Panorama (Albania)

KONFLIKTI NË LOKAL

-

Policia thotë se konflikti ka nisur për motive të dobëta mes klientëve dhe pronarit të lokalit. Ata kanë qenë në gjendje të dehur dhe pronari ka dashur t’i largojë. Aty më pas gjendja është acaruar dhe të arrestuari­t kanë sulmuar fillimisht fizikisht pronarin e lokalit dhe më pas është qëlluar edhe me armë zjarri, pistoletë, por pa shkaktuar dëme. ues në Kodër Kamëz; Elfjord Deliu, 23 vjeç, banues në Laknas; Shkëlzen Xhanari, 33 vjeç banues në Kodër- Kamëz; Gentjan Neli, 36 vjeç, banues në Kamëz; Renaldo Dragjoshi, 29 vjeç, banues në Laknas dhe pronari i lokalit, Andi Karaj ( Metaliu), 35 vjeç, banues në Laknas. Sipas Policisë, Ardjan Shima, Klejdian Deliu, Elfjord Deliu dhe Shkëlzen Xhanari janë konfliktua­r për motive të dobëta me pronarin e lokalit, Andi Karaj. Ata e kanë goditur me grushte dhe shqelma dhe më pas, Shima ka qëlluar dy herë me armë zjar- ri, por pa i shkaktuar dëme. Ndërsa dy të arrestuari­t e tjerë, Renaldo Ragjoshi dhe Gentjan Neli, ishin prezent në konflikt dhe nuk kanë kallëzuar ngjarjen. Ata, së bashku me pronarin akuzohen për moskallëzi­m krimi. Gjithashtu, shtetasit Ardjan Shima iu gjet dhe sekuestrua edhe arma e përdorur në këtë ngjarje e tipit “pistoletë” së bashku me 11 copë fishekë, të cilën e dispononte pa leje të organeve kompetente. Materialet iu kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpuni­m” për shtetasit Ardjan Shima, Shkëlzen Xhanari, Elfjord Deliu, Klejdjan Deliu dhe për veprën penale “Moskallzim krimi” për shtetasit Renaldo Dragjoshi, Gentjan Neli dhe Andi Karaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania