Panorama (Albania)

“The Sun”: Në krye, shqiptari me pasaportë irlandeze

“Daily Mail”: 700 nga 1000 të trafikuari­t kanë ardhur në Britani

-

Megaoperac­ioni i zhvilluar në Shqipëri javën e kaluar, ku 39 persona u arrestuan si pjesë të disa grupeve kriminale që trafikonin klandestin­ë, ka bërë jehonë edhe në mediat britanike. Kështu, “The Sun” dhe “Daily Mail” shkruajnë se grupet kishin zgjatime edhe në vende të BEsë, si në Spanjë, Bullgari, Irlandë, por edhe në Britani. Mirëpo, “The Sun” shkruan në një artikull se një prej udhëheqësv­e të grupeve është shqiptar me pasaportë irlandeze. Britanikja shkruan se shqiptari është ende në kërkim dhe nuk është arrestuar ende nga Policia. Edhe tabloidi “Daily Mail” i ka kushtuar një shkrim të zgjeruar trafikut të klandestin­ëve. Ajo shkruan në një artikull të zgjeruar, se 50 persona ishin të përfshirë në këto grupe trafiku, ku një prej tyre është arrestuar në Spanjë dhe disa të tjerë në Bullgari. Më tej, britanikja rindërton itinerarin që përdornin të arrestuari­t për të trafikuar emigrantë në Britani më së shumti. Rrugët kryesore përfshinin Italinë, Francën dhe Spanjën, por kishte edhe itinerar tjetër, përmes Serbisë dhe Gjermanisë. Sipas “Daily Mail”, 700 prej 1000 personave që kanë trafikuar grupet shqiptare, kanë përfunduar në Britaninë e Mad- he. Nëntë nga dhjetë shqiptarët e trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar besohet se kanë kaluar kufirin duke përdorur pasaporta false, ku nënshtetës­ia e tyre ishte italiane, franceze dhe spanjolle. Agjencia kombëtare britanike për krimin ka paralajmër­uar se grupet kriminale shqiptare kanë vendosur rrënjë të forta në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë lidhje me krimin e organizuar britanik. Ata merren me furnizimin me kokainë në vend si dhe me prostituci­on, përveç trafikimit të qenieve njerëzore. Shqiptarët, aktualisht, janë grupi i tretë më i madh i personave të burgosur në Angli dhe Uells, pas irlandezëv­e dhe polakëve, duke u kushtuar 53 milionë sterlina taksapague­sve britanikë.

 ??  ?? Skema e rrugëve të trafikut sipas “Daily Mail”
Skema e rrugëve të trafikut sipas “Daily Mail”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania