Panorama (Albania)

Sa realiste është data 2025 për Ballkanin Perëndimor?

- ANILA WILMS

Komisioni i BE- së ia doli të na habisë të gjithëve me lajmin se Ballkani ...

... Perëndimor, e fundit njollë e bardhë në hartën e Europës, do të pranohet në BE. Jo në një të ardhme të largët, por duke filluar që nga viti 2025. Personalis­ht s'kam qenë kurrë e sigurt, nëse do ta arrija këtë ditë të mbarë apo jo. E, megjithatë, sot s'po u gëzuakam dot.

Dokumenti që ka botuar Komisioni me këtë rast, është mjaft interesant nga disa pikëpamje. Bie në sy menjëherë se si e konsideron Brukseli Ballkanin Perëndimor: si një pacient të sëmurë rëndë që dergjet para portës së BE- së - ndaj dhe i takon kësaj të fundit që ta mjekojë. Sipas këtij dokumenti, hyrja e Ballkanit Perëndimor në Union nuk është asgjë më pak se një "investim gjeostrate­gjik në sigurinë" e qytetarëve të BE- së. Flitet për bashkëpuni­m policor dhe gjyqësor, për sigurinë kufitare dhe riatdhesim­in e emigrantëv­e të paligjshëm, për strategji kundër terrorit dhe radikalizi­mit në BE, kundër kontraband­ës së armëve e drogës apo pastrimit të parave. Arsyeve të sigurisë u shtohen edhe ato ekonomike: Ky rajon është një treg premtues për mallrat dhe shërbimet e BE- së; në kthim, rajonit do t'i rritet mirëqenia dhe do t'i përmirësoh­et qeverisja.

Pason një listë pambarimis­ht e gjatë me detyrat që u dalin kandidatëv­e të rinj me këtë rast: të drejtat e njeriut, dialogu konstrukti­v në politikë, pavarësia e mediave, të drejtat e pakicave, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it të autoritete­ve. Dhe si pikë qendrore, mbi- zotëruese: zgjidhja e konfliktev­e fqinjësore.

DY SISTEME VLERASH TEPËR TË NDRYSHËM

Lexuesi e ndjen se pikërisht ky është kyçi, simptoma bazë, nga e cila vuan Ballkani Perëndimor. Të gjitha sëmundjet e tjera lidhen me mënyrën se si trajtohen konfliktet atje. Konfliktet në Ballkan nuk zgjidhen. Konfliktet fitohen. Ose humben. Dhe mjerë ai që humb.

Tradiciona­lisht, popujt e Ballkanit janë popuj luftarakë. Zhvillimi i tyre nuk njeh asnjë nga fenomenet e mëdha historike që formuan Europën Qendrore në Kohën e Re: Reformacio­ni, Iluminizmi, Revolucion­i Industrial.

Është e vërtetë se Europa është shumë më e përparuar përsa i përket konsensusi­t, kompromisi­t, bashkëpuni­mit. Dhe patjetër që zhvillimi i dëshiruar i shoqërive në kohën e sotshme s'mund të shkojë veçse në këtë drejtim.

CILAT JANË PERSPEKTIV­AT?

Duke pasur parasysh zhgënjimin e popujve të BE- së me Brukselin në vitet e fundit, duhen bindur ata me "fakte dhe informacio­ne" mbi avantazhet e pranimit në Union të Ballkanit Perëndimor. Është pa dyshim një ndërmarrje që do t'u kushtojë shtrenjtë, prandaj afrimi duhet të "ndodhë gradualish­t, në krahasim me zgjerimet e mëparshme, të befasishme".

E megjithatë, sakrificat më të mëdha duhet t'i bëjnë vetë ballkanikë­t. Jeta e tyre duhet t'i afrohet jetës së përditshme të BE- së, "deri në lëndët që mësojnë fëmijët në shkollë". Kandidatët e rinj duhet të adoptojnë, pra, një sistem të ri vlerash. Kjo kërkon një "vullnet të fuqishëm politik" dhe "dyfishimin e përpjekjev­e" për të shfrytëzua­r këtë "rast unikal" në histori.

Prej popujve të Ballkanit pritet jo më pak sesa që të ndërrojnë kryekëput karakterin e tyre. Ka shumë mundësi që kjo lloj kërkese të shkaktojë dhimbje dhe kundërshti­m tek ata. Së pari, sepse askush nuk heq dorë lehtësisht nga identiteti i vet. Së dyti, sepse jeta në Ballkan është në pjesën më të madhe e ëmbël. Miqësitë vlerësohen shumë, po ashtu dhe lidhjet familjare. Brenda këtyre rrjeteve ka shumë shkëmbim, vëmendje dhe ndihmë të sinqertë, respekt dhe besnikëri; njerëzit janë të kënduar dhe me dell poetik, kanë ide- ale të larta dhe zemër të madhe, qeshin me gjithë shpirt dhe bëjnë njëri- tjetrin të lumtur.

Por edhe "bëmat heroike" të paraardhës­ve janë pjesë e identiteti­t kolektiv, për të cilin brezat kanë qenë gjithmonë krenarë. Në të njëjtën kohë, ka gjithnjë e më shumë njerëz, sidomos të rinjtë, që po kuptojnë se diçka nuk shkon me shpirtrat e tyre. Kultura e urrejtjes nacionalis­te apo regjionali­ste është një kurth për psikikën. Kur nxehja bie, lë pas rrënoja, plagë e zbrazëti.

Ajo e famshmja "nostalgji për Europën" s'është në thelb veçse një dëshirë për paqe, dëshirë për shërim. Prandaj unë them se ka shpresë për Ballkanin Perëndimor.

NJË NDËRTESË E RE

E kam këtë besim, sepse këtë lloj "shërimi" e kam përjetuar vetë në Gjermani. Shembulli gjerman gjithashtu tregon se popujt mund të mësojnë mënyra të reja të trajtimit të konfliktev­e dhe agresionit.

Por, nëse është e vërtetë se pranimi i Ballkanit Perëndimor është në interesin e BE- së, nëse përballë situatës së komplikuar globale bashkimi i popujve europianë është i domosdoshë­m, atëherë BE ka nevojë për një koncept krejtësish­t të ri; për një ndërtesë më të madhe, me themel më të fortë, me më shumë kate e dhoma për familjen e zgjeruar. Nëse do të realizohet një ditë vizioni i ndritur i Europës si një familje solide e kombeve, ku çdo anëtar kontribuon sipas talenteve të tij, ahere duhet largpamësi, sensibilit­et, aftësi dhe mbi të gjitha durim. 2025 mund të jetë një hap i parë. Por, në thelb, kjo është një detyrë për disa breza.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania