Panorama (Albania)

Festë me kokainë, pranga 27- vjeçares dhe pronarëve të lokalit

-

FIER - Tri persona janë vënë në pranga në qytetin e Fierit, me akuzën e shpërndarj­es së drogave të forta pas një operacioni antidrogë të koduar “Mesnata”. Gjatë operacioni­t janë sekuestrua­r 36 doza kokainë, ndërsa në pranga u vunë Shkëlzen Gjata, 24 vjeç, banues në Drizë, Fier, Mariglen ( Renato) Mellaraj, 35 vjeç dhe Pranvera Isufaj, 27 vjeçe banuese në Fier. Operacioni për arrestimin e tyre erdhi pasi Policia kishte siguruar informacio­n se, në lokalin “New York” në lagjen “Apollonia”, gjatë një feste që do të organizohe­j mbrëmjen e së premtes, do të shitej dhe drogë. Me marrjen e këtij informacio­ni, gjatë mesnatës u bë ndërhyrja në lokalin në fjalë nga forcat e FNSH- së. Nga ushtrimi i kontrollit të personave dhe ambienteve të këtij lokali që ishte në administri­m nga Shkëlzen Gjata dhe Mariglen Mellaraj, në një dhomë me mbishkrimi­n “Private”, u gjendën 36 copë paketime ( porcione) me lëndë të dyshuar kokainë, një peshore elektronik­e, një palë gërshërë, një fletore shënimesh etj..

Gjatë kohës së kontrollit fizik të personave që ishin në këtë lokal dhe më konkretish­t të Pranvera Isufaj, në çantën e saj të krahut i janë gjetur dhe sekuestrua­r dy thika me teh të përkulshëm. Gjatë aksionit, 27- vjeçarja ka kundërshtu­ar hapur veprimet e Policisë, duke përdorur dhe forcën me veprime aktive e për pasojë ka penguar në kryerjen e detyrës punonjësit e Policisë si dhe i ka ofenduar ata. Për këtë arsye, ndaj Pranvera Isufaj ka nisur hetim për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kundërshti­mi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”. Ndërsa për dy pronarët e lokalit, Shkëlzen Gjata dhe Mariglen Mellaraj, po hetohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”. Lokali “New York” njihej në qytetin e Fierit si vend ku organizohe­shin festa dhe konsumohej drogë, për këtë arsye, Policia po heton nëse ka pasur edhe raste të tjera të shitjes së kokainës në festa të organizuar­a në këtë ambient. m. r

 ??  ?? Arma e krimit
Arma e krimit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania