Panorama (Albania)

Ministri Xhafaj: Zyrtarët e Policisë, të përfshirë në trafikun e drogës

Ministri: Shumë shpejt do ketë arrestime për kokainën. Kemi identifiku­ar 40 grupet kriminale, kanë investuar në turizëm

-

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndodhet ende në SHBA, ku vijon takimet me drejtues të FBI- së, DEA- s dhe zyrtarë të lartë amerikanë.

Ditën e djeshme, ai zhvilloi takime me zv/ ndihmësekr­etarin e shtetit për Euro- Azinë, Palmer, si edhe me zyrtarë të tjerë të FBI- së dhe Departamen­tit të Drejtësisë. Gjithashtu, ministri dha edhe një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku foli për një sërë çështjes. Së pari, ai tregoi propozimet e tij konkrete për ndihmë në operacione­t e Policisë së Shtetit, nga FBI dhe DEA. Ai pranoi se trafiku i kanabisit gjeti mbështetje­n e disa zyrtarëve të shtetit, kryesisht brenda Policisë, ndaj edhe Xhafaj ndërmori një valë shkarkimes­h brenda saj. Gjithashtu, Xhafaj foli për kontenieri­n me kokainë, ku tha se hetimet vijojnë ende dhe se shumë shpejt Prokuroria e Krimeve të Rënda do të ketë të arrestuar të tjerë për ngarkesën. Lidhur me 40 grupet kriminale në Shqipëri, Xhafaj tha se Policia ka përfunduar identifiki­min e tyre. PJESË NGA INTERVISTA

Zëri i Amerikës: Kohët e fundit, në Shqipëri u kap mbi gjysmë toni kokainë, sasia më e madhe që është kapur ndonjëherë. Duket se nuk është hera e parë që Shqipëria përdoret si rrugëkalim­i për kokainën, madje ky rast lë të kuptosh dhe tregon se kemi të bëjmë me grupe të mirorganiz­uara. A mendoni se ka lidhje mes këtyre grupeve të organizuar­a ose këtij grupi që ka bërë këtë dërgesë dhe niveleve të larta?

Fatmir Xhafaj: Së pari, duhet të them se ky ishte një operacion i zbatuar tërësisht nga agjencitë ligjzbatue­se shqiptare. Për këtë mora vlerësimet më të mira nga të dy agjencitë, edhe nga FBI, edhe nga drejtues të lartë të DEA- s, edhe nga drejtues të rëndësishë­m në Departamen­tin amerikan të Shtetit. E gjithë kjo dëshmon pjekurinë profesiona­le dhe vullnetin e Policisë së Shtetit për t’u përballur me fenomene të tilla dhe me organizata të tilla të fuqishme, të cilat qarkullojn­ë vlera të mëdha monetare, të përkthyera këto në një trafik të paligjshëm, siç është edhe rasti konkret i kokainës në Portin e Durrësit. Kjo çështje është në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, së bashku me Policinë e Shtetit, me drejtorinë e luftës kundër drogës dhe, me kërkesën e Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, janë atashuar në mbështetje të këtij hetimi agjentë të DEA- s, të Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë si dhe të disa vendeve të tjera, ku ne mendojmë që ky grup kriminal ka kontaktet, ka lidhjet dhe ku ishte destinuar për t’u shpërndarë lënda narkotike.

Zëri i Amerikës: Po jua bëj pyetjen më në përgjithës­i. Jo për këtë rast konkret, por në përgjithës­i, në raste të tjera që kanë të bëjnë me drogën në Shqipëri, kjo përhapje kaq e madhe e krimit të organizuar, a është e mundur, a vihen re lidhje midis kësaj bote kriminale dhe shtetit?

Fatmir Xhafaj: Absolutish­t po. Nuk mund të mos e pranoj një gjë të tillë, sepse pa mbështetje­n, ose pa blerë së paku heshtjen e zyrtarëve të shtetit, është e vështirë për të kryer veprimtari të kësaj natyre dhe sidomos këtu ku bëhet fjalë për zyrtarë që janë në agjencitë ligjzbatue­se dhe që mund ta pengojnë apo mund t’i favorizojn­ë veprimtari të tilla kriminale. Kjo është arsyeja që në vijimësi dhe në mënyrë të veçantë këtë vitin e fundit, ne kemi bërë disa ndërhyrje të forta në radhët e strukturav­e drejtuese të Policisë së Shtetit, duke larguar prej tyre disa prej drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, për të cilët ne mendonim që më së paku kishin dijeni dhe me heshtjen e tyre dhe me mosveprimi­n e tyre, kishin favorizuar veprimtari­në kriminale në kultivimin e kanabisit gjatë vitit 2016.

Zëri i Amerikës: Me ardhjen tuaj në detyrë, ju keni zëvendësua­r shumicën e drejtuesve lokalë të Policisë së Shtetit…

Fatmir Xhafaj: Po, është e vërtetë.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, ka pak raste hetimesh ndaj tyre. Përse ndodh kështu?

Fatmir Xhafaj: Kjo është një pyetje e drejtë, por përgjigja e saj nuk mund të jepet nga unë. Besoj se do të duhet t’i bëhet Prokuroris­ë dhe posaçërish­t Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Ajo që dua të them unë është që nga ana e Policisë së Shtetit ka referime…

Zëri i Amerikës: Ju, a i keni kallëzuar ata?

Fatmir Xhafaj: Absolutish­t, po. Ka referime konkrete për punonjës, për zyrtarë të Policisë së Shtetit, të cilët, sipas nesh, kanë qenë të implikuar në veprimtari kriminale. Mbetet që Prokuroria e Krimeve të Rënda të bëjë hetimet e nevojshme dhe të nxjerrë përgjegjës­itë përkatëse. Në një shtet të së drejtës, përgjegjës­itë janë të ndara: detyra e Policisë është detyra e Policisë, detyra e Prokuroris­ë i përket Prokuroris­ë dhe detyra e Gjykatës është detyrë e Gjykatës. Asnjë nga këto tri institucio­ne nuk mund të dublojë apo të marrë përgjegjës­itë e institucio­nit tjetër.

Zëri i Amerikës: Ju keni përmendur ekzistencë­n e 40 grupeve të krimit të organizuar dhe rrjete kriminale. Nga të dhënat që keni ju, a kanë investuar këto grupe edhe në biznese të ligjshme, si një formë për pastrimin e parave. Nëse po, çfarë biznesesh?

Fatmir Xhafaj: Besoj që po. Kemi përfunduar identifiki­min e këtyre grupeve kriminale, profilet kriminale të drejtuesve të këtyre grupeve kriminale dhe njëkohësis­ht edhe procesin e skanimit dhe identifiki­mit të aseteve të tyre, që rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale. Shohim që një pjesë e tyre i kanë investuar të ardhurat e krijuara nga veprimtari­a kriminale në një sërë aktivitete­sh të paligjshme, siç janë investime në fushën e turizmit, në krijimin e shoqërive të ndryshme tregtare me objekte që i shërbejnë për të rritur fitimet dhe për të pastruar paratë, dhe këto janë pjesë e një sërë procesesh që ne kemi hapur në këtë fushë. Kjo ishte edhe një nga temat, që e diskutova gjerësisht edhe me zyrtarët e lartë të FBI- së dhe DEA- s për shkak se, pavarësish­t vullnetit të mirë dhe dëshirës së mirë që ne kemi, është shumë e rëndësishm­e që të sigurojmë edhe mbështetje­n e nevojshme për të ndjekur rrugën e parasë, për të pasur hetime shumë më të suksesshme, lidhur me pastrimin e parave apo pastrimin e produkteve, që rrjedhin nga një veprimtari kriminale. Në këtë kontekst, është shumë e nevojshme shkëmbimi i informacio­neve me agjenci të tilla ligjzbatue­se edhe me agjenci të vendeve të tjera. Kemi rënë dakord që FBI dhe DEA, secila në fushën e vet, të japin më shumë mbështetje në këtë aspekt, duke ndihmuar në hetimet pasurore për këto grupe kriminale.

Zëri i Amerikës: Nëse i kthehemi edhe një herë sasisë së madhe të kokainës që u kap në Durrës, janë arrestuar shoferi, administra­tori dhe është shpallur në kërkim pronari i firmës. Për një sasi aq të madhe, këta duket se janë fundi i këtij rrjeti trafiku. A kanë nxjerrë hetimet diçka më të madhe se kaq?

Fatmir Xhafaj: Po. Për aq sa më lejohet mua të marr informacio­n, për aq sa më lejohet mua të di lidhur me informacio­ne të kësaj natyre, jam në dijeni se hetimet po përparojnë dhe unë besoj se shumë shpejt Prokuroria e Krimeve të Rënda do të arrijë të identifiko­jë se cilët kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 ??  ?? Ministri Xhafaj, gjatë intervistë­s për “Zërin e Amerikës”
Ministri Xhafaj, gjatë intervistë­s për “Zërin e Amerikës”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania