Panorama (Albania)

Ceka: Pse jam kundër rikthimit të Berishës

Rrëfimi për dorëheqjen në dhjetor 1991 nga fuksionet në PD: Kërkesa për arrestimin e Nexhmije Hoxhës, jo detyrë e PD- së

- TIRANË

Neritan Ceka ka rrëfyer arsyet përse dha dorëheqjen nga funksionet e tij si nënkryetar­i i PD- së dhe kryetari i Grupit Parlamenta­r në dhjetor të vitit 1991. Në një intervistë për “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në “News 24”, ish- themeluesi i PD- së sqaron motivet që e shtynë të dilte kundër vendimit të Berishës për të dalë nga qeveria e stabilitet­it dhe për të prishur marrëveshj­en me PS.

Sipas Cekës, vendimi i marrë nga Berisha dhe disa deputetë që nuk ishin pjesë e kryesisë së PD- së nuk kishte lidhje me mandatin që qeveria e stabilitet­it kishte marrë. Sipas ish- themeluesi­t të PD- së, Berisha kërkonte arrestimin e Nexhmije Hoxhës, duke kërkuar që të merrte rolin e gjyqësorit njësoj si Partia e Punës. Megjithatë, ish- kreu i PAD, Neritan Ceka, thekson se vendimi për të dhënë dorëheqjen në zyrën e Ramiz Alisë nuk ishte një vendim i mirë politik dhe të cilin e konsideron të gabuar.

PD, më 22 mars 1992, fitoi me votë 2/ 3 e Parlamenti­t. Si e kujtoni ju atë ditë?

Unë nuk kamë shumë lidhje me atë fitore. E kam ndjekur si qytetar, pasi isha larguar nga PD në dhjetor 1991. Ishte një plebishit, jo thjesht fitore e një partie apo një individi. Ishte një ngjarje e madhe, por një datë e harruar. Kjo, sepse ishin zgjedhjet e marsit të vitit 1991, ku pavarësish­t se PD nuk fitoi, ato u përjetuan si një kthesë e mirëfilltë e sistemit.

Ju nuk donit të dilnit nga qeveria e stabilitet­it, prandaj edhe dhatë dorëheqjen? Si e gjykoni atë vendim për të dhënë dorëheqjen, pikërisht në zyrën e Presidenti­t Ramiz Alia?

Natyrisht ishte pjesë e epikës së kohës. Ne nuk ishim futur si profesioni­st në politikë, pothuajse gjithë udhëheqja e PD- së vinte nga universite­ti bashkë me studentët. Ne e konsideron­im pjesëmarrj­en në politikë si të përkohshme deri në momentin, që me të vërtetë do të vinte koha që do të qëndronin në politikë, ata që e konsideron­in politikën si profesion, jo si detyrim patriotik dhe intelektua­l të çastit. Kështu, në momentin që unë pashë momentin e kësaj thyerjeje të politikës ndërmjet sigurimit të pushtetit personal kundër interesave të vendit dhe të popullit, siç ishte largimi i PD nga qeveria e stabilitet­it. Ajo ishte një qeveri e cila kishte marrë mbështetje edhe të aleatëve të SHBA dhe që ishte zotuar për të bërë tranzicion­in drejt zgjedhjeve të lira dhe përfundimt­are. Në atë kohë zgjedhjet ishin vendosur të realizohes­hin në shkurt të vitit 1992 dhe kur PD u tërhoq nga ky mision, unë dhashë dorëheqjen, sepse kuptova se misioni im kishte mbaruar.

Akuza që u bë në atë kohë për ju, ishte se po bënit lojën e Ramiz Alisë?

Kjo natyrisht ishte një akuzë qesharake. Nëse do të kisha bërë lojën e Ramiz Alisë, unë nuk do ta bëja në zyrën e tij, me regjisor përballë. Ishte një akt më tepër epik sesa politik. Me përvojën e mëpasshme kur u involvova tamam në politikë si president i Aleancës Demokratik­e, do ta konsideroj­a si një akt jo profesioni­st.

Pse e quanit gabim të madh të PD- së daljen nga qeveria e stabilitet­it? Një nga katër kushtet e vendosura nga PD ishte edhe arrestimi i Nexhmije Hoxhës.

Sepse kushtet e vendosura nga PD nuk kishin të bënin fare me qeverisjen. Arrestimi nuk ishte detyrë e PD- së. Ne ishim një parti që kishim dalë me një platformë politike, që i ndante pushtetet. Pushteti juridik ishte i ndarë nga pushteti ekzekutiv. Nuk ishte detyrë e PD- së, si në kohën e Partisë së Punës të jepte urdhra arrestimi. Kjo natyrisht kishte të bënte me kontratën që kishte bërë me PS- në dhe në kontratë nuk ishin përfshirë artikuj të tillë. Kjo ishte arsyeja kryesore që unë dhashë dorëheqjen. Unë pashë një parti që pak nga pak po kthehej në brazdën e Partisë së Punës. Përgjegjës­inë për këtë e kishte natyrisht lideri, pasi nuk ishte pjesë e establishm­entit që formonte PD- në, ku një pjesë e madhe ishin tërësisht liberal- demokratë si Preç Zogaj, Arben Imami, Gramoz Pashko etj,. Të gjithë këto figura ishin kundër daljes nga qeveria.

PD në vitin 1992 fitoi e vetme. Përse vendosi të qeverisë me Gjinushin dhe Godon?

Po natyrisht që ishte një fasadë. Sepse as Gjinushi dhe as Godo nuk kishin asnjë rol në qeverisjen e re. Kjo ishte më shumë fasadë se ajo që ndodhi në vitin 1997- n, ku PS fitoi në mënyrë dërrmuese dhe bëri koalicion më real me Aleancën Demokratik­e, Partinë Social Demokrate.

Çfarë shikoni që nuk shkon sot me Partinë Demokratik­e?

Mënyra e ndërtimit të Partisë Demokratik­e që në fillim mendoj se ka qenë e gabuar. Kur u krijua, ishte një parti me vullnetarë, e përkushtua­r, një parti shumë patriotike. Por nga 22 marsi, u kthye dhe është një parti- shtet, njësoj si edhe partitë e tjera. Por PS është në esencën e saj të jetë një parti shtet, s’mund të jetë ndryshe. Partitë e majta, në përgjithës­i, janë parti shtet. Ndërtohen mbi aspiratat e punës, familjeve të cilat kanë qenë në pushtet. PD duhet të ishte një parti e hapur. Duhet të ishte një parti, e cila furnizohej vazhdimish­t me përkushtim dhe profesiona­lizëm. Nuk duhet të pranohen në PD apo të promovohen 20-

Mënyra e ndërtimit të PD, që në fillim mendoj se ka qenë e gabuar. Kur u krijua, ishte një parti me vullnetarë, e përkushtua­r, një parti shumë patriotike. Por nga 22 marsi, u kthye dhe është një parti- shtet

vjeçarë. Nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Aventura të tilla vetëm në Shqipëri janë bërë dhe i ka bërë vetëm PD. Një pastrim i vazhdueshë­m i intelektua­lëve të saj. Është një parti staliniste, në kuptimin e purifikimi­t, që i ka bërë radhëve të saj që nga krijimi. Ka përjashtua­r njerëz, ka nxjerrë jashtë partisë të tjerë. Për PS- në është në natyrën e saj ta bëjë këtë gjë, edhe pranohet nga elektorati, por PD duhet të ishte një parti që të kishte vazhdimish­t frymëzimin që vjen nga ndryshimi.

 ??  ?? Ish- themeluesi i PD- së, Neritan Ceka
Ish- themeluesi i PD- së, Neritan Ceka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania