bashkëpuno­nin me banorë të qyteteve ku kryenin vjedhjen. Për rastin e grabitjes së banesës të familjes Muçi, dyshohet se një nga bashkëpunë­torët është nga Fieri dhe i ka dhënë informacio­n grupit se në këtë banesë mund të ketë vlera të konsiderue­shme të hollash”, kanë sqaruar burime nga Policia e Fierit, duke shtuar se prej kohësh autorët e tentativë për grabitje kanë mbajtur në vëzhgim familjen në fjalë. Por, nga verifikime­t ka rezultuar se në banesë nuk ka pasur sende me vlerë apo shuma të mëdha parash, pasi Minella Muçi jetonte vetëm me paratë që punonte si shofer. Nga verifikimi i Së kaluarës së dy prej grabitësve, Xhuljano Sollaku, që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë dhe Arben Muça, i cili u plagos, është konstatuar se ata kanë bashkëpunu­ar prej vitesh në aktivitete të dyshimta. Gjithashtu, mësohet se është konkluduar paraprakis­ht se ata janë anëtarë të një grupi që dyshohet se ka kryer vjedhje me armë e vepra të tjera penale edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Policia e Fierit po bashkëpuno­n më atë të Durrësit dhe të Elbasanit për të gjetur të tjera raste që autorët mund të kenë kryer.

TELEFONI Një prej sendeve të sekuestrua­ra në vendin e ngjarjes është telefoni i të pla- gosurit Arben Muça. Policia po merr në pyetje të njohur dhe numra kontaktesh që janë gjetur në telefonin e 33vjeçarit. Gjithashtu me anë të telefonit, grupi hetimor bën të ditur se ka rënë në gjurmë të një personi, nga i cili grupi merrte informacio­n mbi familjet që kanë fëmijë në emigracion apo që mbajnë shuma të konsiderue­shme parash në banesë. Hetuesit dyshojnë se ky grup, pas kësaj vjedhjeje, kishte piketuar dhe dy familje të tjera që kanë fëmijët në emigracion. Dyshohet se ky informacio­n ka dalë nëpërmjet mesazheve të gjetura mes të pla- gosurit dhe anëtarëve të tjerë të grupit. Ndërkohë, vetë 33vjeçari me banim në Durrës dhe origjinë nga Puka, nuk ka pranuar që të bashkëpuno­jë me Policinë në përpjekjen e parë të oficerëve për ta marrë në pyetje. Babai i tre fëmijëve mbeti i plagosur rëndë nga shkëmbimi i zjarrit me Policinë dhe pasi u dërgua në Spitalin Rajonal të Fierit, i është nënshtruar një operacioni kirurgjik. Nga mjekët mësohet se një plumb e ka prekur në organet jetësore, çka pritet që në ditët në vijim mjekët të japin një përgjigje rreth gjendjes së tij shëndetëso­re.

 ??  ?? Ardi Muça ( në kërkim)
Ardi Muça ( në kërkim)
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania