Panorama (Albania)

SALIANJI: HYSENI TË HETOHET PËR GRABITJE PRONASH

- ARISTIR LUMEZI

Deputeti socialist Alket Hyseni hodhi poshtë dje akuzat në adresë të tij në lidhje me përvetësim­in e një prone në Dhërmi me dokumente të falsifikua­ra.

Përmes një statusi në “Facebook”, Hyseni sqaroi se nuk ka pasur lidhje me asnjë nga familjarët e zonjës Bua, që e akuzon atë. “Nuk e njoh as zonjën dhe asnjë nga familja apo fisi i saj ( të paktën në dijeninë time), me të cilët mësova se është në konflikt familjar prej shumë vitesh. Kam shkëmbyer disa apartament­e, njësi dhe garazhe të fituara para vitit 2010 nga të ardhura të ligjshme dhe të deklaruara, me një sipërfaqe toke bujqësore, të cilën e kam shitur vitin e kaluar”, shkruan Hyseni në statusin e tij. Ai shprehet se shkëmbimin e kësaj toke bujqësore e ka bërë me një person të tretë dhe jo familjar të familjes Bua. “Toka bujqësore është fituar nga një AMTP( tapi) në emër të kunatit të zonjës që akuzon, e marrë para dhjetëra vitesh dhe e regjistrua­r me vendim gjykate. Është transferua­r me kontratë noteriale para disa viteve te një person i tretë, përpara se të kalonte në pronësinë time të përkohshme. Nuk e njoh fare përfituesi­n fillestar të kësaj prone ( kunati i zonjës Bua).

Ndërkohë zonja nuk ka përfituar sipërfaqe toke, pasi nuk ka qenë banore e fshatit Dhërmi në vitin 1991 dhe nuk i takon sipas ligjit”, shkruan deputeti socialist i Sarandës. Ai tregon dhe konfliktin ligjor që ka zonja Bua me familjarët e saj. “Nëna e bashkëshor­tit të zonjës, Athina Bua, ka përfituar tokë bujqësore si banore e fshatit nëpërmjet një AMTP tjetër që s’ka lidhje me të kunatit. Janë regjistrua­r me vendim gjyqësor në kohën e qeverisjes së PD- së ku përcaktohe­t qartë se janë parcela të ndryshme. Për këtë sipërfaqe të AMTPsë së dytë ka lindur konflikti familjar pas vdekjes së nënës së tyre, lidhur me trashëgimi­në testamenta­re. Zonja Irini Bua dhe bashkëshor­ti i saj, rezultojnë se i kanë humbur disa beteja gjyqësore dhe kanë bërë disa kallëzime penale në vite ndaj shumë personave dhe institucio­neve, madje edhe ndaj meje, por që janë pushuar si të pabazuara. Nuk përbën interes për mua Partia Demokratik­e, përmes deputetit Ervin Salianji, kërkon të merret në hetim parlamenta­ri socialist Alket Hyseni për akuzën “e rëndë të grabitjes së 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi”. “Vetë Alket Hyseni, i besuari i Edi Ramës për të verifikuar tjetërsimi­n e pronave në bregun e Jugut nga viti 2014 deri në vitin 2016, nuk ka dhënë asnjë shpjegim sesi u bë pronar i një prone, transaksio­ni për të cilën ishte ndaluar me vendim nga Gjykata e Vlorës. Alket Hyseni duhet t’i përgjigjet pyetjes sesi ia doli të bëjë kaq shumë pasuri në një kohë kaq të shkurtër. Rasti i grabitjes së pronave nga peshku i madh Alket Hyseni, me dijeni të Edi Ramës, është treguesi më i qartë i përdorimit të dy standardev­e nga Kryeminist­ri që bërtet për drejtësi. Njësoj si në diktaturën e Napoleonit te “Ferma e Kafshëve” të George Orwell, Edi Rama ka vendosur të zbatojë rregullin e ri se “të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë edhe më të barabarta”. Këtë rregull ai e zbatoi për Saimir Tahirin, për të cilin po bën gjithçka të mbyllë hetimet. Këtë rregull po zbaton edhe për Alket Hysenin”, deklaroi Salianji. kush fiton në konfliktin e familjes Bua, por fakti është që s’ka asnjë lidhje me mua. Toka e pretenduar nga zonja akuzuese rezulton akoma e bllokuar në hipotekë si pasojë e një procesi të ri gjyqësor mes tyre dhe nuk është transferua­r asnjëherë”, sqaron deputeti socialist. Ai i bën thirrje zonjës që e ka akuzuar që të mos përdoret politikish­t nga opozita. “Ftoj zonjën të mos bëhet instrument për konsum politik dite, me synim baltosjeje dhe shmangieje të vëmendjes nga problemet e rënda të opozitës që lidhen me financimet me para të pista dhe të dyshimta nga oligarkë rusë, konfliktet dhe shterpësia e ideve”, shkruan Hyseni në llogarinë e tij në “Facebook”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania