Panorama (Albania)

Godina e re e Teatrit në oborrin e 7 kullave, Kumbaro tërhiqet: Ishte propozim, s’ka projekt

MINISTRJA E KULTURES BEN HAP MBRAPA PAS PREZANTIMI­T NE KRYEMINIST­RI: TE HAPUR PËR PROPOZIME TE TJERA

- TIRANE

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, tha dje se nuk ka një projekt për Teatrin Kombëtar, por vetëm një koncept.

E ftuar në emisionin “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa, në “News24”, Kumbaro deklaroi se është e hapur për propozime të tjera, por konkrete dhe brenda hapësirave ligjore.

Artistët e quajnë një periudhë pa dialog, një periudhë heshtjeje, ku është paraqitur projekti dhe gjithçka mund të pritet. Cilat janë zhvillimet, si i shihni këto që po ndodhin?

Në radhë të parë, nuk jam dakord me emërtimin që bëhet, periudhë pa dialog. Ne kemi qenë tërë kohën në komunikim dhe vazhdojmë të jemi dhe unë këtë nuk e quaj as debat, as luftë, as përpjekje dhe tonet që përpiqen të përcillen si tone lufte, unë nuk i ndaj. E para, sepse nëse disa individë apo një grup individësh ngrenë zërin më lart për të thënë të njëjtën gjë që themi nëpër tavolina me një grup shumë më të gjerë, që shkon përtej disa individëve që dalin në ekran. Komuniteti i artistëve, por edhe opinioni publik, është shumë më i gjerë dhe po ta shikoni, dhe në zërat që kemi në media, por dhe në ato që shkëmbehen në rrjetet sociale, ka një diversitet shumë të madh mendimesh. Dhe në fakt unë këtë diversitet mendimesh e marr si një vlerë të shtuar të asaj që quhet diskutim, konsultim, komunikim publik. Sepse gjithçka ndodh në sheshin e mejdanit. Dhe dua të sqaroj dhe një gjë: nuk është paraqitur projekt. Është paraqitur dhe ndarë më publikun sikurse ishte premtuar një koncept i propozuar nga një arkitekt, reputacion­i i të cilit tashmë është i konfirmuar botërisht. I propozohet shtetit shqiptar një koncept për një projekt të Teatrit Kombëtar. Dhe ky projekt është parë… Jo, nuk është projekt, duhet të bëjmë një dallim. Është shumë e rëndësishm­e të kuptojmë, nuk është një projekt. Është një koncept, një propozim për një ide si mund të jetë teatri. A ka transparen­cë të plotë për këtë propozim? Sigurisht që ka. Sepse aktorët ankohen për këtë, nuk dinë shumë detaje, të cilat janë shumë të rëndësishm­e për mbarëvajtj­en e shfaqjeve...

Pikërisht, prandaj unë po ju bëj edhe një herë sqarimin. Ka një dallim të madh midis një koncepti, një propozimi, një projekt- ideje dhe një projekti definitiv. Jemi në fillim. Më shumë se një muaj më parë, në debatet televizive unë vetë kam thënë se do ndajmë me publikun dhe komuniteti­n çfarëdo elementi të ri që do të kemi. Dhe më duket se nga të gjithë aktorët insti- tucionalë dhe autoritete­t janë ndarë të gjitha elementet në publik dhe në momentin që ne patëm një propozim të parë, një interes të shprehur nga një subjekt privat për një koncept të ri të Teatrit Kombëtar, gjëja e parë që bëmë, e ndamë atë me publikun dhe jemi në këtë pikë. Ajo që po diskutohet gabimisht, është sikur ka një projekt, ndërkohë që nuk ka një projekt definitiv. Ka vetëm një koncept.

E qartë, nuk ka një projekt, është një propozim. A mirëprisni të tjera? Sigurisht që mirëpriten të tjera. P. sh., atë të zotit Kapexhiu? Tani të bëjmë një dallim mes një dëshire të shprehur… Jo, ka një skicë, ka një plan zoti Kapexhiu… Unë nuk e kam parë dhe nuk e kemi marrë zyrtarisht. Koncepti, të cilin ne e prezantuam, ishte një koncept që na erdhi në rrugë zyrtare. Erdhi një koncept, në të cilin arkitekti erdhi vetë dhe për gati një orë e prezantoi në publik deri në pikën ku kishte mbërritur pas një studimi të terrenit, të debatit, të një koncepti sesi mund të zhvillohet deri në këtë fazë. Ndërkohë, unë nuk e kam parë, nuk e di për çfarë propozimi bëhet fjalë nga zoti Kapexhiu, por le të bëjmë dallimin midis vizatimit, dëshirës, konceptit, hedhjes së saj profesiona­le në letër, ndërtimit deri sa të vijmë te një projekt i plotë. E them këtë pas katër vitesh, ku ndërkohë kemi punuar për katër teatro dhe këto katër teatro kanë kaluar nëpër të gjitha këto faza që ju po flisni. Nga koncepti, te propozimi, te projekt- ideja, te projekt- zbatimi e deri te projekti teknik jemi shumë larg asaj që quhet në kuptimin profesiona­l, projekt. Po të merrni një arkitekt, ai do t’jua bëjë shumë mirë dallimin mes vizatimit, dëshirës dhe projektit.

Për ndërtimin e gjithçkaje apo për të marrë çfarëdollo­j vendimi, ka mënyra që funksionoj­në me tender, gjithçka funksionon me tender apo konkurs, pse nuk ka një konkurs për teatrin?

Tenderi është mënyra e prokurimit kur bëhet fjalë për buxhete publike. Pra, në momentin që kemi një financim publik në mënyrë të padiskutue­shme, e vetmja rrugë për të përdorur paranë publike, janë prokurorim­et publike. Në rastin konkret, kemi një propozim me një kërkesë të bërë nga një subjekt privat. Pra, nuk jemi në përdorim të parave publike, e para. E dyta… Edhe për këtë ka pikëpyetje… Nuk kemi hyrë ende në procedurën juridike, në të cilën do të flisnim se do të ketë konkurs, do ketë tender apo jo. Jemi në ndarje me publikun të një propozimi që na vjen nga një studio private.

Përse një teatër i ndërtuar nga privati, dhe pse të mos e marrë përsipër shteti ta ndërtojë? Sepse aktorët ankohen se shteti duhet të jetë ai që mendon për aktorët, privati mendon për veten e tij.

Edhe këtu kemi një qasje tjetër. Në 25 vite, unë nuk di që të ketë pasur nga shteti, nga të gjitha qeveritë, një iniciativë për të ndërtuar një teatër të ri. Ndërkohë, që do duhej ta kishte bërë me kohë dhe madje, do duhej të kishte parë pikërisht dhe të mendonte për aktorët sot, që, le ta themi, punojnë në kushte në Teatrin Kombëtar ekstremish­t të vështira.

Ju thatë që mirëprisni dhe ide të tjera. Ju përmenda zotin Kapexhiu. A do të ketë një konkurs për teatrin dhe pse nuk ka një konkurs për teatrin?

Mënyrat sesi shkohet drejt realizimit të një projekti, janë të shumta. Që nga ajo që quhet ofertë e pakërkuar, e cila në rastin konkret vjen si një propozim nga subjekt privat, koncepti bashkë me propozimin për mekanizmin financiar deri tek iniciativa­t e ndërmarra nga vetë qeveria, siç kemi vepruar në rastin e Teatrit Kombëtar apo në rastin e qendrës të pagëzuar informalis­ht “Turbina”, ku ne kemi bërë thirrje për projekte, sepse ka qenë shteti financuesi dhe ku kemi kërkuar propozime. Pra, të gjitha mënyrat ekzistojnë. Ajo që është e rëndësishm­e, është që gjithçka të jetë brenda hapësirave ligjore. Në rastin konkret, duke qenë se është një subjekt privat që propozon një formulë të tillë, propozon mekanizmin financiar, propozon edhe një koncept. Pastaj janë procedurat ligjore, institucio­net që nga pushteti lokal deri te Parlamenti, të cilat do të shqyrtojnë se cilat janë hapësirat ligjore për ta pranuar, për ta negociuar, për ta refuzuar apo për të kërkuar koncepte të reja. Pra, nuk quhet e mbyllur gjithçka? Sigurisht që jo. Ne kemi marrë këtë premtim, çdo iniciativë dhe çdo propozim që do të kemi, do ta ndajmë me publikun. Deri tani, i jemi mbajtur këtij premtimi, kemi ndarë më publikun çdo propozim dhe në fakt ajo çka diskutohet rregullish­t, diskutohet pikërisht këto propozime, këto oferta, këto mundësi që paraqiten dhe që ne i ndajmë me opinionin publik. Nga ana tjetër, çdo propozim tjetër, i cili nuk mjafton të hidhet në një studio televizive për t’u quajtur i tillë dhe për t’u konsiderua­r edhe nga pikëpamja administra­tive, nëse ka, është i mirëpritur të vijë, të paraqitet në një formë zyrtare, në një koncept më të plotë.

 ?? ( MAJTAS) ?? MINISTRJA E KULTURES, MIRELA KUMBARO MAKETI I TEATRIT
( MAJTAS) MINISTRJA E KULTURES, MIRELA KUMBARO MAKETI I TEATRIT
 ??  ?? Mirela Kumbaro gjatë intervistë­s në “News24”
Mirela Kumbaro gjatë intervistë­s në “News24”
 ??  ?? Projekti i studios daneze, i prezantuar në Kryeminist­ri
Projekti i studios daneze, i prezantuar në Kryeminist­ri
 ??  ?? Propozimi i Bujar Kapexhiut
Propozimi i Bujar Kapexhiut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania