Panorama (Albania)

LISTA PER TIRANEN Vendimi, 4108 familjet që do të marrin paratë

Zbardhet vendimi i Këshillit Bashkiak me familjet që do të marrin paratë e ndihmës ekonomike. Lista e plotë për të gjitha kategoritë përfituese

- TIRANE

Janë mbi 4100 familje në Tiranë, që përmbushin kriteret për të përfituar ndihmën ekonomike nga Bashkia.

Në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, ka mbërri- tur lista me familjet në nevojë që do të marrin asistencën mujore për muajin mars në bazë të vendimit të ndryshuar të qeverisë, atë datë 18.10.2017, “Për përcaktimi­n e kritereve të procedurav­e, dokumentac­ionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike”. Gazeta zbardh emrat, të cilët kanë kaluar më parë në sitën e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror. Në mesin e përfituesv­e janë individë nga shtatë kategori sociale: familjet në nevojë, jetimët, viktimat e trafikimit, ato të dhunës në familje, familje me shumë fëmijë, fëmijë në kujdestari të një familjeje kujdestare dhe fëmijë me aftësi të kufizuara. Pjesa dërrmuese e përfituesv­e janë kategori në nevojë, plot 3719 familje. Gjithashtu, 249 persona janë me statusin e jetimit dhe përfitojnë në total shumën prej 747 mijë lekësh, pesë individë, viktima të trafikimit, marrin 15 mijë lekë në total, 65 individë, viktima të dhunës në familje, trajtohen me fondin prej 195 mijë lekësh, 45 fëmijët në kujdestari marrin 405 mijë lekë, ndërsa tre persona me aftësi të kufizuar do të përfitojnë shumën prej 30 mijë lekësh. Në Tiranë ka 22 familje, në përbërje të së cilës janë trinjakë, katërnjakë a pesënjakë, të cilëve do t’u ndahet fondi prej 818 mijë lekësh. Bashkia ka vendosur të nisë për miratim çdo muaj vendimin për ndihmën ekonomike, i cili më parë miratohej si vendim qarkullues, pa kaluar në këshill. Kjo vjen pas debatit të kohëve të fundit mbi përfitimet abuzive. Paralelish­t me këtë proces, shërbimi social shtetëror po bën verifikime­t për rivlerësim­in e të gjitha familjeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania