Panorama (Albania)

John Bolton mund të jetë gozhda që mbyll “arkivolin” e marrëveshj­es me Iranin

- MICHAEL KNIGGE

Paraardhës­i i John Boltonit në post, Herbert Raymond McMaster, është një gjeneral me tri yje e me shumë dekorata, i cili mbijetoi për më shumë se një vit në karuselin e pandalur të personelit në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është një vlerë impresionu­ese për dikë që nuk është farefis me Trumpin dhe i cili punon drejtpërdr­ejt pranë Presidenti­t. Paraardhës­i i tij, Michael Flynn, një tjetër ish- ushtarak i lartë, arriti të mbijetojë vetëm një muaj dhe më vonë pranoi para gjyqit fajin se e ka gënjyer FBI- në për kontaktet e tij me qeverinë ruse.

MARRËDHËNI­A MIDIS MCASTERIT DHE TRUMPIT NUK QE HARMONIKE

Ngjashëm si te ministri i Jashtëm Rex Tillerson, të cilin e shkarkuan dhjetë ditë më parë, marrëdhëni­a personale e McMasterit me Presidenti­n - faktori kyç për mbijetesën politike në Shtëpinë e Bardhë - thuhet se kishte mbërritur prej muajsh në një pikë të ulët. Nëse një marrëdhëni­e e tillë ka ekzistuar ndonjëherë.

McMaster, një nga elementët e fundit të moderuar në qeverinë e SHBA, kohët e fundit ra ndesh disa herë me Trumpin - jo vetëm për çështje të stilit politik, por edhe për çështje përmbajtje­sore, si për shembull për trajtimin e Iranit ose të Rusisë. Kështu, ai mbështeti që palët t’i përmbahen si marrëveshj­es atomike me Iranin, ashtu edhe një vijë të ashpër ndaj Rusisë.

PËRSHËNDET­JE MIRËSEARDH­JEJE PËR LUFTËNXITË­SIT

Vërejtja e McMasterit në Konferencë­n e Sigurisë së Mynihut, se Rusia pa dyshim që është përzierë në fushatën elektorale në SHBA, shkaktoi një kritikë me “Twitter” të shefit të tij dhe ndoshta shënoi fillimin e fundit të mandatit të tij. Ai do t’u mungojë shumë vetëve, si deputetëve vendas, ashtu edhe diplomatëv­e të huaj, që e shikonin si nëpunës të besueshëm dhe si partner bisedimesh - megjithëse ai bën pjesë qartësisht te skifterët. Ashtu si pasardhësi i tij John Bolton, ai kaloi nëpër mend një “goditje parandalue­se” ndaj Koresë së Veriut. Por në dallim nga Boltoni, atë nuk mund ta quaje mendjeleht­ë ose luftënxitë­s.

Pikërisht këto dy veçori, e përshkruaj­në ndërkohë Boltonin saktë - dhe kjo jo më kot, siç tregojnë dy shembuj: ai ishte një mbështetës i flaktë i vendimit katastrofi­k të Presidenti­t George W. Bush për të ndërhyrë ushtarakis­ht në Irak. Dhe mandati i shkurtër i Boltonit si ambasador në OKB - një pozicion për të cilin ai nuk e mori kurrë konfirmimi­n nga senati në SHBA - ishte e karakteriz­uar nga armiqësia e hapur ndaj OKB- së.

NJË “VATERLOO DIPLOMATIK­E”

Edhe ndaj Iranit, Boltoni vepron merr qëndrim skifteri: kështu ai kërkoi në mënyrë të përsëritur ndryshimin e regjimit në Iran. Karakteriz­ues për qëndrimin e tij është fakti që tri vjet më parë një komenti si i ftuar nga “New York Times” ai i vuri titullin “Për të ndaluar bombën e Iranit, bombardoje Iranin”. Dhe jo më larg se dy muaj më parë, ai kërkoi në Wall Street Journal që Trumpi ta prishë marrëveshj­en ndërkombët­are me Iranin. Ajo është një “Vaterloo diplomatik­e”, e cila “nuk mund të sjellë zgjidhje”. Në të njëjtin artikull, ai u shpreh disa herë për një ndryshim regjimi në Iran.

Kur vendimi që do të marrë Donald Trumpi për marrëveshj­en atomike me Iranin është në prag, zgjedhja e Boltonit si këshilltar kombëtar të Sigurisë, në këtë mënyrë nuk është asgjë e mirë për të ardhmen e marrëveshj­es, të cilën europianët dhe të tjerë duan ta ruajnë me të gjitha mjetet diplomatik­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania