Panorama (Albania)

Vetëm llogaridhë­nia e transparen­ca kthejnë besimin e qytetarëve

- BUJAR LESKAJ

Nëharkun kohor të më pak se dy muajve ( shkurtmars 2018), tri burime prestigjio­ze dhe të besueshme ndërkombët­are kanë...

Dje, është ndarë nga jeta, gazetari, poe- ti, studiuesi e publicisti i njohur Irfan Bregu, njeriu i mirë që dinte të punonte për të tjerët, duke fituar dashurinë e respektin e tyre. E, ne e kemi për detyrë të kujtojmë e të nderojmë njerëz të tillë..

Dr. Irfan Bregu lindi në qytetin e Vlorës më 14 prill 1937.

Në vendlindje kreu shkollën 7- vjeçare dhe të mesme, ndërsa studimet e larta në Fakultetin Histori- Filologji të Universite­tit të Tiranës ( dega Gjuhë- Letërsi shqipe). Ka kryer edhe kursin e lartë për filozofi. Nga viti 1994 mban gradën “Doktor i Shkencave”. Pasi shërbeu për një kohë të shkurtër në arsim, hyri në gazetari, fillimisht si redaktor i gazetës “Zëri i Vlorës” ( 1967197O), korrespond­ent i “Zërit të Popullit” për rrethet Vlorë e Fier ( 1973- 1976), korrespond­ent i “Zërit të Popullit” në Republikën Popullore të Kinës në ( 1976- 1979) dhe redaktor i kësaj gazete në Tiranë ( 19791983). Pas një ndërprerje­je, u emërua redaktor në shtëpinë botuese të “Librit Shkollor” ( 1983- 1993). U rikthye përsëri në fushën e dashur për të, në gazetari. U emërua redaktor në të përkohshme­n “Demokracia” ( 19931996). Ndërkohë, ka bashkëpunu­ar me shtypin e kohës, si gazetën “Bashkimi”, “Zëri i Rinis”, “Drita”, “RD”, “Ballkan”, si dhe me “Revista pedagogjik­e”. Ka praktikuar lëmin e shkrimeve publicisti­ke, artikuj problemorë, informativ­ë, reportazhe e shkrime me karakter letraro- artistikë.

Irfan Bregu, krahas publicisti­kës është marrë edhe me krijimtari letrare. Krijimtari­a e tij në poezi e në prozë zë një vend të veçantë e të merituar. I. Bregu është autor i më shumë se 2O veprave letrare, që kanë në themel të tyre atdhetariz­min, dashurinë për vendlindje­n e njerëzit e saj. Në to dal- lohet lirizmi dhe epizmi skalitur në karakteret e figurave letrare, që i bëjnë lexuesit kureshtarë të jetojnë me to e t’i dashurojnë. Veprat e tij të shumta janë të dashura për lexuesit. E filloi me librin me poezi “Bisedë me pushkën” ( 1964) dhe në vitet e ardhshme edhe “No pasaran”, “Në këmbë e në këngë”, me librat madhore si “Betlehemi i lirisë”, ( poezi 1997), “Liria erdhi vonë” ( Tri libra për Kosovën), 2OO2 e deri te “Gjaku ynë”... Irfan Bregu pas një pune shumëvjeça­re, është autor i një fjalori ( social- kulturor- artistik) prej disa vëllimesh.

Si personalit­et i mirënjohur publik e si një nga krijuesit me kontribute të shumta për vendin në fushën e letrave, kohët e fundit, Këshilli Bashkiak i Vlorës i akordoi profesor doktor Irfan Bregut titullin e lartë “Qytetar nderi i Vlorës”.

Ndarja nga jeta e Irfan Bregut, më 24 mars të këtij viti, e këtij njeriu të mirë e të dashur për të gjithë ata që e njohën e punuan me të, është një humbje e madhe për familjen, shokët e miqtë e tij, si dhe për fushën e letrave.

Irfan Bregu, krahas publicisti­kës është marrë edhe me krijimtari letrare. Krijimtari­a e tij në poezi e në prozë zë një vend të veçantë e të merituar. I. Bregu është autor i më shumë se 2O veprave letrare, që kanë në themel të tyre atdhetariz­min, dashurinë për vendlindje­n e njerëzit e saj. Në to dallohet lirizmi dhe epizmi skalitur në karakteret e figurave letrare, që i bëjnë lexuesit kureshtarë të jetojnë me to e t’i dashurojnë

 ??  ??
 ??  ?? Irfan Bregu
Irfan Bregu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania