Panorama (Albania)

“Basha, kopje e Berishës për spastrimin e radhëve të partisë, nuk është profesiona­l”

-

Ish- themeluesi i PD- së, Neritan Ceka, nuk e sheh si opsion rikthimin e Sali Berishës në krye të demokratëv­e për të mundësuar fitoren në zgjedhje. Sipas Cekës, do të ishte ahistorike nëse do të ndodhte, pasi edhe rasti i rikthimit të Berluskoni­t në Itali tregon se sa herë që lideri rikthehet, partia humbet. Ceka flet edhe për drejtimin e PDsë nga Basha, duke kujtuar se ky i fundit është treguar edhe më autoritar se Berisha për spastrimin e partisë nga zërat kundër. “Është ahistorike. Nuk ndodh. Unë e kam përshëndet­ur dorëheqjen e Berishës, siç e bëri si akt fillimisht Nano dhe e mbajti deri në fund. Modelin e rikthimit të liderit e patë në rastin e Berluskoni­t. Sa herë kthehet lideri, nuk fiton më. PD sot duhet të jetë një parti kontestues­e. Nuk është çështje lidershipi. Nuk është çështja se Basha është më pak karizmatik se Berisha. Sepse, në fakt, Basha është një kopje e Berishës në atë që ka bërë me spastrimin e radhëve të partisë. Madje, Berisha ka qenë më i hapur, fitoren e arriti duke i mbledhur njerëzit dhe jo duke i larguar. Mendoj, se Basha në Parlament nuk është profesiona­l. Mendoj se PD nuk ka më kualitete, është dil- etante në pjesën më të madhe të komisionev­e”, deklaroi Ceka. Ish- anëtari i PD- së thekson se Basha është një lider i kontestues­hëm lehtë për shkak se zgjedh të drejtojë forcën politike më mënyra që nuk i vijnë për shtat partive të djathta. “Shohim përsëri një lider që del nga mitingu në miting në mënyrë të ngjashme me atë të PS- së, që e ka në natyrën e saj. PD është një kopje e Partisë së Punës, që del gjithmonë me udhëheqësi­n. Është një lider që mund të kontestohe­t shumë kollaj, kontestohe­t nga pantallona­t e dokut, nga bluza që mban dhe jo nga ato që prezanton përpara publikut. Përjashtoh­et një lidership profesiona­l. Unë do them një model që duhet ndjekur dhe kjo është znj. Tabaku. Pavarësish­t se është në PD, nuk e kam për këtë, por është një model dhe do të thosha, se në vend që të vinte Berisha në krye të PD, pse s’merrni Tabakun? Ajo nuk është një politikane e re. Është e bukur, simpatike, a ku di unë, por nuk është e re në politikë. Ka përvojë. Nuk dua t’i them PD- së, ja ku e keni lideren, por dua të them kategorinë e demokratëv­e që mund të promovohen”, tha Ceka.

 ??  ?? Basha e Berisha
Basha e Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania