Panorama (Albania)

Zbulohen dokumentet, si u vodh me noter pallati në Sarandë

Avokati i ndërtuesit Vasil Qirko: Dy vëllezërit e noteri falsifikua­n firmën, prokurori shtyn vazhdimish­t hetimet

-

Prej janarit, Prokuroria e Sarandës ka regjistrua­r procedim penal për veprat penale “falsifikim të dokumentev­e” dhe “mashtrim”, në ngarkim të vëllait të një ndërtuesi, i cili duke qenë ortak me një ndërtues tjetër, i ka shitur edhe pjesën e apartament­eve që atij i takojnë.

E megjithatë, ende nuk është marrë asnjë vendin, pasi hetimet zgjaten vazhdimish­t dhe ende nuk ka një përgjigje konkrete nga ana e Prokuroris­ë. Përmes dokumentev­e të falsifikua­ra, tashmë të provuara edhe nga ekzaminimi i nënshkrimi­t dhe me ndihmën e noterit Thoma Kaçi, është bërë shitja e të gjitha apartament­eve në pallatin e ndërtuar në zonën kadastrale 8641, në Sarandë. Vasil Qirko dhe Mentor Zhupaj, përfaqësua­r nga Llambro Zhupaj, lidhën një kontratë sipërmarrj­eje të ndërtimit të një pallati në qytetin e Sarandës. Sipas dakordësiv­e në kontratë, palët ndanë edhe pjesët takuese në bazë të investimev­e në këtë sipërmarrj­e. Por më pas, vëllezërit Mentor dhe Llambro Zhupaj arritën të shesin edhe pjesët që i takonin Vasil Qirkos në këtë pallat. “Thënë troç, i vjedhin hapur apartament­e dhe dyqane Vasil Qirkos. Bëhet fjalë për falsifikim dokumentes­h më shumë se një herë, parashikua­r nga neni 186/ 2 i Kodit Penal. Vjedhje me anë të mashtrimit me pasoja të rënda, parashikua­r sipas nenit 143/ 2 të Kodit Penal. Si është versioni i vërtetë i ngjarjes?) Mentor dhe Llambro Zhupaj, së bashku me noterin Thoma Kaçi, me seli pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, falsifikoj­në firmën e Vasil Qirkos dhe shesin apartament­et e dyqanet në këtë sipërmarrj­e mbi një kontratë në përputhje me ligjin të pjesës takuese të Vasil Qirkos. Një dëm i madh ekonomik, social dhe psikologji­k jo vetëm për Vasilin, por edhe për gjithë familjen Qirko. Kursimet e më shumë se 28 viteve u shkrinë brenda sekondave, u vodhën, u tjetërsuan”, shprehet avokati Arben Llangozi.

AVOKATI Avokati Llangozi tregon se si Studio Ligjore “Jurispru- denca”, ka regjistrua­r një kallëzim penal pranë Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për këtë vjedhje që i është bërë klientit Valis Qirkos, më datë 13 janar 2017. “Sipas procedurës, këtë çështje e mori prokurori Ilir Hoxha, i cili nisi hetimet për këtë ngjarje. Ndër të tjera, ky i fundit urdhëroi edhe kryerjen e ekspertizë­s së firmave që ishin falsifikua­r në llogari të Vasil Qirkos në këto kontrata shit- blerjeje që ishin përpiluar dhe falsifikua­r në zyrën e noterit Thoma Kaçi. Raporteksp­ertiza e firmave në këto kontrata doli që firma e Vasil Qirkos ishte falsifikua­r nga noteri dhe Zhupajt. Në këto kushte, prokurori i çështjes, Ilir Hoxha, nuk nxori urdhërarre­ste për tri personat, të cilët në bashkëpuni­m vodhën djersën e 28 viteve të familjes Qirko, por ky prokuror po i heton në gjendje të lirë, totalisht në kundërshti­m me ligjin.) Përse? Ndoshta është arsyeja se kanë në menaxhim lekët e Vasil Qirkos?) S’e di, vlerësojen­i ju”, thotë avokati. Nga ana tjetër, ai thotë se nuk kanë marrë ende një reagim nga Ministria e Drejtësisë në lidhje me kërkesën që si studio ligjore kanë protokollu­ar në Ministrinë e Drejtësisë për licencën e noterit Thoma Kaçi, që, sipas tij, tanimë është e faktuar që ka falsifikua­r me dhjetëra firma të Vasil Qirkos. “Ky është vetingu në sistemin e drejtësisë, prokurori Ilir Hoxha, Ministria e Drejtësisë mbyll të dy, sytë e veshët bashkë me gojën, para kësaj maskarade ligjore.) Argumenti i vetëm që prokurori paraqiti në Gjykatë, e vërtetuar ligjërisht, falsifikim­i dhe vjedhja e pasurisë së Vasil Qirkos nga tre shtetasit, Mentor dhe Llambro Zhupaj, bashkë me noterin e Sarandës, Thoma Kaçi dhe ky prokuror i lë akoma të lirë sikur s’ka ndodhur asgjë. Edhe pse kemi shkeljen e ligjit, pa profesiona­lizëm, pa asnjë lloj argumenti ligjor.) Ky është ligji këtu?) A mund të fillojë vetingu nga këtu? A do investojmë të gjithë nga pak për të bërë këtë vend të sigurt për fëmijët tanë?) A duhet t’i japim Çezarit atë që i takon atij?) ) Ka mjaftueshë­m prova dhe fakte të argumentua­ra logjikisht dhe ligjërisht për disa qytetarë, funksionar­ë deri edhe titullarë me ‘ M’ të madhe të drejtësisë, ku institucio­net ligjzbatue­se në vend, veçanërish­t institucio­net e ristruktur­uara dhe krijuara rishtazi, vetëm e vetëm për të futur drejtësinë shqiptare në shinat e normalitet­it ligjor, të nisin kryesisht një hetim të thelluar në lidhje me këto dy raste konkrete.) Mos u ankoni pastaj për personat e korruptuar, të cilët po ju marrin gjithçka madje edhe jetën, kur vetë ju, o popull, nuk bëni asnjë gjë për t’i thënë stop, por vetëm rrini e shikoni”, shprehet avokati Arben Llangozi.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e certifikat­ës së pronësisë
Faksimile e certifikat­ës së pronësisë
 ??  ?? Faksimile e hartës së planimetri­së
Faksimile e hartës së planimetri­së
 ??  ?? Avokati, Arben Llangozi
Avokati, Arben Llangozi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania