Panorama (Albania)

“Gjykata Kushtetues­e pushoi së ekzistuari”

Deputeti i PD, Bylykbashi: Kjo, falë vetingut të Edi Ramës

-

Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD- së, Oerd Bylykbashi, ka akuzuar Kryeminist­rin Rama se ka vendosur të gjitha gjykatat nën kontrollin e tij, duke kërcënuar gjyqtarët me procesin e vetingut. Në një reagim pas shkarkimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetues­e, Fatos Lulo, deputeti demokrat thekson se kjo gjykatë pushoi së ekzistuari falë vetingut të Kryeminist­rit. “Kryeminist­ri e ka kthyer Parlamenti­n në një vulë të njomë të Qeverisë. Vulos çfarë i sjell qeveria. Pra, ka rënë si pushtet që kontrollon teprimet e qeverisë. Tashmë, sistem gjyqësor nuk ka më. Gjykata e Lartë ka vetëm 8 anëtarëý, më pak se gjysma e anëtarëve. Gjykatat e niveleve më poshtë janë nën presionin e vetingut të Ramës. Goditja e fundit u bë dje. Gjykata Kushtetues­e pushoi de facto së ekzistuari, falë vetingut të Ramës. Nuk dihet për sa kohë. Ka vetëm 4 anëtarë me mandat të rregullt nga 9 që është totali. ýÇdo shtetas që kërkon të gjejë të drejtën e tij kushtetues­e, nuk mundet më. Madje, është e kotë të trokasë në dyert e Gjykatës Kushtetues­e. Aty nuk përgjigjet më askush”, sqaron Bylykbashi. Nënkryetar­i i Komisionit të Ligjeve kujton se Rama, përmes një vendimi qeverie, ka pezullu- ar regjistrim­in e titujve të pronësisë, vendim i cili, sipas tij, është jo vetëm i paligjshëm, por edhe antikushte­tues. Ajo që e bën akoma më të rëndë këtë vendim, sipas Bylykbashi­t, është fakti që vendimin nuk e çon dot as në Gjykatën Kushtetues­e, pasi ajo ka pushuar së ekzistuari. “Kryeminist­ri qeveris me VKM. Sapo ka nxjerrë një vendim që pezullon regjistrim­in e titujve. Të pronësisë në ZRPP. Kjo është antikushte­tuese, përveçse e paligjshme. Një e drejtë e dhënë me ligj nuk pezullohet dot nga një vendim qeverie. Gjykata e Lartë në 2010- n është shprehur me vendim unifikues se titulli i pronësisë është i vlefshëm edhe kur është i paregjistr­uar, por nuk bëhet dot transaksio­n. Pra, me VKM cenohet edhe e drejta e disponimit të pronës së ligjshme që rregullohe­t nga Kodi Civil, një ligj që rri shumë më lart se VKM. Dhe e gjithë kjo po bëhet për të krijuar fondin e tokës në bregdet që qeveria po ua merr pronarëve, sidomos atyre që presin me vite që t’u njihet pronaý, e t’ua japë oligarkëve për të bërë hotele duke ia dhënë truallin me çmim të lirë shtetëror, sepse oligarkët nuk duan t’i paguajnë çmimin e tregut pronarëve. Po ku ta kërkosh të drejtën përballë qeverisë? Gjykatat kanë rënë si pushtet që kontrollon teprimet e qeverisë. Parlamenti është kukull. Ka vetëm veting. Vetingu është bërë si Fronti Demokratik dhe gjyqet e vetingut duken si gjyqet publike komuniste të 1945- s te kinema “17 Nëntori”. Se mos guxon njeri dhe e kundërshto­n ideologjin­ë e re, vetingun, se shpallet armik! Por gjykatat e vetingut nuk zgjidhin padrejtësi­të me pronat, tatimet, doganat apo Policinë, as janë Gjykatë Kushtetues­e. Dhe mos harroni: asnjë nga gjyqtarët e vetingut nuk e ka kaluar vetingun vetë”, deklaron Bylykbashi.

 ??  ?? Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD, Oerd Bylykbashi
Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD, Oerd Bylykbashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania