Panorama (Albania)

Shërbimi i Provës, Ministria: Ka shkelje me punësimet

Shkarkimet, përgjigjja ndaj akuzave: 29 prej tyre u larguan vetë

-

Ministria e Drejtësisë ka reaguar, përmes një njoftimi për mediat, në lidhje me disa shkrime të publikuara nëpër media, se ndaj punonjësve të Shërbimit të Provës po ushtrohej presion që të firmosnin shkarkimet nga detyra.

Në qendër të këtyre akuzave u vendos drejtori aktual, Engjëll Hysi, i cili është edhe bashkëshor­ti i deputetes së PS- së, Vasilika Hysi. Por sipas Ministrisë së Drejtësisë, shkarkimet janë kryer pasi një raport i DAP- it ka vërejtur shkelje në punësimin e 92 nëpunësve të Shërbimit të Provës. Sipas Ministrisë, 29 prej këtyre punonjësve janë larguar vetë nga detyra pa dashur të japin sqarime, ndërsa për pjesën tjetër janë krijuar mundësi që ndërprerja e marrëdhëni­eve të punës të kryhet sipas procedurav­e ligjore. “Në kuadër të verifikimi­t ligjor të dokument- acionit lidhur me rekrutimin dhe detyrimet kontraktua­le të personelit, Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimit të Provës ( DPSHP), në muajin shtator 2017, ka kërkuar me anë të një shkrese zyrtare kryerjen e një auditi nga ana e Departamen­tit të Administra­tës Publike. Në bazë të ligjit “Për Nëpunësin Civil”, DAP është njësia përgjegjës­e për Shërbimin Civil në organet shtetërore. DPSHP ka në organikë 148 punonjës dhe aktualisht drejtohet nga z. Engjëll Hysi i emëruar në këtë detyrë nga ish- ministri i Drejtësisë, z. Gazmend Bardhi. Në raportin përfundimt­ar të DAP, është konstatuar se në periudhën janar 2014- gusht 2017, kohë në të cilën institucio­ni drejtohej nga z. Ilir Qafa, figurojnë të paguar si nëpunës të Shërbimit Civil 92 punonjës, të cilët nuk në Shërbimin e Provës janë punësuar në mënyrë të paligjshme, sipas një raporti të DAP- it, për llogari të Ministrisë së Drejtësisë. Nga këta, 63 janë në procedurën e dëgjesave, ndërsa 29 prej tyre kanë vendosur të largohen vullnetari­sht nga detyra. janë rekrutuar, sipas procedurav­e të konkurrimi­t të organizuar­a nga DAP”, shkruan deklarata e Ministrisë së Drejtësisë. Më tej, Ministria sqaron se Shërbimi i Provës ka nisur procedurën e dëgjesave për 63 punonjës të emëruar në mënyrë të paligjshme dhe janë dëgjuar të gjitha pretendime­t e tyre. Ndërsa 29 prej 92 të punësuarve me shkelje, janë larguar vullnetari­sht nga detyra.

 ??  ?? Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania