Panorama (Albania)

Parkimet me pagesë, shtohen tetë rrugë të reja

Segmentet rrugore që i shtohen zonës A e B, sa do paguhet për to

-

Pamundësia për të parkuar në rrugët kryesore që janë në proces për t’u kthyer korsi biçikletas­h, ka bërë që bashkia të rishikojë hartën e zonimit, duke futur rrugë të reja në pjesët me intensitet të lartë lëvizjeje. Kryesisht bëhet fjalë për arterie kryesore në afërsi të Rrugës së Elbasanit, asaj të Kavajës, 21- shit apo rrugës “Bardhyl”. Në tabelën përbri shkrimit janë segmentet e rrugëve që do të bëhen me pagesë dhe do të administro­hen nga “Tirana Parking”. Futja e tyre ka bërë që të ndryshojnë edhe kufijtë e zonave, mbi bazën e të cilave bëhet edhe tarifimi për shërbimin. Kështu, zona A ka kufij vijën kufizuese të Tiranës në pjesën veriperënd­imore, bulevardi “Zogu i parë” në anën lindore dhe kordoni hyrës në rrugët “Llazi Miho” e “Konferenca e Pezës” duke vazhduar përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta” në jug deri në ndërprerje­n me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa zona 2 ka këto kufij: bulevardi “Zogu i Parë” në perëndim, vijën kufizuese të qytetit në verilindje, vijon me zgjatimin e bulevardit “Zhan D’Ark” deri në vijën kufizuese në jug. Zona e tretë nis në segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në perëndim, bulevardin “Bajram Curri” dhe përgjatë lumit të Lanës, deri në vijën kufizuese në veri dhe vijën kufizuese në pjesën juglindore. Zona e fundit përfshin kordonin hyrës përgjatë rrugës “Konferenca e Pezës” në veri, vijon me zonën përgjatë segmentit “Dëshmorët e Kombit” në lindje, deri në vijën kufizuese të Tiranës në pjesën jugore të saj. Tetë rrugët e shtuara rishtazi, ashtu si 71 rrugët e parashikua­ra në vendimin e parë, do të kenë në dispozicio­n edhe vende të lira parkimi, si dhe për invalidët. Në bazë të vendimit, për parkim në zonën A ku ndodhen shumica e institucio­neve kryesore në qytet, do të paguhet 100 lekë/ orë, ndërsa për zonën B ku intensitet­i i lëvizjes është relativish­t i lartë, do të paguhet një tarifë shërbimi 40 lekë/ orë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania