Panorama (Albania)

Patozi: Edi Rama, komprometo­n Reformën në Drejtësi

-

Ish- deputeti demokrat Astrit Patozi akuzoi Kryeminist­rin Rama se është ai që komprometo­n Reformën në Drejtësi dhe vetingun. Sipas Patozit, vetingu nuk është sukses i Edi Ramës, por i gjithë Parlamenti­t që e votoi. “Nëse Reforma në Drejtësi e ka një kundërshta­r serioz në Shqipëri, ai është kryeveting­uesi, kryereform­atori, kryparlame­ntari, kryeprokur­ori, kryegjykat­ësi, kryeredakt­ori i përgjithsh­ëm i mediave dhe kryearkite­kti, jo vetëm i fitoreve tona, por edhe i godinave, rrugëve dhe shesheve të vendit, i cili, rastësisht, ka qëlluar të jetë edhe Kryeminist­ër. Edi Rama, pra, dora vetë. A mund të më thotë dikush se çfarë pune ka ky tipi, që duartroket dhe mburret për suksese, që edhe nëse janë të tilla, nuk janë fare të tijat?”, shkruan Patozi në “Facebook”, duke iu referuar një statusi të Edi Ramës dy ditë më parë, ku shprehej entuziast për shkarkimin e anëtarit të Gjykatën Kushtetues­e Fatos Lulo nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it. Sipas Patozit, Kryeminist­ri është votuar për të bërë punë të tjera dhe jo të marrë meritat e vetingut. “Dje ishte në ekstazë për shkarkimin e një gjykatësi të Kushtetues­es, a thua se e kishte ndjekur prej vitesh dhe gjetur vetë në shkelje.

Ndërkohë që shqiptarët e kanë votuar dhe e paguajnë që të merret me punë të tjera, të cilat, pa asnjë dyshim, ka 5 vjet që i katranos. Dhe pyetja është, çfarë të drejte ka ky zotëria që të krenohet e të shesë shtrenjtë apo lirë rezultatet e një reforme të rëndësishm­e, për të cilën kemi qenë dakord të gjithë?”, pyet ish- deputeti demokrat. Sipas tij, miratimi i Reformës në Drejtësi dhe vetingut nuk ishte vepër e Ramës, por e gjithë Parlamenti­t, dhe atij vetë, si deputet i tij. “Unë dhe Edi Rama kemi pasur secili nga një votë si mundësi për të shprehur mbështetje­n tonë ndaj vetingut, pavarësish­t pozicionev­e politike, që kemi pasur atëherë apo kemi aktualisht. Ndaj, nëse unë kam zgjedhur që të ndjek me vëmendje dhe të pres me durim ndonjë rezultat pozitiv të Reformës në Drejtësi, e përçmoj stilin imponues dhe triumfalis­t të Kryeminist­rit, i cili me padurimin dhe mospërmbaj­tjen e tij, është realisht argumenti më i mirë i rezervave, jo vetëm të opozitës, për atë që po ndodh sot me sistemin gjyqësor në Shqipëri”, përfundon statusin e tij Patozi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania