Panorama (Albania)

Kandidon për Kushtetues­en, Biba nën hetim për tenderin

Agjencia e Prokurimev­e, dyshime për prokurimin 60 milionë lekë

-

Nënkryetar­i i KQZ- së dhe kandidati për në Gjykatën Kushtetues­e, Denar Biba, është vënë nën hetim administra­tiv nga Agjencia e Prokurimev­e Publike.

Hetimi i nisur ndaj Denar Bibës lidhet me një tender me vlerë rreth 60 milionë lekë për blerjen e materialev­e zgjedhore, në kohën kur ai drejtonte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Përmes një shkrese drejtuar KQZ- së, Agjencia e Prokurimev­e Publike kërkon informacio­n të thelluar për procedurën e prokurimit dhe dokumentac­ionin e plotë të të gjithë ofertuesve. Sipas të dhënave të paraqitura në kërkesën e APP- së, kontrata mes kreut të KQZ- së, Denar Biba dhe kompanisë fituese është lidhur më datë 12 prill 2017. Kompania fituese e këtij tenderi ka ofruar për KQZ- në, dhoma të fshehta dhe kuti kartoni, PV me letër kimike, zarfe sigurie, prodhim i tabelave të rezultatev­e, manuale trajnimi, si dhe prodhim dhe afishim i materialev­e promociona­le për zgjedhjet 2017. Në kërkesën e saj drejtuar KQZsë, Agjencia e Prokurimev­e Publike nuk bën të ditur arsyet e nisjes së këtij hetimi ndaj Bibës, por besohet se pakënaqësi­të e shprehura nga pjesëmarrë­sit e tjerë në këtë tender të kenë nxitur fillimin e kësaj çështjeje. APP ka paralajmër­uar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që brenda shtatë ditëve t’i dorëzojë dokumentac­ionet e kërkuara, pasi në të kundërt do të përballet me ligjin.

KANDIDIMI Emri i Denar Bibës është në listën e gjatë të kandidatëv­e për në Gjykatën Kushtetues­e. Nënkryetar­i i KQZ- së ka shprehur interes për të zënë një nga dy vendet bosh në Kushtetues­e bashkë me juristë dhe përfaqësue­s të fushës së drejtësisë. Përmes një vendimi, Kuvendi hapi procedurën për anëtar të Gjykatës Kushtetues­e për zëvendësim­in e gjyqtarit Vladimir Kristo dhe një vendi të ngelur vakant, pas largimit të gjykatësit Sokol Berberi. Nënkryetar­i i KQZ- së, Denar Biba, është njëri prej 20 kandidatëv­e për këtë pozicion. Lista me 38 kandidatë pritet të shqyrtohet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe më pas do t’i kalohet Kuvendit të Shqipërisë për votim. Gjykata Kushtetues­e është futur në ngërç pas shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it të gjyqtarit Fatos Lulo. Nga 9 anëtarë që ka kjo gjykatë, aktualisht janë vetëm 4 anëtarë, duke bërë të pamundur çdolloj vendimmarr­je.

 ??  ?? GJYKATA KUSHTETUES­E
GJYKATA KUSHTETUES­E
 ??  ?? Nënkryetar­i i KQZ, Denar Biba
Nënkryetar­i i KQZ, Denar Biba

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania