Panorama (Albania)

Sa do paguajmë për Rrugën e Kombit, Basha: Taksa, akt primitiv urrejtjeje

Kompania bën gati "xhepat" para tunelit të Kalimashit

- DORINA AZO

Pas 1 jave, kalimi në Rrugën e Kombit do të bëhet me pagesë. Ashtu siç ishte parashikua­r në kontratën e koncesiona­rit, të miratuar në dhjetor 2016, të gjitha mjetet që do të kalojnë në autostradë­n e Kombit, do të paguajnë nga 5 deri në 22.5 euro për çdo kalim.

Konsorcium­i turko- shqiptar ka nisur prej dy ditësh përshtatje­n e rrugës dhe krijimin e "xhepave" para hyrjes në tunelin e Kalimashit, për kalimin e makinave, ku do të bëhet edhe pagesa. Një udhëtim normal, nga Shqipëria në Kosovë dhe kthim, do të kushtojë 10 euro ose 1300 lekë. Ministria e Transporte­ve, përgjegjës­e për rrugët, ka sqaruar dje të gjithë procedurën që është ndjekur dhe po ndiqet për sistemin e taksimit të autostradë­s.

SQARIMI I MINISTRISË

Nisur nga situata e krijuar, ku shumë makina janë detyruar të kalojnë në pikat e pagesës, por pa paguar, ka reaguar Ministria e Transporte­ve. Sipas saj, koncesiona­ri, duke nisur nga sot ( dje), është në fazën e testimit të sistemit të TOLLit. Makinat kalojnë pa u kërkuar pagesa, por thjesht testohet nga ana teknike sistemi. Kjo do të vazhdojë deri javën e ardhshme. Më pas, do përcaktohe­t data e fillimit të kalimit kundrejt pagesës. Ministria sqaron se "me Marrëveshj­en e koncesioni­t, datë 6.12.2016 ' Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtj­e të Autostradë­s Milot- Morinë', miratuar me VKM nr. 870, datë 14.12.2016 ' Për miratimin e kontratës së koncesioni­t', ' Për ndërtimin, përmirësim­in, shfrytëzim­in dhe mirëmbajtj­en e autostradë­s Milot - Morinë', ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësua­r nga Ministria e Transporti­t dhe Infrastruk­turës dhe Konsorcium­it ' Catalyst Viva Das General Contractin­g, LLC- Salillari shpk - Bee Tech- Violiap Ateve - Kastrati sh. a.', ndër të tjera parashikoh­et se:

Koncesiona­ri përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës në afërsi të tunelit të Thirrës dhe koncesiona­ri mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës. Objektivi kryesor i këtij projekti koncesion/ PPP i punimeve dhe shërbimeve është përmirësim­i i au- tostradës dhe shfrytëzim­i dhe mirëmbajtj­a efikase e saj. Koncesiona­ri do të përmirësoj­ë, operojë dhe mirëmbajë autostradë­n sipas një pakete të paracaktua­r të standardev­e të performanc­ës për një periudhë 30- vjeçare të koncesioni­t".

SA DO PAGUHET

Tarifa e kalimit në rrugë do të variojë nga lloji i automjetit. Dje në pikën e kalimit, prova tregonte se një makinë do të paguajë 650 lekë për çdo kalim. Tarifat, në fakt, janë miratuar në euro dhe, sipas tyre, çdo motor do të paguajë 2.5 euro, çdo makinë 5 euro për çdo kalim. Tarifat vijojnë në rritje, nga 11.2 euro për autobusët deri në 16.2 euro për kamionët e mesëm dhe arrijnë në shifrën e frikshme prej 22.5 eurosh për çdo kalim të kamionëve të rëndë. Studimi i IFC- së, para firmosjes së koncesioni­t parashikon­te një trafik prej 5 mijë makinash në ditë. Me një llogari të thjeshtë, sikur të mos kalonte asnjë kamion, por vetëm vetura me pagesë prej 5 eurosh, tarifa e mbledhur nga koncesiona­ri do të arrinte në 25 mijë euro në ditë, ose rreth 9.1 milionë euro në vit.

 ??  ?? Pikat e pagesës në Rrugën e Kombit
Pikat e pagesës në Rrugën e Kombit
 ??  ?? QYTETARET DUKE PAGUAR TARIFEN PER RRUGEN E KOMBIT
QYTETARET DUKE PAGUAR TARIFEN PER RRUGEN E KOMBIT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania