Panorama (Albania)

PD nxjerr dokumentet: Si e mori tokën me falsifikim deputeti i PS

Alibeaj: Rama ka firmosur të ndërtohet resort turistik në tokat e familjes Bua

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e ka akuzuar Kryeminist­rin Edi Rama si të përfshirë në skemën mafioze të grabitjes së tokave në bregdet.

Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD- së, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se grabitja e tokës në bregdet me 11 mijë metra katrorë nga deputeti Alket Hyseni, është bërë në bashkëpuni­m me kreun e qeverisë Rama, i cili flet vazhdimish­t për Reformën në Drejtësi. Për këtë akuzë, Alibeaj paraqiti dokumente se si janë grabitur pronat e familjes Bua në Dhërmi, në të cilën është i përfshirë deputeti i PSsë, Alket Hyseni. "I emëruar në detyrën e kryetarit të Task Forcës për të evidentuar tjetërsimi­n e pronave në bregdetin e Jugut, nga Vlora në Butrint, Alket Hyseni ka blerë për 230 milionë lekë pronën e tjetërsuar me dokumente të falsifikua­ra, duke e ditur se prona ishte në proces gjyqësor. Dokumenti vërteton se në vitin 2015, Gjykata e Vlorës i dha të drejtë familjes së zonjës Irini Bua duke vendosur pezullimin e çdo veprimi mbi pronën, vendim ky që është akoma në fuqi. Por pavarësish­t këtij vendimi të gjykatës, në shtetin mafioz të Edi Ramës, transaksio­net me pronën në bregdet kanë vazhduar nga falsifikue­si tek Alket Hyseni, pastaj te ndërtuesi Gon Papuli, që është një nga miqtë e ngushtë të Kryeminist­rit, për të shkuar më pas deri te vetë Edi Rama", sqaron Alibeaj.

AKUZA

Sipas deputetit të PD- së, Enkelejd Alibeaj, Kryeminis- tri me firmën e tij ka vendosur dy herë rresht që, në tokat në bregdet të familjes Bua të ndërtohet resort turistik. "Partia Demokratik­e ka dy dokumente që provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës mafioze për grabitjen e pronave dhe shpjegojnë përse Kryeminist­ri ka heshtur deri tani për deputetin e vet Alket Hyseni. Edi Rama, me firmën e tij, ka vendosur dy herë rresht që, në tokat në bregdet të familjes Bua, në Dhërmi, të ndërtohet resort turistik, duke mos marrë parasysh vendimin e Gjykatës për pezullimin e çdo veprimi me pronën. Dokumenti i parë tregon se Edi Rama, si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, ka firmosur lejen për zhvillimin e kompleksit turistik dhe një vit më pas ka firmosur sër- ish, për dhënien e lejes së ndërtimit në këtë kompleks për mikun e tij ndërtues Gon Papuli dhe për deputetin e tij, Alket Hyseni", thekson Alibeaj. Ky dokument për demokratët tregon qartë se kreu i qeverisë është pjesë e skemës së grabitjes së tokave në bregdet së bashku me deputetin e tij, Alket Hyseni. Deputeti demokrat i ka bërë një apel edhe drejtësisë për ndjekjen e rastit duke kujtuar se peshk më të madh se kaq nuk mund të gjejë. "Është e qartë se skema mafioze e grabitjes së tokave në breg- detin ka në krye Edi Ramën dhe për bashkëpunë­tor deputetin e tij Alket Hyseni që, në kohën e dhënies së lejeve nga Edi Rama, drejtonte Zyrën Kundër Pastrimit të Parave, prej nga ka mbikëqyrur edhe transaksio­net financiare të bankës së gruas së Kryeminist­rit. Peshk më të madh se kaq drejtësia nuk ka ku të gjejë dhe është rasti ideal për t'u dhënë shqiptarëv­e shpresën reale për një drejtësi jopolitike, që punon për qytetarët dhe jo për pushtetarë­t", deklaron Alibeaj.

 ??  ??
 ?? Enkelejd Alibeaj ??
Enkelejd Alibeaj
 ??  ?? Vendimi i KKT, i firmosur nga Rama
Vendimi i KKT, i firmosur nga Rama
 ??  ?? Ndërtimet në pronën e familjes Bua
Ndërtimet në pronën e familjes Bua

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania