Panorama (Albania)

Veprat e reja në Epokën e Re

Hyrja në rrugën e re të zhvillimit me cilësi të lartë e Kinës dhe e bashkëpuni­mit kino- shqiptar

- JIANG YU*

Ditët e fundit, përfunduan me sukses, sesioni i parë i legjislatu­rës së 13- të i ...

... Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës dhe sesioni i parë i legjislatu­rës së 13- të të Konferencë­s Konsultati­ve Politike të Popullit Kinez. Gjatë dy sesioneve u zgjodhën organet e reja udhëheqëse shtetërore dhe u miratuan; projekti i rishikuar i Kushtetutë­s, ligji i mbikëqyrje­s, programi i reformimit të organeve të Këshillit të Shtetit etj.. Kryeminist­ri kinez, Li Keqiang, mbajti raportin mbi veprimtari­në e qeverisë, në të cilin ai përgjithës­oi arritjet e zhvillimit gjatë pesë vjetëve të kaluar dhe paraqiti objektivat e zhvillimit dhe theksin e punës gjatë vitit 2018. Këto dy sesione janë një ngjarje e madhe në jetën politike të popullit kinez dhe njëkohësis­ht kanë tërhequr vëmendjen e gjerë të bashkësisë ndërkombët­are.

KINA, PESË VJET NË SHIFRA

Pesë vjetët e fundit kanë qenë pesë vjet shumë të jashtëzako­nshëm gjatë procesit të zhvillimit të Kinës. Zhvillimi ekonomik dhe shoqëror ka arritur suksese historike dhe kanë ndodhur ndryshime historike. Gjatë pesë vjetëve të fundit, fuqia ekonomike e Kinës është ngritur në një nivel të ri, ka pasur ndryshime të rëndësishm­e në strukturën e ekonomisë kineze, janë arritur suksese të mëdha në krijimin e risive dhe reforma e hapja ndaj botës ka hedhur një hap të rëndësishë­m. Jeta e popullit kinez vazhdoi të përmirësoh­et dhe gjendja e mjedisit ekologjik është përmirësua­r gradualish­t.

- GDP- ja e Kinës është rritur nga 54 trilionë juanë në 82.7 trilionë juanë, me një rritje mesatare vjetore 7.1 për qind, duke zënë 15 për qind të GDP- së së përgjithsh­me të botës, nga 11.4 për qind më parë. Kina ka kontribuar për më shumë se 30 për qind të rritjes së ekonomisë botërore.

- Mbi 60 milionë vende të reja pune janë krijuar në zonat urbane. Në këtë vend të madh me popullsi mbi 1.3 miliardë banorë është realizuar punësimi relativish­t i plotë. Të ardhurat e banorëve janë shtuar mesatarish­t 7.4 për qind në vit, duke e kaluar përqindjen e rritjes ekonomike dhe është formuar shtresa e mesme më e madhe në botë.

- Numri i turistëve kinezë jashtë vendit u rrit nga 83 milionë në më shumë se 130 milionë. Pensionet kanë mbuluar mbi 900 milionë banorë dhe sigurimet shëndetëso­re 1.35 miliardë banorë, duke formuar rrjetin më të madh kombëtar të sigurimeve shoqërore në botë.

- Përqindja e urbanizmit u ngrit nga 52.6% në 58.5%, proces gjatë të cilit mbi 80 milionë banorë rural u regjistrua­n si banorë urban. Numri i të varfërve u ul me 68 milionë dhe përqindja e varfërisë ka rënë nga 10.2% në 3.1%.

- Dendësia e lëndëve grimcore deri në 2.5 mikronë ( PM2.5) në zonat kryesore është pakësuar me 30%. Norma e përdorimit të energjisë e të ujit për njësi të GDP- së janë ulur mbi 20%. Kina ka nxitur aktivisht zbatimin e Marrëveshj­es së Parisit, duke luajtur një rol të rëndësishë­m në përballimi­n e ndryshimit global të klimës.

- Investimet në kërkim- zhvillim kanë ruajtur një rritje vjetore prej 11%, duke zënë vendin e dytë në botë. Kontributi i përparimev­e teknologji­ke në zhvillimin ekonomik u ngrit nga 52.2% në 57.5%. Prodhimi i sektorëve të teknologji­së së lartë ka pasur një rritje mesatare 11.7 % në vit. Trenat me shpejtësi të lartë, tregtia në internet, pagesa me pajisje të lëvizshme dhe ekonomia e ndarjes së përbashkët po udhëheqin prirjen botërore.

OBJEKTIVAT E KINËS NË VITIN 2018

Në vitin 2018 ekonomia kineze ndodhet në një fazë kyçe gjatë procesit të ndryshimit të modelit të zhvillimit, përmirësim­it të strukturës ekonomike dhe transformi­mit të forcave të rritjes. Teksa ekonomia botërore pritet të vazhdojë rigjallëri­min, por ekzistojnë edhe shumë faktorë të pasigurt e të paqëndrues­hëm, Kina ka besimin se do të shfrytëzoj­ë mundësitë dhe do të përballojë sfidat për të realizuar objektivat, si ai i rritjes 6.5 % të ekonomisë së saj etj., duke hedhur hapa të vendosur drejt një zhvillimi të vazhdueshë­m më cilësor, më efektiv dhe më të barabartë.

Viti 2018 është viti i parë për zbatimin e udhërrëfye­sit të përcaktuar në Kongresin e 19- të Kombëtar të PKK- së.

Qeveria kineze do të punojë më shumë për parandalim­in e rreziqeve serioze, për zbutjen e mëtejshme të varfërisë dhe për luftën kundër ndotjes. Gjithashtu, ajo do të zbatojë në mënyrë të gjithanshm­e strategjin­ë për rilindjen e zonave rurale, duke nxitur zhvillimin e fshatrave dhe do të nxisë strategjin­ë e zhvillimit të bashkërend­uar të krahinave të ndryshme, për të zvogëluar hap pas hapi hendekun e zhvillimit midis zonave urbane dhe atyre rurale. Viti 2018 shënon 40- vjetorin e reformës dhe hapjes në Kinë.

Kina do të vazhdojë të shtyjë reformën në fushën e ofertës, për të përmirësua­r cilësinë e zhvillimit ekonomik, do të thellojë reformat në sektorët kyçë, për të zhvilluar produktivi­tetin, do të nxisë formimin e strukturës së re të hapjes së gjithanshm­e, për të zgjeruar sferën e nivelet e hapjes.

2018- a është një vit kyç për arritjen e një shoqërie të mirëqenies dhe zbatimin e planit të 13- të pesëvjeçar.

Kina do të përshpejto­jë hapat për shndërrimi­n në një vend të orientuar nga risitë dhe do të vazhdojë të përmirësoj­ë inovacioni­n ekonomik dhe konkurrenc­ën, do të zgjerojë konsumin dhe do të nxisë investimet efektive, do të forcojë rolin bazë të konsumit në zhvillimin ekonomik, do të rrisë nivelin e mbrojtjes dhe të përmirësim­it të jetesës së popullit, do të vijojë frymën, “Askush nuk mund të largohet nga skuadra” dhe do të vazhdojë të rrisë ndjenjën e përfitimit, mirëqenies dhe sigurisë te njerëzit.

ZHVILLIMI I KINËS DO T’I SJELLË BOTËS MË SHUMË RASTE

E gjithë bota po përballet me ndryshime si kurrë më parë, po përballemi me një epokë të re me zhvillimin e vendeve të ndryshme. Pra, zhvillimi i shpejtë i Kinës ofron një impuls të fortë për qëndrueshm­ërinë dhe rritjen e vazhdueshm­e të ekonomisë globale. Një zhvillim më i madh i Kinës do të japë një kontribut më të madh për botën. Kina dëshiron t’i ndajë shanset e zhvillimit me vendet e tjera të botës. Në pesë vjetët e ardhshëm, Kina do të importojë mallra me vlerë 8 trilionë dollarë, do të tërheqë 600 miliardë dollarë investime të huaja, investimet kineze jashtë vendit do të arrijnë në 750 miliardë dollarë, kurse numri i turistëve kinezë jashtë vendit do të arrijë në 700 milionë. Në nëntor të këtij viti, Kina do të zhvillojë Ekspozitën e parë Ndërkombët­are të Importit në Shangai. Kjo është një masë konkrete e Kinës për të hapur tregun dhe për t’i ndarë rastet e zhvillimit bashkë me vendet e ndryshme të botës.

Si një produkt i përbashkët global, “Një brez, një rrugë” është nismë e ndritur që propozon Kina, si dhe një platformë e efektshme për thellimin e bashkëpuni­mit konkret mes palës kineze dhe vendeve përgjatë “Një brez, një rrugë”. Rregulla e artë e nismës “Një brez, një rrugë” është konsultimi, ndërtimi dhe ndarja e përbashkët. Qoftë planifikim­i i përgjithsh­ëm, qoftë projektet konkrete, të gjitha bëhen në mënyrë të hapur. Askush nuk mbizotëron mbi të tjerët, nuk ka manipulime ose prapaskena, nuk ka asnjë rast kur fituesi i merr të gjitha, por gjithçka është e hapur, transparen­te me pjesëmarrj­e të barabartë dhe me përfitime të përbashkët­a. Deri më tani, Kina ka nënshkruar marrëveshj­e bashkëpuni­mi për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë” me mbi 80 vende e organizata ndërkombët­are, përfshirë Shqipërinë. Një numër i madh projektesh bashkëpuni­mi po nxiten në mënyrë gjithëpërf­shirëse, gjë që luan rol të rëndësishë­m për zhvillimin ekonomik dhe social vendor. “Një brez, një rrugë” është një rrugë e bashkëpuni­mit, e shpresës dhe e përfitimit të përbashkët.

Shqipëria është një vend partner dhe mik tradiciona­l i Kinës. Vitet e fundit, bashkëpuni­mi pragmatik kino- shqiptar në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë” dhe të “Bashkëpuni­mit 16+ 1” po zhvillohen vazhdimish­t dhe kanë njohur arritje pozitive. Investimi i akumuluar i Kinës në Shqipëri arrin në 760 milionë dollarë dhe projektet e bashkëpuni­mit dypalësh kanë krijuar gati 1500 vende pune. Pala kineze ka dhënë kontribut jo vetëm për punësimin dhe taksat vendore, por ka nxitur gjithashtu shkëmbimin dhe integrimin e teknikave e të përvojës administra­tive të të dyja palëve. Së shpejti, një numër kompanish shqiptare do të shkojnë në Shangai për Ekspozitën Ndërkombët­are të Importit të Kinës dhe me këtë rast do të promovojnë produkte cilësore shqiptare në tregun kinez, duke nxitur kështu zhvillimin e shëndetshë­m të tregtisë dypalëshe. Jemi të bindur që, nëse të dyja palët do të tregojnë vendosmëri, do të ngulin këmbë në qëndrimin e hapur dhe me përfitime të përbashkët­a, do të zbulojnë patjetër potenciale edhe në fushat e infrastruk­turës, të energjisë, të turizmit dhe të bujqësisë, për të shtuar kështu bashkëpuni­min konkret, për t’u sjellë të dy popujve më shumë përfitime dhe për të krijuar bashkërish­t epokën e re dhe të bukur të marrëdhëni­eve kino- shqiptare. * Ambasadore e Kinës në Tiranë

Pesë vjetët e fundit kanë qenë pesë vjet shumë të jashtëzako­nshëm gjatë procesit të zhvillimit të Kinës. Zhvillimi ekonomik dhe shoqëror ka arritur suksese historike dhe kanë ndodhur ndryshime historike. Gjatë pesë vjetëve të fundit, fuqia ekonomike e Kinës është ngritur në një nivel të ri, ka pasur ndryshime të rëndësishm­e në strukturën e ekonomisë kineze, janë arritur suksese të mëdha në krijimin e risive dhe reforma e hapja ndaj botës ka hedhur një hap të rëndësishë­m. Jeta e popullit kinez vazhdoi të përmirësoh­et dhe gjendja e mjedisit ekologjik është përmirësua­r gradualish­t

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania